LIVE UPDATES
Ekonomi

Tregu i kartave/ Mastercard fiton terren, por Visa ruan kryesimin

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të vitit 2025, bankat tregtare shqiptare kishin mbi 850 mijë karta aktive të lëshuara me markën e Visa, shifër kjo në rritje me 8.8% krahasuar me një vit më parë.

17 Mars 2026, 07:40 Nga D.S

Tregu i kartave/ Mastercard fiton terren, por Visa ruan kryesimin

Visa ruajti kryesimin në tregun shqiptar të kartave të pagesave edhe vitin e kaluar, por kompania rivale Mastercard fitoi lehtë terren.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të vitit 2025, bankat tregtare shqiptare kishin mbi 850 mijë karta aktive të lëshuara me markën e Visa, shifër kjo në rritje me 8.8% krahasuar me një vit më parë.

Visa e ka rritur pjesën e saj të tregut të 51.5% të numrit total të kartave aktive në Shqipëri, nga 51.7% që mbante në fund të vitit 2024.

Gjigandi tjetër global i pagesave, Mastercard renditet i dyti, me rreth 802 mijë karta aktive. Numri i kartave Mastercard është rritur, me 9.9% më shumë krahasuar vitin 2024. Kartat e lëshuara në emër të Mastercard përbënin 48.5% të numrit total të artave aktive, në rritje nga niveli prej 48.3% që zinin një vit më parë.

Që prej vitit të kaluar, Mastercard ka nisur një fushatë të dedikuar promocionale për tregun shqiptar. Kjo fushatë përfshin ofrimin e terminaleve POS pa kosto për bizneset, deri në një vlerë të caktuar transaksioni, por edhe përfitime për mbajtësit e kartave Mastercard, në formën e cashback (kthimi i një pjesë të vlerës së shpenzuar nëpërmjet kartës), në ditë të veçanta të javës. Fokusi në rritje i kompanive të mëdha globale të pagesave për tregun shqiptar ka ardhur në vijim të një cikli të rritjes së shpejtë të pagesave me kartë, që nisi sidomos pas pandemisë dhe ciklit rritës të turizmit.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i kartave bankare aktive të lëshuara nga sektori financiar shqiptar në fund të 2025 arriti në 1.65 milionë, në rritje me 9.4% krahasuar me një vit më parë. Numri i kartave të debitit arriti në 1.46 milionë, në rritje vjetore me 10%. Ky produkt ngelet dominues dhe përbën 88% të numrit të përgjithshëm të kartave bankare. Karta e debitit është një instrument bazik pagese, i lidhur me llogaritë rrjedhëse të bizneseve dhe individëve.

Ndërkohë, viti 2025 ktheu rritjen edhe në segmentin e kartave të kreditit. Në fund të vitit të kaluar, sektori bankar raportonte afërsisht 119.6 mijë karta krediti aktive, me një rritje vjetore prej 5.6%.

Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, gjatë vitit 2025 pagesat me kartë në terminalet POS (pikat elektronike të shitjes) arritën në 27.2 milionë, me një rritje prej 38.7% krahasuar me një vit më parë. Në vlerë transaksionesh, pagesat me kartë vitin e kaluar arritën në 105.75 miliardë lekë, 27% më shumë krahasuar me vitin 2024.

Për vitin 2025, volumi i pagesave në terminale POS përbënte 17.5% të vlerës totale të veprimeve me karta, nga 16% që kishte qenë pesha e këtyre veprimeve një vit më parë.

Visa dhe Mastercard zotërojnë plotësisht tregun e kartave pagesave në Shqipëri, duke filluar që nga viti 2023. Në vitet e mëparshme, një pjesë modeste tregu e zotëronte American Express, si edhe kartat lokale të lëshuara nga institucionet shqiptare të pagesave. Por, qysh në vitin 2023 American Express doli nga tregu, pas shkrirjes së Alpha Banka Albania, banka e fundit tregtare në Shqipëri që lëshonte ende karta të kësaj kompanie. Edhe kartat lokale, që gjithsesi kishin qenë në shifra të papërfillshme, tashmë kanë dalë plotësisht nga tregu./Monitor.al 

banka e shqiperise tregu i kartave visa mastercard

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë