LIVE UPDATES
Ekonomi

Pirateria, luftë e vështirë, por jo e pamundur

Ky fraksion i vogël që nis me një individ, në fakt është një grup që numëron mijëra e miliona persona të cilët shfrytëzojnë mundësitë që jep interneti për të piratuar programet televizive.

4 Qershor 2023, 07:21 Nga I.A

Pirateria, luftë e vështirë, por jo e pamundur

TIRANË- Një serial i fundit, një reality show apo një ndeshje futbolli e parë në rehatinë e divanit të shtëpisë nga një platformë interneti që ka “vjedhur” transmetimin mund të duket si një gabim i pafajshëm i kujtdo dhe pa ndonjë ndikim të madh.

Ky fraksion i vogël që nis me një individ, në fakt është një grup që numëron mijëra e miliona persona të cilët shfrytëzojnë mundësitë që jep interneti për të piratuar programet televizive.

Vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, piratimi online i filmit dhe televizioneve shkakton 29 miliardë dollarë humbje. Kjo është maja e ajsbergut, pasi efekti në të ardhurat e munguara është vetëm një prej aspekteve. Spiralja e pasojave përshkallëzohet në vende pune të humbura, investime të ulura, në më pak taksa të paguara në buxhet.

Në Shqipëri mungon një shifër zyrtare përmbledhëse mbi efektet financiare të piraterisë nga interneti, por në mënyrë periodike ofruesit e shërbimit mediatik audioviziv, apo platforma të licencuara nga AMA, raportojnë mbi dëmet që u shkaktohen.

Në raportin e fundit vjetor, AMA nënvizonte se pirateria nga interneti po kthehet në një fenomen shqetësues, i cili po rritet vit pas viti edhe në vend. Por mënyra sesi është përshkruar fenomeni ku nënvizohet se ka vështirësi për ta frenuar duket si një dorëzim pa betejë, në një luftë që zhvillohet globalisht, secili vend në terrenin e tij.

“Vlen për t’u përmendur një fenomen i ri në transmetimet audiovizive që po kryhet nëpërmjet internetit. Kjo është një formë e sofistikuar piraterie, e cila po përhapet gjithmonë e më shumë në vitet e fundit.

Pirateria televizive, nëpërmjet internetit, është një fenomen sa shqetësues aq dhe i ndërlikuar për t’u identifikuar, për shkak se në shumicën e rasteve produkti audioviziv që transmetohet në formë abuzive, vjen nga servera të vendeve të botës dhe nuk janë të instaluara brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Për këtë arsye, identifikimi i tyre bëhet shumë i vështirë” – thuhet në raportin e AMA.

Pirateria nga interneti vë në rrezik platformat televizive

Ofruesit e Shërbimit të Programit Audioviziv në Shqipëri po përballen vit pas viti me dëme të shumta në aspektin financiar për shkak të piratimit nga interneti.

Si një industri ende relativisht e re, por me rritje të shpejtë të nxitur nga investimet e shumta, pirateria po e bën më të vështirë ruajtjen e ritmit në aspektin e investimeve teknologjike apo kapaciteteve njerëzore.

“I gjithë ky progres, i arritur me investime kolosale financiare dhe burime njerëzore, që janë trajnuar në mënyrë sistematike gjatë këtyre viteve, vihet në rrezik nga fenomeni i piraterisë televizive, i cili po nuk u zhduk apo minimizua, mund të na çojë dy dekada pas.

Platformat Televizive dhe Televizionet Kombëtare, por edhe ato lokale, punësojnë mijëra njerëz. Ata përfaqësojnë profesionistë të cilët i kanë kushtuar karrierën e tyre kësaj industrie, duke u zhvilluar si në planin personal, por edhe në atë që i ofrojnë gjithë publikut.

Nëse kjo industri do të kërcënohet nga pirateria, dëmet direkte dhe indirekte do të jenë të pallogaritshme”, – pohon Eglinor Ramaj, Drejtor Ekzekutiv i DigitAlb.

Për shkak të piratimit, industria mund të hyjë në një rreth vicioz ku fillimisht pakësimi i të ardhurave do të ndikojë përmbajtjen e asaj që ofrohet dhe më pas kjo mund të rezultojë në një interes më të ulët të abonentëve të rregullt për t’i blerë të drejtat.

“Platformat e transmetimeve dixhitale dhe mediat audiovizive mbështeten kryesisht në të ardhurat e tyre për të financuar projekte të reja dhe për të përmirësuar cilësinë e përmbajtjes ekzistuese.

Nëse një pjesë e publikut e shikon materialin e tyre në internet në mënyrë të paligjshme, atëherë këto platforma nuk do të kenë të ardhura të mjaftueshme për të mbështetur zhvillimin e tyre.

