Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Inflacioni i produkteve ushqimore shfaqi përsëri rritje gjatë muajit shkurt dhe arriti në 2.8%, nga 2.6% që kishte qenë për janarin. Inflacioni i grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” madje është lehtësisht më i lartë edhe krahasuar me një vit më parë, kur ishte në nivelin 2.7%.
TIRANË- Inflacioni vjetor qëndroi i pandryshuar në nivelin 1.9% në muajin shkurt, ndërsa vazhdon të jetë në rënie krahasuar me nivelin prej 2.6% të një viti më parë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se, megjithatë, ecuria e inflacionit shfaq tendenca të kundërta për grupe të ndryshme të mallrave dhe shërbimeve.
Inflacioni i produkteve ushqimore shfaqi përsëri rritje gjatë muajit shkurt dhe arriti në 2.8%, nga 2.6% që kishte qenë për janarin. Inflacioni i grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” madje është lehtësisht më i lartë edhe krahasuar me një vit më parë, kur ishte në nivelin 2.7%.
Inflacioni i produkteve ushqimore ngelet shtysa kryesore e presioneve inflacioniste në ekonomi dhe kontribuoi me afërsisht një pikë përqindje, kundrejt inflacionit total prej 1.9%. Rritje të mëtejshme shënoi edhe inflacioni i grupit “Pije alkoolike dhe duhan”, në 4.5%, nga 3.9% që ishte për janarin dhe 3.7% që ishte një vit më parë. Ky grup kontribuoi me më shumë se 0.2 pikë përqindje në inflacionin total gjatë muajit shkurt.
Rritje të mëtejshme të inflacioni shënoi edhe grupi “Argëtim dhe kulturë”, që arriti në 6.5%, nga 5.7% në janar dhe 4.9% që kishte qenë një vit më parë. Inflacioni i grupit “Transporti” qëndron në vlera negative, kryesisht falë rënies së çmimeve të karburanteve, por me një tendencë në rritje në -2.2%, nga niveli -2.5% i janarit. Sidoqoftë, inflacioni këtij grupi ngelet në rënie nga niveli -1.9% i një viti më parë dhe ngelet një ndër kontribuesit kryesorë në uljen e inflacionit në ekonomi.
Balancimi i inflacionit në nivelin 1.9% gjatë shkurtit erdhi sidomos falë tendencës rënëse të grupeve “Veshje dhe këpucë”, “Qira, ujë, lëndë djegëse, energji” dhe “Mobile, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”.
Inflacioni për grupin “Veshje dhe këpucë” ra në 2.8%, nga 3.3% që kishte qenë për janarin dhe 3.4% që kishte qenë një vit më parë. Inflacioni për grupin “Qira, ujë, lëndë djegëse, energji” ra në 0.4%, nga 0.9% që ishte për janarin dhe 2.4% që kishte qenë një vit më parë.
Inflacioni i grupit “Mobile, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ra në 3.6%, nga 3.9% që ishte për janarin dhe 4.7% që kishte qenë në shkurtin e vitit të kaluar. Statistikat tregojnë që, megjithëse në terma mesatarë inflacioni është i qëndrueshëm dhe poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë, ecuria e grupeve të ndryshme shfaq tendenca të kundërta dhe luhatshmëri.
Banka Qendrore parashikon që gjatë vitit 2025 inflacioni të rritet lehtë drejt objektivit prej 3%, i ndikuar nga normat më të ulëta të interesit dhe nga një zbutje e mbiçmimit të lekut në kursin e këmbimit valutor./ Monitor

Foto ilustruese TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar dhe depozituar në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin “Për ba...
Kosova KOSOVA- Kosova ka qenë nikoqire e takimit të Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s, si kryesuese e këtij mekanizmi r...
Foto ilustruese TIRANË - Kredia në euro iu kthye rritjes vitin e kaluar, e mbështetur sidomos nga kërkesa e bizneseve dhe nga ulja e no...
Foto ilustruese TIRANA- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj në një takim informal me gazetarët pohoi se në...
Foto ilustruese TIRANË - Yield-et e borxhit të qeverisë po shënojnë një rënie rekord. Sipas Bankës së Shqip&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon të gjithë tatimpaguesit se vijojnë përmirësimet për...
Foto ilustruese TIRANA- Lehtësimi i një sërë procedurave ndërkufitare mes shteteve pritet të bëhet përmes ngritjes ...
Banka Qendrore Europiane FRANKFURT- Banka Qendrore Europiane uli normat e interesit me 25 pikë bazë dhe ritheksoi në vendimin e saj se poli...
Foto ilustruese TIRANË - Skema kombëtare e mbështetjes në bujqësi për 2025 do të përfshijë për herë ...
Foto ilustruese TIRANË- Normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore pësuan rënie të mëtejshme në gjys...