LIVE UPDATES
Ekonomi

2024/ Qeveria emeton 378,6 mld lekë letra me vlerë, emetimet më të larta në janar-shkurt

Krahas instrumenteve të tjera standarde, MFE do vijojë emetimin e titujve referencë, specifikisht dy linja emetimesh të reja të obligacioneve 3-vjeçare dhe dy linja emetimesh të reja të obligacioneve 5-vjeçare.

10 Janar 2024, 08:22 Nga I.A
2024/ Qeveria emeton 378,6 mld lekë letra me vlerë, emetimet më
Foto Ilustruese

TIRANË- Totali i emetimeve të letrave me vlerë të qeverisë këtë vit pritet të jetë rreth 378,6 miliardë lekë (3,6 miliardë euro) dhe instrumenti me emetime më të shpeshta dhe nga vlera pritet të jetë bono thesari 12-mujore. Gjatë vitit 2024 pritet të maturohen në total rreth 328,6 miliardë lekë (3,1 miliardë euro), prej të cilave 217,7 miliardë lekë do të jenë bono thesari dhe 110,8 miliardë lekë obligacione. instrumenti me maturimet më të larta pritet të jetë bono thesari 12-mujore me vlerë prej rreth 212,7 miliardë lekë raportoi Ministria e Financave.

Muajt me shumën më të lartë të maturimeve të borxhit shtetëror pritet të jenë Janar-Shkurt 2024 specifikisht me rreth 58.8 miliardë lekë dhe 59.4 miliardë lekë, ku maturimet më të larta i referohen dy instrumenteve referencë: obligacione 3- vjeçare dhe 5-vjeçare (respektivisht 20,8 miliardë lekë dhe 18.73 miliardë lekë).

Krahas instrumenteve të tjera standarde, MFE do vijojë emetimin e titujve referencë, specifikisht dy linja emetimesh të reja të obligacioneve 3-vjeçare dhe dy linja emetimesh të reja të obligacioneve 5- vjeçare.

Duke filluar nga tremujori i dytë i vitit 2024 Ministria e Financave synon kryerjen e ankandeve për blerjen mbrapsht të titujve qeveritarë referencë që maturohen në vitin 2025 me qëllim uljen e riskut të rifinancimit të atij vit.

Huamarrja e brendshme pritet të financojë rreth 81.59% të deficitit (50 miliardë lekë), ndërkohë huamarrja neto e huaj pritet të jetë në nivele negative. Pjesa tjetër e deficitit parashikohet të financohet nga gjendja e mbartur e likuiditetit në vitin 2023.

Huamarrja e huaj parashikohet të realizohet kryesisht nëpërmjet disbursimit të huave që financojnë zbatimin e projekteve prioritare të qeverisë, si dhe disbursimit të mbështetjeve buxhetore procedurat dhe kushtet paraprake të të cilave mund të arrijnë të plotësohen gjatë vitit 2024.

Në total huamarrja e huaj gjatë vitit 2024 vlerësohet të jetë rreth 36.6 miliardë lek, por duke konsideruar borxhin e huaj që ripaguhet gjatë vitit, huamarrja neto e huaj pritet të jetë në nivele negative prej (minus) 15.6 miliardë Lek. Në rast se kushtet e tregjeve gjatë vitit 2024 do të jenë të favorshme, nuk përjashtohet mundësia e avancimit në kohë me emetimin përgjatë vitit buxhetor 2024 të një Eurobondi të ri, i cili është parashikuar në vitin buxhetor 2025.

Financimi i projekteve do të konsistojë në disbursimin e kredive për projektet e nisura që janë në zbatim me financimin e BB, KfW, BERZH, BEI, dhe financuesve të tjerë të rëndësishëm. Një mbështetje buxhetore është planifikuar të realizohet dhe të disbursohet brenda vitit 2024 në kuadër të politikave për të mbështetur aftësinë përtëritëse dhe zhvillimin e gjelbërit të Shqipërisë, në vlerën prej 60 milionë EUR.

Gjithashtu, gjatë 2024, në zërin e Mbështetjeve Buxhetore, mund të përfshihet dhe ndonjë nga Mbështetjet Buxhetore që ka qenë e planifikuar dhe në proces miratimi gjatë vitit 2023.

Marrë nga Monitor.al

mfe

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës