LIVE UPDATES
Ekonomi

Rikategorizohen të ardhurat e të vëtëpunësuarve, ja çfarë tatimet vlerësojnë si vetëpunësim fiktiv 

Në ndryshimet për udhëzimin e ligjit “Për tatimin për të ardhurat” janë publikuar 5 shembujt me rastet se kur të vetëpunësuarit konsiderohen reale dhe kur fiktive.

19 Mars 2026, 20:31 Nga D.S

Rikategorizohen të ardhurat e të vëtëpunësuarve, ja

Administrata tatimore ka paralajmëruar se do të rikategorizojnë të ardhurat e të vëtëpunësuarve, për rastet që do të rezultojnë me të dhëna të pasakta nga vetëdeklarimet. Në ndryshimet për udhëzimin e ligjit “Për tatimin për të ardhurat” janë publikuar 5 shembujt me rastet se kur të vetëpunësuarit konsiderohen reale dhe kur fiktive.

Shumë punonjës me rroga të larta të punësuar pranë kompanive, për të shmangur tatimet apo për të ulur detyrimet tatimore, dolën nga listëpagesat dhe u regjistruan si individë të vetëpunësuar.Për të identifikuar të vetëpunësuarit e vërtetë, në paketën fiskale 2026 u miratua disa ndryshime në ligjin “Për procedurat tatimore”, që sollën detyrimin për vetëdeklarimin e të dhënave të kësaj kategorie.

Sipas ndryshimeve të miratuara në paketën fiskale, brenda muajit mars 2026, të gjithë individët e vetëpunësuar që marrin mbi 80% të të ardhurave nga një klient i vetëm ose mbi 90% nga më pak se tre klientë, duhet të vedeklarojnë të dhënat për shërbimet, mënyrën e punës etj me qëllim vërtetimin e burimit të të ardhurave. Vetëdeklarimi do të kryhet përmes plotësimit të formularit “Deklarata e Statusit të Vetëpunësuarit” që më pas dorëzohet pranë administratës tatimore.

Një individ i vetëpunësuar, i regjistruar me aktivitet “Shërbime për shfaqje artistike”, gjatë vitit tatimor 2025 realizon të ardhura bruto në shumën 3,500,000 lekë. Nga këto të ardhura, 2,900,000 lekë, ose rreth 83% e totalit, realizohen nga një klient i vetëm rezident tatimor në Republikën e Shqipërisë, ndërsa pjesa tjetër e të ardhurave realizohet nga dy klientë të tjerë të ndryshëm. Referuar shkronjës “ç”, pika 1, e nenit 12 të ligjit, ky individ do të plotësonte kriterin për t’u trajtuar si e ardhur nga punësimi për qëllime tatimore. Megjithatë, individi i vetëpunësuar, duke vlerësuar rrethanat konkrete të marrëdhënies ekonomike me klientin, dorëzon pranë drejtorisë tatimore rajonale Deklaratën e Statusit të Vetëpunësuarit, në të cilën vetëdeklaron se nuk ndodhet në kushtet e të ardhurave nga punësimi. Deklarata dorëzohet brenda muajit mars, së bashku me Deklaratën Vjetore të Tatimit mbi të Ardhurat Personale nga Biznesi. Në këtë rast, deri në një vlerësim të kundërt nga administrata tatimore, të ardhurat e individit të vetëpunësuar trajtohen si të ardhura nga biznesi, dhe individi plotëson rubrikat përkatëse të të ardhurave nga biznesi në Deklaratën Tatimore Vjetore të Tatimit mbi të Ardhurat Personale nga Biznesi. Administrata tatimore, në ushtrim të kompetencave të saj në zbatim të ligjit për procedurat tatimore, përdor Deklaratën e Statusit të Vetëpunësuarit si mjet vlerësimi për verifikimin e mëtejshëm për të përcaktuar nëse ky tatimpagues është apo jo në kushtet e shmangies tatimore.

