LIVE UPDATES
Ekonomi

Rënia e blegtorisë, qumështi i importit rritet me 28% për 4 mujorin, zëvendëson prodhimin vendas pasi është më i lirë

Për periudhën janar-prill 2023, sipas të dhënave të Doganave, sasia e qumështit të importuar u rrit 28% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022. Në vlerë importet e 4-mujorit u shtuan 39%.

5 Qershor 2023, 07:20 Nga I.A
Rënia e blegtorisë, qumështi i importit rritet me 28% për 4
Qumesht

TIRANË- Në tregun vendas është zgjeruar pesha e qumështit të importuar, duke kompensuar tkurrjen e prodhimit vendas. Për periudhën janar-prill 2023, sipas të dhënave të Doganave, sasia e qumështit të importuar u rrit 28% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022. Në vlerë importet e 4-mujorit u shtuan 39%.

Disa kompani vendase për këtë vit, referuar çmimeve fundore të shitjes në supermarkete kanë ulur çmimet e qumështit të paketuar të lopës deri 30 deri 36% për muajin maj krahasuar me muajin prill. Sakaq sipas të dhënave nga fabrikat përpunuese, qumështi i lopës nga fermeri shqiptar vijon të shitet njëlloj 65 deri 75 lekë pa TVSH ose 80 deri 90 lekë me TVSH.

Operatorët pohojnë se rënie prodhimi nuk ka, sepse çmimi është shumë i favorshëm në këto momente për blegtorët. Por sasia e prodhuar ende nuk plotëson kërkesën që ka sektori i përpunimit. Por në këtë periudhë lënda e parë që importohet sipas tyre nuk i kalon 3-5%.

“Edhe pse ka rënë ndjeshëm çmimi i qumështit nga importi, qumështi vendas akoma nuk po bie, pasi ka kërkesë të lartë nga përpunuesit që nuk kanë produkte të magazinuara. Prodhimi vendas nuk është i mjaftueshëm. Arsye tjetër e mos uljes së çmimit janë edhe kostot e larta të fermerit shqiptar që vijnë nga mungesa e rimbursimeve dhe braktisja e fermave nga fermerët për shkak të emigracionit”, pohoi një nga kompanitë përpunuese.

Operatorët shtojnë se çmimi i qumështit të lopës jashtë, duke përfshirë edhe kostot e transportit po blihet 10% më lirë se produkti vendas.

Shoqata e Industrisë së Përpunuesve Shqiptarë në një prononcim në muajin dhjetor 2022 për Monitor paralajmëroi se nëse situata vazhdon në të njëjtën formë, atëherë këto produkte te importit do të jenë edhe më të pranishme në tregun tonë, duke nxjerrë jashtë tregut produktet vendase, të cilat nuk do të jenë më të preferueshme nga konsumatori dhe kompanitë prodhuese shqiptare detyrimisht do te shkojnë drejt një falimenti të sigurt.

“Nëse nga qeveria nuk do të shtohen subvencionet e duhura për blegtorët, në mënyrë që blegtorët të kenë kosto më të ulëta për prodhimin e qumështit, çka do të sillte që të kishim një çmim të qumështit të blegtorëve shqiptar të njëjtë ose shumë të përafërt me çmimin e qumështit të freskët nga blegtorët e rajonit/BE dhe nëse nuk do të ketë çmime të njëjta për naftën, energjinë elektrike, gazin, sektori i përpunimit të qumështit do të ketë vështirësi të shtuara dhe produktet e importit do të jenë dominante dhe prezente çdo ditë dhe më tepër në raftet e marketeve, supermarketeve dhe në tavolinat e konsumatorëve shqiptarë”, pohoi më herët shoqata.

Bazuar në të dhënat e importit, paralajmërimi i tyre duket se është bërë realitet dhe në tregun vendas është rritur pesha e produkteve të huaja të qumështit të përpunuar.

Aktualisht në treg çmimi i qumështit të markave të huaja nuk ka pësuar ndryshim. Me uljen e çmimit, qumështi vendas për muajin maj po shitet më lirë se ai i importit. Çmimi i qumështit të lopës i paketuar të përpunuesve vendas po tregtohet 160 deri 190 lekë për litër, kundrejt 195 lekë që po shitet qumështi i paketuar nga importi.

1 muaj më parë sipas një vëzhgimi të Monitor qumështi vendas në disa rrjete supermarketesh u shit 27% më shtrenjtë se qumështi i importit. Konkretisht 1 litër qumësht i sterilizuar vendas kushtonte 250 lekë për litër, ndërsa qumështi i markave italiane “Sterilgarda” apo “Adoro” kushtoi 195 lekë për litër. 

Marrë nga Monitor.al

rënia e blegtorisë qumeshti

Sondazh

Poll

Gogu prezanton projektligjin për amnistinë: 380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm

Gogu prezanton projektligjin për amnistinë: 380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm

Qytetarët bllokojnë të gjitha akset kryesore të Tiranës, ndalen te Parlamenti: Rama jep dorëheqjen

“Nga kryetar bashkie, e kryeministër s’e bërë dot”/ Qytetari: Të hedhim poshtë sistemin, PS e PD!

“Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës”, Fatos Lubonja në protestë: Ta pastrojmë Atdheun nga ‘tumori’

Turistët në Gjirokastër i japin zë protestës, cohen nga kafja, bashkohen dhe filmojnë

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Të rinjtë i “vënë flakën” gomones, simbol i emigracionit

“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralistët...

“PS shpëtimtare, jo tradhtare e Shqipërisë”, Rama: Kur morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte

Rama për protestuesit: Kush do e përfaqësojë Shqipërinë në BE nëse ne ikim

Rama: Shqipëria nuk është e shqiptarit, por e Zotit dhe mikut!

“Të kthejmë potencialin natyror në motor ekonomie”, Rama: Protesta, një çorodi!

Rama: Kemi mundësinë që ta ngremë Shqipërinë dhe ta vendosim atje ku e donin rilindasit

“Ule atë parullën”/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

"Të kishte vdekur edhe djali im”, flet nëna e Violand Braçellarit: Policia qëlloi e para...

Shkeli perimetrin e sigurisë, gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi i mjetit lundrues në Borsh

"Rama në burg, Berisha në Burg"/ Shqiptarët sërish në protestë para Ambasadës në Londër

Thirrje kundër Kryeministrit para Komisionit Europian: Rama në burg!

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Voton Kurti: Sot vendosin ata që votojnë, ushtroni të drejtën tuaj

Rama: Takimi me kancelarin gjerman ishte provë që vlerësimi për Shqipërinë është maksimal

Rama: 10 vite më parë në zonat e mbrojtura kërciste gjuetia e paligjshme

Rama: Nuk e kanë me mjedisin dhe me zogjtë e Shqipërisë, e kanë secili për agjendën e vet

Rama shpërthen ndaj protestuesve: Dalin delirantë dhe influencera që fitojnë paratë e dynjasë

Rama për takimin me banorët e Zvërnecit:Takova njerëz që u fyen dhe u masakruan nga flamingot online

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi prekës i protestuesit që po lufton me kancerin

"Rrjolli nuk hesht"/ Valë revolte ndaj qeverisë edhe në Shkodër: Revolucion!

"Na pyesin kush e organizon protestën..."/ Qytetarja: Protestën e organizuan ata që na vodhën

"Poshtë qeveria"/ Protestuesit i bëjnë thirrje kryeministrit Rama: Jep dorëheqjen

Protesta e diasporës kundër projektit në Zvërnec/ Vjena i bashkohet revoltës kundër qeverisë Rama

Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë

Berisha: Qeveria jonë nuk kishte asnjë përjashtim për taksat, përveç investimeve në zonat malore

Berisha: Komisioni i Sigurisë në Kuvend do hetojë vrasjen në krye të detyrës të policit në Korçë

Berisha: Sistemi që instaloi pas mbylljes së TikTok-ut për të survejuar internetin

Berisha: Rama po grabit kanionin e Gjipesë, po përdor Ardit Bidon për të falsifikuar dokumentet

Protestuesit njëzëri "Rama në burg, Berisha në burg"/ Berisha iu përgjigjet: Jeni vegël e qeverisë

Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dalshin prej burgu!

Ministri i Turizmit Blendi Gonxhe zbret në Pogradec me avion uji

"S’ka dialog, po na marrin pronat"/ Qytetarët protestë në Zvërnec

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike

"Thirrja “Shqipëria e shqiptarëve” rraciste"/ Rama: Nëse do shisnim Shqipërinë

35-vjetori i PS në Vlorë, Rama: Investimi është bekim jo vetëm i Vlorës, por i gjithë Shqipërisë

Protestuesit marshojnë rrugëve pas protestës para kryeministrisë, godasin me shishe ekranin

Rama për gazetarin italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit

“Po kur thonë 5 kushte”/ Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do i bëj të tjerat?

E reja bën thirrje kundër Ramës, punonjësit e sigurisë e largojnë me forcë

"Anulo projektin"/E reja shtatzënë në protestë:Jam këtu për vajzën time dhe të ardhmen ne Shqipërisë

Protestuesi shpërthen para kryeministrisë: Berisha dhe Rama të hapin veshët dhe të dëgjojnë

Protesta para Kryeministrisë, Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

Rama thirrje protestuesve: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë

Rama në Vlorë: Fajtorin e gjen prokuroria dhe gjykata, qeveria e ka të ndaluar këtë punë

Rama- qytetarit në Vlorë: Gati jam të shaj gjykatën, por më prish punë me Europën