Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Sipas kalendarit të emetimeve të Ministrisë së Financave, shuma planifikuar e huamarrjes do të ulet me 5% krahasuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Qeveria shqiptarë ka planifikuar të marrë hua 95 miliardë lekë në tregun e brendshëm financiar gjatë tremujorit të dytë të vitit. Sipas kalendarit të emetimeve të Ministrisë së Financave, shuma planifikuar e huamarrjes do të ulet me 5% krahasuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Gjithashtu, huamarrja e brendshme pritet të jetë më e ulët krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti, me rreth 29% më pak. Shuma e përgjithshme e huasë përfshin huamarrjen e re dhe rifinancimin e instrumenteve të maturuara gjatë periudhës.
Kërkesa më e pakët e qeverisë për huamarrje krahasuar pritet të mbajë të kufizuara presionet për rritjen e yield-eve në tregun e brendshëm financiar, në mungesë të faktorëve të tjerë. Edhe në tremujorin e parë të vitit, yield-et kanë vijuar tendencën rënëse që i kishte karakterizuar gjatë vitit të kaluar.
Yield-i mesatar i ponderuar i bonove 12-mujore në ankandin e mesit të muajit mars ishte në nivelin 2.45%. Gjatë gjithë tremujorit të parë të vitit, yield-i i këtyre instrumenteve ka qëndruar poshtë nivelit të normës bazë të interesit. Ndërkohë, edhe yield-et e titujve afatgjatë kanë rënë pranë niveleve më të ulëta historike.
Tregu në përgjithësi po karakterizohet nga likuiditet i bollshëm dhe kërkesë e lartë nga investitorët. Kjo kërkesë po i shtyn akoma më shumë në ulje yield-et e titujve dhe po ul çmimin e huamarrjes së qeverisë në tregun e brendshëm financiar. Rritja me ritme të larta e ofertës monetare dhe depozitave bankare e ka zgjeruar likuiditetin në tregun financiar.
Gjithashtu, ulja e borxhit publik dhe përmirësimi i vlerësimit të borxhit sovran të vendit ka ulur primet e rrezikut të perceptuar nga investitorët. Mbështetur në të dhënat e Ministrisë së Financave, borxhi publik total në fund të vitit 2025 ishte sa 53.04% e PBB-së, nga 54.21% që kishte qenë në fund të vitit 2024.
Sipas buxhetit të vitit 2026, vlera e përgjithshme e huamarrjes së re të parashikuar për t’u financuar në tregun e brendshëm është 45 miliardë lekë, nga 50 miliardë lekë që kishte qenë parashikimi i vitit 2025.
Vlera totale e titujve që do të emetohen në tregun e brendshëm gjatë vitit 2025 pritet të jetë rreth 335.1 miliardë lekë, në rënie me afërsisht 6% krahasuar me vitin 2025. Instrumenti me emetime më të shpeshta dhe me shumë më të lartë do të jenë bonot e thesarit 12-mujore, që do të përbëjnë rreth 54% të vlerës totale të emetimeve. /Monitor.al
TIRANË- Një auditim në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit nga ana e Kontrollit ë Lartë të Shtetit ...
Foto ilustruse Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave Moody’s thekson se stabiliteti makroekonomik u ruajt gjatë tri goditjev...
Foto ilustruse Çmimi i naftës u rrit mbi 100 dollarë për fuçi të enjten, pasi sulmet e Iranit ndaj transportit dhe infras...
Foto ilustruse Hetimet janë një hap paraprak për vendosjen e tarifave të reja, pasi Gjykata e Lartë rrëzoi një pjesë...
Foto ilustruse Propozimi i vendeve të ashtuquajtura “E6”, mes tyre Gjermania dhe Franca, synon të ringjallë planet për unif...
Ecuria e pagave në vendin tonë tregoi se edhe në vitin 2025 sektori publik konsolidoi pozicionin e tij si punëdhënësi më ko...
Foto ilustruse Shërbimi Social Shtetëror raportoi se në vitin 2025 mesatarisht çdo muaj kanë përfituar ndihmë ekonomik...
Kreditimi i biznesit u rrit përsëri gjatë vitit 2025, por me ritme më të ngadalta krahasuar me ritmet rekord të vitit 2024. Sip...
Foto ilustruse Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se çmimet e konsumit në vend kanë shënuar...
Administrata tatimore rikujton tatimpaguesit, që kanë detyrim ligjor dorëzimin e pasqyrave financiare për vitin 2025 se afati i fundit p&e...