Një doktor me iniciale “A.N.” është i vetëpunësuar, ka një kontratë shërbimi me një spital dhe përfiton të ardhura vjetore prej 200.000 lekësh, sipas faturimit që kryen kundrejt spitalit. Gjatë ushtrimit të detyrës ai përdor pajisjet e spitalit (aparatura, sallat, zyrat, materialet mjekësore) pa investuar vetë. Pacientët që mjekon i siguron spitali, nuk i sjell ai vetë. Ai e ushtron detyrën në orarin e përcaktuar nga spitali. Spitali mbikëqyr punën e tij dhe vendos rregullat që ai duhet të ndjekë gjatë ushtrimit të detyrës sipas rregulloreve të spitalit. Pra, pavarësisht se doktori “A.N.” sillet si një vetëpunësuar, në fakt sjellja e tij është e njëjtë me atë të një të punësuari pasi ai është i varur nga spitali për punën dhe mjetet, ai nuk mbart risk financiar, prandaj për qëllime tatimore ai do të trajtohet si punonjës i spitalit.

Një kuzhinier me iniciale “B.C.” ushtron profesionin si i vetëpunësuar në restorantin “Z” dhe nuk mund ta delegojë apo zëvendësojë me dikë tjetër veten e tij. Restoranti ku ai punon, ka investuar mbi të gjitha pajisjet e kuzhinës dhe furnizon të gjitha materialet që i duhen kuzhinierit “B.C.” për të kryer punën e tij. Gjithashtu, restoranti ka përcaktuar dhe orarin dhe ditët e punës të kuzhinierit “B.C.” Ai paguhet me pagë fikse mujore 250,000 lekë pavarësisht qarkullimit që kryhet në restorant, sipas kontratës që ka me restorantin. Pra, kuzhinieri “B.C.” në këtë rast është një punonjës i restorantit, pavarësisht sjelljes së tij si i vetëpunësuar, për arsye se sjellja e tij është e njëjtë me atë të një punonjësi, ai nuk mbart risk dhe puna e tij kontrollohet tërësisht nga restoranti.

Personi i vetëpunësuar me iniciale “E.D.” është një shkrimtar. Ai përdor mjetet e veta (kompjuter, printer etj.) për shkrimet e tij. Punën ai e kryen në ambientet e shtëpisë së tij dhe orarin e punës e ka të papërcaktuar. Shkrimet e tij mund të jenë në forma të ndryshme (si libër apo artikuj të ndryshëm). Për çdo shkrim të tij, ai merr pagesën përkatëse, sipas marrëveshjes që bën me shtëpinë botuese apo redaksinë që ai zgjedh vetë. Ky shkrimtar në këtë rast është kontraktor i pavarur, për arsye se e gjithë puna bazohet në krijimtarinë e tij të pavarur dhe nuk kontrollohet apo drejtohet nga një shtëpi botuese apo redaksi, dhe në këtë mënyrë është ai që mbart dhe riskun e të ardhurave të tij

Arditi, një hidraulik me përvojë, ka rënë dakord me një kompani për të kryer shërbime me kohë të plotë në kantieret e ndërtimit si i vetëpunësuar. Ai përdor mjetet e tij personale dhe kryen punën sipas rendit dhe specifikimeve të përcaktuara nga kompania. Kompania furnizon të gjitha materialet, kryen inspektime të shpeshta të punës së tij, e paguan atë sipas sasisë së punës së kryer. Arditi nuk ka një vendndodhje biznesi dhe nuk kërkon të ofrojë shërbime të ngjashme për palë të tjera. Të dyja palët mund ta ndërpresin marrëdhënien në çdo kohë.

Arditi në këtë rast është qartësisht një punonjës i kompanisë, pasi e gjithë puna e tij drejtohet nga kompania, ai nuk mbart risk financiar. Pavarësisht se ai përdor mjetet e tij personale në kryerjen e punës dhe faturon kompaninë për çdo shërbim të tij, është kompania ajo që i siguron atij punën, kontrollon cilësinë e saj, furnizon Arditin me të gjitha materialet e nevojshme dhe është e vetmja kompani me të cilën Arditi operon.”/Monitor.al

tatimet paketa fiskale

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet