LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

“Cilën dorëheqje duan këta?”/ Rama nga Elbasani: Protesta është një çorodi! Kur morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte

• Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarwt e Elbasanit, në kuadër të 35-vjetorit të PS-së. • Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se PS ka mundësin që ta vendos Shqipërinë atje ku e donin rilindasit. Kryeministri e ka cilësuar protestën e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit një çorodi, ndërsa shtoi se mjedisi po ngatërrohet me qëllime të tjera. • Rama tha se vendi ka potencialin natyror për të qenë një vend i pasur, duke e kthyer këtë bukuri në një motor të ekonomisë. • Në lidhje me këtë, ai mori shembullin e Greqisë dhe Malit të Zi. • Lideri i qeverisë tha se Shqipëria nuk është e shqiptarit, por e Zotit dhe mikut. • Nga Elbasani, Rama u shpreh se projektit që po i bëhet rezistencë është një investim prej 4 miliardë eurosh dhe është investimi më i madh në Evropë prej shumë vitesh. • Në të njejtën kohë ai i është përgjigjur kërkesës së protestuesve, të cilat prej ditësh kanë kërkuar dorëheqjen e tij nga qeveria. • Në lidhje me këtë, Rama tha se nëse e bën këtë gjë, nuk ka kush e përfaqëson Shqipërinë në BE. • Më tej, kryeministri tha se PS është shpëtimtare dhe jo tradhtare e Shqipërisë, duke shtuar se mbi 800 mijë qytetarë nga Shqipëria dhe diaspora kanë votuar për të. • Kreu i qeverisë u shpreh se kur mori pushtetin flamingot vriteshin me çifte. • Rama u shpreh se blogerët, të cilët sipas tij nuk lënë lek pa mbledhur duke treguar të gjitha anët e trupit, po pretendojnë se luftojnë korrupsionin, ndërsa theksoi se ata nuk paguajnë asnjë euro taksë. • Në 35-vjetorin e PS në Elbasan, Rama ngriti akuza ndaj aktivistëve dhe gazetarëve pjesëmarrës në protestën kundër projektit të Zvërnecit, duke thënë se po bëjnë propagandë në mbrojtje të mjedisit apo kauzave të tjera, ndërsa sipas tij, qëllimi i vërtetë është sulmi ndaj mazhorancës.

7 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralistët ata që s’kanë paguar një euro taksë

“Cilën dorëheqje duan këta?”/ Rama nga
Edi Rama

ELBASAN- Kreu i qeverisë, Edi Rama u shpreh se blogerët, të cilët sipas tij nuk lënë lek pa mbledhur duke treguar të gjitha anët e trupit, po pretendojnë se luftojnë korrupsionin, ndërsa theksoi se ata nuk paguajnë asnjë euro taksë.

Në 35-vjetorin e PS në Elbasan, Rama ngriti akuza ndaj aktivistëve dhe gazetarëve pjesëmarrës në protestën kundër projektit të Zvërnecit, duke thënë se po bëjnë propagandë në mbrojtje të mjedisit apo kauzave të tjera, ndërsa sipas tij, qëllimi i vërtetë është sulmi ndaj mazhorancës.

Ai gjithashtu theksoi se mazhoranca nuk kërkon të dëmtojë mjedisin me këtë projekt përkundrazi, Rama u shpreh se, jo më kot edhe flamingot kanë ngjyrën e PS.  

"Flamingot edhe ngjyrën nuk e kanë rastësisht të PS-së. Na e tregojnë korrupsionin blogerët që nuk lënë lek pa mbledhur duke treguar të gjitha anët e trupit, që unë i kam treguar i ri, dhe një euro taksë nuk paguajnë. Disa analistë dhe gazetarë që paguhen me lekë nën dorë u qajnë hallin flamingove. Moral mua dhe PS-së të maten mirë kush e bën. Po nuk pati blogerë sot, kanë qenë në Palasë. Do mbrojnë Shqipërinë këta nga një forcë që vendin e gjeti në llum, e mori në krahë kur nuk I hapej asnjë derë. E bëri Shqipërinë një vend ku kushdo e thotë me krenari është shqiptarë.", tha Rama./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“PS shpëtimtare, jo tradhtare e Shqipërisë”, Rama: Kur morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte

“Cilën dorëheqje duan këta?”/ Rama nga
Edi Rama

ELBASAN- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se PS është shpëtimtare dhe jo  tradhtare e Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se mbi 800 mijë qytetarë nga Shqipëria dhe diaspora kanë votuar për Partinë Socialiste.

Kreu i qeverisë u shpreh se kur mori pushtetin flamingot vriteshin me çifte. Sipas tij, PS është shpëtimtare e faunës së Shqipërisë.

Edi Rama: Nëse unë dhe ju do të ishim tradhtarët, nuk do të kishim pritur njerëzit 35 vjet ta merrnin vesh, nuk do të kishin ardhur për të votuar për PS mbi 800 mijë njerëz nga Shqipëria e diaspora. Nëse unë dhe ju do të ishim tradhtarët, atëherë nuk ka patronazhist apo organizatë që mund të përmbajë një popull të shkojë në votim.

Ne jemi shpëtimtarët, jo tradhtarët. Kur morëm detyrën, ishte një vend i zhytur në llum. Vriteshin me çifte flamingot për qejf. Jemi shpëtimtarët e faunës së Shqipërisë, vumë moratoriumin 10-vjeçar kundër gjuetisë. Regjistrat ku janë të regjistruar shpendët dhe kafshët e Shqipërisë tregojnë se si janë shtuar. Flamingot nuk vinin fare, ata janë zogj shtegtarë, sepse i prisnin horrat me pushkë e çifte dhe kishin liri të bënin masakër./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Cilën dorëheqje duan këta?”/ Rama për protestuesit: Kush do e përfaqësojë Shqipërinë në BE nëse ne ikim

“Cilën dorëheqje duan këta?”/ Rama nga
Edi Rama

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kërkesës së protestuesve, të cilat prej ditësh kanë kërkuar dorëheqjen e tij nga qeveria. Nga Elbasani, Rama tha se nëse e bën këtë, nuk ka kush e përfaqëson Shqipërinë në BE.

“Nëse je i shqetësuar për flamengot, për natyrën, sesi një zhvillim të mos e dëmtojë natyrën, je i pari që je i interesuar për faktet, jo për gënjeshtrat. Je i pari që do të dëgjosh si është e vërteta dhe jo të bësh tangërllikun: ‘Nuk duam të dëgjojmë, duam dorëheqjen’. Cilën dorëheqjen? Dorëheqjen nga misioni i PS për anëtarësimin e Shqipërisë në BE? Kush do i dali në mbrojtje Shqipërisë, ta përfaqësojë atje?”, tha Rama./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Protestat masive kundër projektit në Zvërnec/ Rama: Shqipëria nuk është e shqiptarit, por e Zotit dhe mikut!

“Cilën dorëheqje duan këta?”/ Rama nga
Edi Rama

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se Shqipëria nuk është e shqiptarit, por e Zotit dhe mikut. Nga Elbasani, Rama u shpreh se projektit që po i bëhet rezistencë është një investim prej 4 miliardë eurosh dhe është investimi më i madh në Evropë prej shumë vitesh.

Ai tha se shqiptarët janë të zotët e kësaj toke këtu, por shtëpia është e hapur për të gjithë.

Edi Rama: Projektit që po i bëhet rezistencë në mënyrën më absurde është një investim prej 4 miliardë eurosh dhe është investimi më i madh në Evropë prej shumë vitesh, dhe ne ta bëjmë si lopa? Kur thotë populli, “e mbush kupën dhe i bie me shqelm në fund”? T’i tregojmë botës një vend krejt ndryshe nga sa jemi? Ta bëjmë si lopa duke e shpërndarë nëpër gjithë ato lumenj dhe kanale të llumit të rrjeteve sociale, lloj-lloj mesazhesh krejt të gabuara ku shqiptarët thonë atë që nuk e kanë thënë kurrë: “Shqipëria është e shqiptarëve”.

Shqipëria nuk është e shqiptarëve, sepse shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, dhe këtë e thotë Kanuni. Shqiptarët janë të zotët e kësaj toke këtu, por shtëpia është e hapur për të gjithë. “Shqipëria është e shqiptarëve” të kujton atë sloganin e tmerrshëm të Gjermanisë naziste: “Gjermania është e gjermanëve”. Gjermaninë e gjermanëve, ata që e udhëhoqën atë komb me atë slogan, e katandisën dhe e bënë delen e zezë të botës./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Të kthejmë potencialin natyror në motor ekonomie”, Rama: Protesta, një çorodi! Ngatërrohet mjedisi me qëllime të tjera

“Cilën dorëheqje duan këta?”/ Rama nga
Edi Rama

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar protestën e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit një çorodi. Gjatë fjalës së tij në takimin me qytetarët e Elbasanit, Rama u shpreh se po ngatërrohet mjedisi me qëllime të tjera.

Rama tha se vendi ka potencialin natyror për të qenë një vend i pasur, duke e kthyer këtë bukuri në një motor të ekonomisë. Në lidhje me këtë, ai mori shembullin e Greqisë dhe Malit të Zi. 

Edi Rama: Kemi potencialin natyror për të qenë një vend i pasur, duke e kthyer këtë bukuri në një motor të ekonomisë sonë, siç kanë bërë të tjerët. Shihni rreth e rrotull fqinjët tanë, shikoni Greqinë. Shikoni se çfarë ka bërë me turizmin dhe sa shumë ka fituar, shihni edhe Malin e Zi. Një vend më i vogël se Shqipëria, me një territor më të vogël dhe me pasuri më të pakta, prej vitesh është në krye të klasifikimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor për paga, pensione dhe mbështetje financiare.

Është një vend që nuk ka industri dhe bujqësi, shumë produkte i marrin nga Shqipëria, të ardhurat për frymë janë më të larta sa edhe vetë Serbia. Vetëm për një arsye, Mali i Zi ka bërë atë që na ka ardhur radha ta bëjmë ne, për të cilën ka dalë në protestë ata atje dhe është krijuar kjo çorodi e madhe, duke ngatërruar pasionin për mjedisin, ndjenjat e dashurisë për natyrën me lloj-lloj axhendash dhe qëllimesh të tjera./Dosja.al

1 ORE ME PARE

 “Jemi më pranë se kurrë integrimit në BE”/ Rama: Kemi mundësinë që ta ngremë Shqipërinë me duart tona dhe ta vendosim atje ku e donin rilindasit

“Cilën dorëheqje duan këta?”/ Rama nga
Edi Rama

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se vendi është më parë se kurrë intergrimit në Bashkimin Europian. Gjatë fjalës së tij në takimin me qytetarët e Elbasanit, Rama u shpreh se PS ka mundësinë që ta vendos Shqipërinë atje ku e donin rilindasit.

Kryeministri theksoi se BE nuk ekzistonte kur rilindasit e vendit, donin ta drejtonin vështrimin e popullit nga Europa.

“Kemi humbur disa herë trenin e historisë dhe kemi mbetur jo në stacion, por në buzë humnerash të rrezikshme. Sot jemi më afër se kurrë realizimit të një ëndrre shekullore të shqiptarëve. BE nuk ekzistonte kur rilindasit tanë donin ta drejtonin vështrimin e popullit nga Europa, por Naim Frashëri e la të shkruar amanetin e tij për të gjithë brezat më pas. Amanet që sot është në duart tonë. Sot ne kemi në duart tona mundësinë e madhe që ta ngremë Shqipërinë në krah dhe ta vendosim në atë majë ku e donin rilindasit. Siç thotë Naimi, dielli lind ku perëndon”, tha Rama./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Ule atë parullën”/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

“Cilën dorëheqje duan këta?”/ Rama nga
Edi Rama

ELBASAN- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka marrë pjesë në organizimin e 35-vjetorit të PS-së në Elbasan. Gjatë fjalës së tij, kryeministrit i tërhoqi vëmendjen një pankartë kundër projektit në Zvërnec, që mbante një person.

Në lidhje me këtë, Rama tha se njerëzit në Vlorë janë pro zhvillimit të projektit.

“Ule atë, ule. Bravo! Thashë ta ulni atë parullën, meqë shkruanit: Çfarë ka Vlora, ta bëjmë dhe ne fora’. Vlora, duke filluar nga ata që janë pjesë e atij zhvillimi, janë të gjithë për atë zhvillim. Mos i ngatërroni këto gjëra”, u shpreh Rama./Dosja.al

Sondazh

Poll

Rama: Kemi mundësinë që ta ngremë Shqipërinë dhe ta vendosim atje ku e donin rilindasit

Rama: Kemi mundësinë që ta ngremë Shqipërinë dhe ta vendosim atje ku e donin rilindasit

“Ule atë parullën”/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

"Të kishte vdekur edhe djali im”, flet nëna e Violand Braçellarit: Policia qëlloi e para...

Shkeli perimetrin e sigurisë, gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi i mjetit lundrues në Borsh

"Rama në burg, Berisha në Burg"/ Shqiptarët sërish në protestë para Ambasadës në Londër

Thirrje kundër Kryeministrit para Komisionit Europian: Rama në burg!

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Voton Kurti: Sot vendosin ata që votojnë, ushtroni të drejtën tuaj

Rama: Takimi me kancelarin gjerman ishte provë që vlerësimi për Shqipërinë është maksimal

Rama: 10 vite më parë në zonat e mbrojtura kërciste gjuetia e paligjshme

Rama: Nuk e kanë me mjedisin dhe me zogjtë e Shqipërisë, e kanë secili për agjendën e vet

Rama shpërthen ndaj protestuesve: Dalin delirantë dhe influencera që fitojnë paratë e dynjasë

Rama për takimin me banorët e Zvërnecit:Takova njerëz që u fyen dhe u masakruan nga flamingot online

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi prekës i protestuesit që po lufton me kancerin

"Rrjolli nuk hesht"/ Valë revolte ndaj qeverisë edhe në Shkodër: Revolucion!

"Na pyesin kush e organizon protestën..."/ Qytetarja: Protestën e organizuan ata që na vodhën

"Poshtë qeveria"/ Protestuesit i bëjnë thirrje kryeministrit Rama: Jep dorëheqjen

Protesta e diasporës kundër projektit në Zvërnec/ Vjena i bashkohet revoltës kundër qeverisë Rama

Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë

Berisha: Qeveria jonë nuk kishte asnjë përjashtim për taksat, përveç investimeve në zonat malore

Berisha: Komisioni i Sigurisë në Kuvend do hetojë vrasjen në krye të detyrës të policit në Korçë

Berisha: Sistemi që instaloi pas mbylljes së TikTok-ut për të survejuar internetin

Berisha: Rama po grabit kanionin e Gjipesë, po përdor Ardit Bidon për të falsifikuar dokumentet

Protestuesit njëzëri "Rama në burg, Berisha në burg"/ Berisha iu përgjigjet: Jeni vegël e qeverisë

Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dalshin prej burgu!

Ministri i Turizmit Blendi Gonxhe zbret në Pogradec me avion uji

"S’ka dialog, po na marrin pronat"/ Qytetarët protestë në Zvërnec

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike

"Thirrja “Shqipëria e shqiptarëve” rraciste"/ Rama: Nëse do shisnim Shqipërinë

35-vjetori i PS në Vlorë, Rama: Investimi është bekim jo vetëm i Vlorës, por i gjithë Shqipërisë

Protestuesit marshojnë rrugëve pas protestës para kryeministrisë, godasin me shishe ekranin

Rama për gazetarin italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit

“Po kur thonë 5 kushte”/ Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do i bëj të tjerat?

E reja bën thirrje kundër Ramës, punonjësit e sigurisë e largojnë me forcë

"Anulo projektin"/E reja shtatzënë në protestë:Jam këtu për vajzën time dhe të ardhmen ne Shqipërisë

Protestuesi shpërthen para kryeministrisë: Berisha dhe Rama të hapin veshët dhe të dëgjojnë

Protesta para Kryeministrisë, Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

Rama thirrje protestuesve: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë

Rama në Vlorë: Fajtorin e gjen prokuroria dhe gjykata, qeveria e ka të ndaluar këtë punë

Rama- qytetarit në Vlorë: Gati jam të shaj gjykatën, por më prish punë me Europën

Tension në Vlorë/Punonjësit e sigurisë i grisin pankartën, qytetarja shpërthen në lot:Nuk bëra asgje

Rama në Zvërnec: Brunës i thash nuk dua njerëz nga Vlora, por s'kam frikë të përballem

"Prona nuk është kthyer"/Rama përplaset me banorin e Zvërnecit:Me kë po flet? Të mos bëjmë debat kot

Rama nga Vlora: Shqipëria shitet apo nuk shitet e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit

Humb një fëmijë në mes të turmës, mobilizohen gjithë protestuesit për ta gjetur

Nesër njoftohen 2 protesta: Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë#dosja #protesta

Rama batuta me qytetarin: Edhe kjo me duhet që t'më dali nami se shoh njerëzit nga pantollonat

“Ajo që the me vrau"/ Banori i Zvërnecit i drejtohet Ramës: Kam 35 vite që luftoj

Kur do të anëtarësohet Shqipëria? Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë