LIVE UPDATES
Ekonomi

Depozitat me afat në Lekë u rritën për të dytin vit radhazi në 2025

Duke filluar nga viti 2014, depozitat me afat në Lekë patën nisur një cikël rënieje, që u ndikua sidomos nga ulja graduale e normave të interesit.

16 Mars 2026, 14:25 Nga E.d
Depozitat me afat në Lekë u rritën për të dytin vit
Foto ilustruse

Depozitat me afat në Lekë u rritën për të dytin vit radhazi vitin e kaluar. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se, në fund të vitit të 2025, depozitat me afat në monedhën vendase arritën vlerën e 226.3 miliardë lekëve, në rritje me 9.2% krahasuar me një vit më parë. Rritja e depozitave me afat u përmirësua ndjeshëm krahasuar me nivelin prej 3.5% të një viti më parë.

Duke filluar nga viti 2014, depozitat me afat në Lekë patën nisur një cikël rënieje, që u ndikua sidomos nga ulja graduale e normave të interesit. Kursimet në banka filluan të dominoheshin kryesisht nga llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat. Vetëm pas vitit 2024, depozitat me afat në Lekë iu kthyen zgjerimit, të mbështetura edhe nga rritja e normave të interesit.

Një faktor tjetër që ka shtuar depozitat me afat në banka mund të jetë edhe tendenca në rënie e yield-eve të instrumenteve të borxhit qeveritar, që sidomos gjatë periudhës 2022-2023 i kishin bërë konkurrencë depozitave bankare në Lekë.

Megjithatë, rritja e depozitave me afat në Lekë vitin e kaluar mund të shpjegohet pjesërisht edhe me ecurinë e përgjithshme pozitive të depozitave bankare.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, depozitat bankare në total vitin e kaluar u rritën me 9.1%.

Përmirësimi i normave të interesit të depozitave pas vitit 2024 duket se ka rritur stimujt e publikut për të vendosur kursimet në depozita me afat. Megjithatë, të paktën në terma mesatarë, interesat e depozitave gjatë vitit të kaluar nuk shënuan më rritje në 2025.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit e depozitave në Lekë në fund të vitit 2025 ishte 2.39%, nga 2.45% që kishte qenë në fund të 2024.

Ndërsa për Euron, norma mesatare e interesit për depozitat me afat u rrit në 1.57%, nga 1.47% që kishte qenë në fund të 2024.

Sidoqoftë, duhet thënë se banka të veçanta, sidomos gjatë sezonit veror, kanë ofruar norma interesi ndjeshëm më të larta se ato mesatare. Veçanërisht një grup bankash të përmasave të mesme, që po shfaqin ambicie për t’u rritur, po tregohen agresive në çmimin që ofrojnë për depozita dhe duket se kanë pasur sukses në zgjerimin e tyre në treg.

Rritja e depozitave me afat është reflektuar edhe në zgjerimin e shpenzimeve të sektorit bankar për interesa.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vitin e kaluar shpenzimet për interesa arritën shumën e 9.1 miliardë lekëve, në rritje me 13.5% krahasuar me një vit më parë.

Rritja e normave të interesit të depozitave është nxitur edhe nga një kërkesë në rritje e sektorit bankar për fonde në monedhën vendase për monedhën vendas nga sektori bankar. Në veçanti, një grup i bankave të mesme, që është shfaqur shumë aktiv në kredidhënie, ka konkurruar me norma tërheqëse interesi për depozita të reja, duke kontribuar në zgjerimin e depozitave me afat të sistemin bankar.

Sipas monedhës, rritja e kredisë për ekonominë vazhdon të jetë e përqendruar në masën më të madhe te Leku. Vitin e kaluar, portofoli i kredisë në Lekë u rrit me 16.5% krahasuar me një vit më parë. Tashmë, vlerësohet se kredia në Lekë përbën afërsisht 60% të portofolit të kredisë për ekonominë./Monitor.al

leke depozita ekonomi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj