LIVE UPDATES
Ekonomi

AMA: Pirateria nga interneti, po vlerësojmë alternativat për ndërhyrje

Në këtë kontekst ka pasur takime me operatorët e tregut, ku është kërkuar sjellja e sugjerimeve apo rekomandimeve mbi modelet që mund të zbatohen, për të minimizuar këtë fenomen në vend.

4 Qershor 2023, 07:23 Nga I.A
AMA: Pirateria nga interneti, po vlerësojmë alternativat për
AMA

TIRANË- Autoriteti i Mediave Audiovizive vlerësoi në raportin vjetor 2022 piraterinë nga interneti, si një fenomen shqetësues në rritje sa u takon efekteve negative për ofruesit e shërbimeve audiovizive. Përfaqësues të AMA-s, Ervin Çelaj dhe Kejsi Ziu, i thanë “Monitor” gjatë një takimi se kuadri ligjor mbetet i plotësuar, por po vlerësohen mundësitë për hapa konkretë, në funksion të frenimit të piraterisë.

Në këtë kontekst ka pasur takime me operatorët e tregut, ku është kërkuar sjellja e sugjerimeve apo rekomandimeve mbi modelet që mund të zbatohen, për të minimizuar këtë fenomen në vend.

Pirateria në internet është bërë shqetësuese për platformat audiovizive. A është i plotësuar tek ne kuadri ligjor mbi këtë fenomen dhe cilat janë masat që mund të merren?

Ligji aktual është ligji organik i AMA 97/2013 që ka pësuar përditësime gjatë viteve. Ka dispozita të plota, duke filluar nga neni 4, të cilat janë parimet themelore ku përcaktohet që ofruesit e shërbimeve duhet të respektojnë transmetimet dhe të drejtat e autorit të lidhura me to dhe sanksione kur ky nen nuk respektohet.

Pra ekziston kuadri ligjor dhe madje me ndryshimet e reja që ka pësuar në vitin 2023 dhe që kanë hyrë në fuqi vijon të ruhet i njëjti standard në mbrojtjen e të drejtave të autorit. Megjithatë, në praktikë, vërehet që jo gjithmonë respektohen këto dispozita.

Ka dhe diçka, që të drejtat e autorit sa u takon veprave audiovizive nuk rregullohen vetëm nga ligji 97/2013, por është dhe një ligj më specifik, ai “Për mbrojtjen e të drejave të autorit”, i cili rregullon më në detaj sesi transmetohen veprat te publiku, tarifat dhe elemente të tjera të kësaj natyre.

Normalisht ky nuk është një ligj që hyn në kompetencat e AMA, megjithatë ne gjithmonë, herë pas here, i referohemi për të parë sesi mund të përmirësohet kuadri ligjor në fuqi.

Lidhur me shkeljet e piraterisë, janë operatorët që raportojnë apo AMA që i konstaton gjatë monitorimit?

Në shumicën e rasteve janë operatorët që i raportojnë dhe vijnë me indicie për shkeljet që u bëhen të drejtave që ata kanë. Megjithatë AMA ka të drejtë kontrolli në terren, që bëhen në periudha periodike vjetore, me një grafik të posaçëm.

Përgjithësisht është piratim i prodhimeve që kanë vetë apo i programeve që kanë blerë të drejtat?

Në thelb është për të dyja rastet, si për rastet kur i blejnë të drejtat nga palë të treta, edhe për rastet më specifike, si kompeticionet sportive, apo edhe prodhimet e vetë subjekteve që janë filmat artistikë, kanalet kombëtare, reality show apo programe të tjera të tyre në programacion.

Si mund të ndalohet piratimi nga interneti, si mund të zvogëlohet efekti?

Ka mundësi për ta frenuar, por të flasim për zhdukje totale, do të ishte utopike. Legjislacioni parashikon masat që duhet të merren si nga AMA dhe AKEP.

Meqë përmenda AKEP, dua të sqaroj këtu që kjo lloj piraterie kryhet kryesisht nga subjektet që më tepër ushtrojnë veprimtarinë e tyre nëpërmjet internetit, pra jo subjektet kabllore, të autorizuara nga AMA.

Këta të fundit janë të identifikueshëm, kanë një studio, një NIPT, një qendër, një numër klientele ndaj së cilës kanë detyrime.

Këta që bëjnë piratimin e kësaj forme janë subjekte të autorizuara nga AKEP, pra janë ISP provider që përdorin teknika të ndryshme për piratimin, si marrja e produkteve audiovizive jashtë territorit të Shqipërisë dhe hedhja e tyre në platforma të tyre në rrjetet e internetit.

Këtë produkt ata ua shesin më pas subjekteve finalë, që janë përdoruesit fundorë. Operatorët e dëmtuar nga kjo gjë kryesisht janë platformat Digitalb dhe Tring, të cilat bëjnë denoncimin sipas rastit.

Ne si AMA, duke mos pasur mundësinë që t’i kontrollojmë këto subjekte që nuk i kemi autorizuar dhe licencuar, falë një marrëveshje që kemi bërë me AKEP, dërgojmë në mënyrë periodike sajtet përkatëse apo domain-et, që të merren masa nga ISP të gjithë Shqipërisë për bllokimin e tyre.

Në këtë mes ka një problematikë, ISP provider në Shqipëri, nëse nuk gabohem, në AKEP duhet të jenë afërisht rreth 300 subjekte. Disa prej tyre janë të mëdhenj, pra të konsoliduar, që kanë studio, servera dhe çdo gjë sipas praktikave më të mira që kërkohen nga ligji.

Por s’duhet ta mohojmë që ka ISP lokale të vogla, me kapacitete të kufizuara për të bërë ndërhyrje në servera për bllokimin e domain-eve dhe këtu fillon të çalojë problemi.

AKEP e dërgon shkresën për mbylljen e domain nga këto ISP dhe këto të fundit në pamundësi (nuk po aludoj që të them me vetëdije), për ta bërë teknikisht këtë pjesë, vazhdojnë dhe abuzojnë me piratimin.

A ka një vlerësim për kostot që sjell kjo në përgjithësi për subjektet dhe cilat janë dëmet?

Më tepër janë vetë subjektet që bëjnë një llogaritje të kostos. Ne si AMA nuk e kemi dhe bazohemi te vetëdeklarimi i platformave.

Në organikën e AMA, cilat departamente janë të lidhur me këtë pjesë?

Drejtoria e Mbikëqyrjes dhe Inspektimit është pjesa më e rëndësishme që lidhet me këtë aspekt për të cilin po flasim.

Më pas janë të lidhura në zinxhir pjesa tjetër e AMA, siç është edhe drejtoria juridike në finale, që merret me sanksionet, ndjekjen e gjyqeve. Gjithsesi, pirateria ndiqet nga Inspektimi.

A ka nevojë për rritjen e kapaciteteve të AMA-s në lidhje me mbikëqyrjen, nëse po flasim për një fenomen që e cilësoni shqetësues dhe me tendencë në rritje? Cilat janë aspektet që mund të përmirësohen?

Do të thosha që po, por përveç rritjes së kapaciteteve njerëzore mendoj se ka nevojë për rritjen e kapaciteteve teknologjike, që në fakt kanë kosto shumë të lartë. Megjithatë dua t’ju bëj një parantezë.

Në fillim të vitit, Kryetarja e AMA-s organizoi një takim me operatorët më të mëdhenj për qasjen se çfarë mund të bëjmë të gjithë së bashku për të minimizuar këtë fenomen.

Një ndër problematikat e ngritura në takim ka qenë kostoja shumë e lartë. Megjithatë AMA është treguar e gatshme që me fondet e saj të vijë në ndihmë për krijimin e një softi apo blerjen e një aparature që arrin të identifikojë dhe minimizojë këtë fenomen.

U kemi kërkuar kompanive të na sjellin rekomandime apo modele për të cilat janë në dijeni dhe që funksionojnë për frenimin e piraterisë.

Këto të fundit kanë më shumë kapacitete njerëzore, pasi janë të mëdha, por kanë edhe përvojën dhe njohjen e tregjeve falë partneriteteve që kanë me palë të treta për të sjellë sugjerime të vlefshme. AMA pavarësisht ekspertizës është shumë e kufizuar në kapacitete njerëzore.

Kemi kërkuar aparatura, teknologji apo modele tregu për të bërë një llogaritje kostoje në mënyrë që edhe nëse AMA nuk i ka mundësitë të lobojë për t’i siguruar.

Por të themi të drejtën, deri më tani, nuk kemi pasur ndonjë feedback nga pala tjetër. Më shumë ka qenë për ankesat dhe kanë të drejtën e tyre për këtë, sepse po u vidhet një produkt dhe po u bëhet një dëm i madh.

Ne e kemi ngritur shqetësimin, por është shumë e vështirë për t’i kapur, sepse serverat janë jashtë. Nuk operohet brenda territorit dhe nuk shkon dot me mënyra speciale për t’i konfiskuar. Këto janë kompani botërore që nuk operojnë vetëm në Shqipëri.

Janë platforma me 5-6 mijë kanale që kanë të gjitha kanalet kryesore në botë. Çdo individ mjaft të ketë kartë krediti dhe mund të sigurojë pa problem një IP pirate, ta instalojë në televizor dhe e ka platformën aty. Janë produkte që shiten lehtësisht në internet dhe nuk e identifikon dot lehtë.

Marrë nga Monitor.al

ama ervin Çelaj kejsi ziu

Sondazh

Poll

Konflikti në Kamëz,dy shoferë zihen me sende të forta

Konflikti në Kamëz,dy shoferë zihen me sende të forta

Janë paterica të Ramës",Berisha:Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që futën familjarët në lista

"Do vendosim arsimtarin në piedestal!", Berisha: Rrogat e mësuesve do shkojnë drejt dyfishimit

Berisha: Tokat e bregut i grabiti mafia, ne do ia nxjerrim nga kthetrat dhe do ua kthejmë banorëve

Berisha tregon politikanët që e kanë frymëzuar: Trump kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm

Berisha fton emigrantët për të votuar:Kush ka probleme, të drejtohet tek faqja e PD "Diaspora Voton"

Berisha: Mbështetje financiare për investime, strehim dhe garanci për punësimin e tyre

Berisha: Interesi më madhor kombëtar i PD është integrimi i Shqipërisë në BE bazuar në reforma

Berisha: Do vendoset minimumi jetik që asnjë shqiptar që mos marrë më pak se 200 euro në muaj

Berisha: Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria që nuk do njohë varfëri ekstreme

Berisha: Duam që Shqipëria të jetë vendi i ëndrrave të ditës të rinisë shqiptare!

Rama: Brezi i ri duhet të kuptojë se politika nuk është e keqja

Rama: Nuk është mirë të shohësh njerëz që i njeh prej kohësh të vihen në hetim

Rama: Që nga dalja prej diktaturës, për herë të parë shohim mundësi reale për tu bashkuar me BE

Rama

Mbyllja e TikTok/ Rama: Prindërit më shihnin si mundësi që t’i shpëtoja fëmijët nga ajo mortje!

"Gjeli detit ngeli pa parti!" Rama:Ndërtoi Dash Sula forcë politike në Peqin,shkuan ia prishën natën

Rama vijon komentet për drejtësinë: Nuk kishte shpatë në dorë Altini, e kishte pushteti politik

Rama për procesin e integrimit: Patronazhistët e PS nuk janë asgjë para atyre të BE-së

"Fusin baballarët dhe tezet në lista"/Rama vijon ironitë:Në11Maj populli do i jap një mesazh kënetës

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Tani është mundësia për të bërë histori! Na është hapur dritarja e BE-së

Ramës nuk i del e keqja me opozitën: PS është shanci i fundit për të dalë nga këneta!

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Mandati më i fortë për PS-në! Qielli do të jetë kufiri i fitores!

Liria individuale e shqiptarëve është e kërcënuar/Rama:Anëtarësimi në BE proces jetik për Shqipërinë

"Rama çoi Pojen te qelia e Veliajt"/ Berisha: Kamerat do të tregojnë shumë gjëra...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Redaktori është Rama, natën i ndërsen kundër Skapit, ditën i mbron

"Kishe pyt ku është Luli"/Rama ironizon Bashën:Na thave sytë o zotni! Jam tremb se ti do fitosh prap

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Berisha publikon përgjimet e ministrit Balla: Ja si i bën pazare Suel Çela me dosjet e SPAK-ut

Listat e PS-së/ Rama: Kemi një skuadër që përfshin të gjitha moshat!

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Mbyllja e TikTok/ I riu nga protesta: Shqipëria e sëmurë ka nevojë për një doktor dhe jo një artist

“Grekët i vunë flakën Athinës, serbët e shqyen Beogradin”/ Mehdi Malkaj: Po ne, dele jemi?

"Mu bë një padrejtësi në zyrat e NATO-s!" Romina:E kam nisur duke aspiruar për t'u bërë violiniste

"Je bërë edhe meme!" Muzhaqi për nisjen e karrierës në PS: Kur mora telefonatën u impresionova

Rama: Kush e do pasaportën e BE-së të na japë mandatin

Thirrja e Berishës: Asnjë votë për patericat e Ramës

Berisha: Dita e Verës i gjen shqiptarët më optimist se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit

"Vura dy verore, për Shqipërinë dhe BE-në", Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma

"Vura dy verore, për Shqipërinë dhe BE-në", Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma

Largimi i Dashnor Sulës/ "Midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi Tikun", Berisha: Bëri gabim

"Do ndërtojmë unazën periferike të Shqipërisë"/ Berisha: Do i rikthehemi infrastrukturës rurale

Berisha: Aksi Milot-Lezhë-Shkodër do jetë përparësi e të gjitha përparësive

Berisha: 12 miliardë euro janë dhënë nga Rama për infrastrukturën

Rama bie brenda me fjalët e veta: Nuk do ndodhte pa perspektivën e BE

Marta Kos nxjerr bllof Ramën: Të gjithë reformat do të vijojnë dhe pas zgjedhjeve

Marta Kos: Shqipëria ka ecur shumë mirë, BE do të japë 1 mld euro për reformat

"Marta ne duam lekët tona"/Rama: Ambicia jonë është që të marrim pasaportën e BE brenda kësaj dekade