Mungesa e të ardhurave mund të ndikojë negativisht në investimet e tyre në të ardhmen, pasi platformat nuk do të kenë mjaftueshëm fonde për të investuar në projekte të reja”, – nënvizon Armand Selimaj, Drejtor i Përgjithshëm i Teknologjisë për Tring TV.

Lufta ndaj piraterisë s’është e pamundur, duhen investime

Zhdukja e plotë e piraterisë nga interneti mund të jetë një dëshirë e madhe e bizneseve që preken nga ky fenomen apo dhe institucioneve por nuk mund të arrihet plotësisht. Gjithsesi, operatorët e tregut pranojnë se minimizimi i pasojave të saj mund të arrihet duke bërë investimet e duhura teknologjike dhe në kapacitete njerëzore.

“Një mënyrë për të luftuar piraterinë në internet është përmirësimi i teknologjisë së sigurisë dhe ndërprerjes së aksesit në këta servera të paligjshëm. Kjo mund të arrihet duke bashkëpunuar me autoritetet dhe institucionet si në Shqipëri, por dhe në të gjithë botën për të identifikuar dhe për të ndaluar serverat e paligjshëm që shfrytëzohen për të shpërndarë përmbajtje të piratuar.

Platformat e transmetimeve dixhitale, mediat audiovizive dhe ofruesit e shërbimeve ‘Internet’ mund të bashkëpunojnë me këto autoritete dhe institucione për të ndërmarrë veprime konkrete në këtë drejtim dhe për të siguruar që të drejtat e pronësisë intelektuale të mbrohen në mënyrë efektive”, – pohon z.Selimaj.

Kryerja e investimeve të nevojshme në infrastrukturë dhe teknologji, në funksion të luftës ndaj piraterisë mund të arrijë të frenojë abuzimin. Shqipërisë, në këto raste, nuk i duhet që të gjejë modele të reja, por të aplikojë ato që sot janë më efikaset në treg ku shumë vende kanë zgjedhur që shërbimin kundër piraterisë ta marrin nga kompani që kanë në objekt të aktivitetit pikërisht këtë profil.

“Me një investim shumë modest nga organet rregullatore, mund të bëhet i mundur kontrolli i gjithë trafikut ‘streaming’, pra trafikut që mundëson transmetime nëpërmjet internetit.

Kjo ofron mundësi të sigurta për bllokimin e streaming/transmetimeve pirate në kohë reale pa pasur rëndësi se ku ndodhen lokalisht serverat që mundësojnë këto transmetime pirate. E thënë më qartë, serverat le të operojë nga Kina apo India, por ai lloj trafiku mund të ndalohet të hyjë në Shqipëri.

Ka shoqëri ndërkombëtare të specializuara për këto lloj shërbimesh, të cilat kanë kontrata me organet rregullatore në çdo vend të botës dhe mundësojnë kontrollin e trafikut të internetit jo vetëm për piraterinë televizive, por edhe për çështje të sigurisë kombëtare, përmbajtjeve të papërshtatshme në internet etj.” thekson z.Ramaj nga DigitAlb.

Rritja e kapaciteteve njerëzore, bashkërendimit institucional mes disa rregullatorëve që janë të përfshirë në treg dhe task-forca të përbashkëta shihen si forma efikase për të frenuar piratimin. Për z. Ramaj, kohët e fundit ka pasur koordinim më të mirë mes AMA dhe AKEP për minimizim e piraterisë nëpërmjet internetit, por sigurisht mbetet shumë për të bërë.

AMA: Po kërkojmë sugjerime nga tregu për modelin

Autoriteti i Mediave Audiovizive pranon se nuk mund të ndalojë plotësisht fenomenin e piraterisë nga interneti, por se po bën një përpjekje për të gjetur mënyra për të ulur ndikimet negative. Përfaqësues të AMA-s thanë për “Monitor” se në fillim të këtij viti ka pasur takime me operatorë të tregut, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje.

“Në fillim të vitit, Kryetarja e AMA-s organizoi një takim me operatorët më të mëdhenj për qasjen se çfarë mund të bëjmë të gjithë së bashku për të minimizuar këtë fenomen. Një ndër problematikat e ngritura në takim ka qenë kostoja shumë e lartë.

Megjithatë AMA është treguar e gatshme që, me fondet e saj, të vijë në ndihmë për krijimin e një softi apo blerjen e një aparature që arrin të identifikojë dhe minimizojë këtë fenomen. U kemi kërkuar kompanive të na sjellin rekomandime apo modele për të cilat janë në dijeni dhe që funksionojnë për frenimin e piraterisë.

Këto të fundit kanë më shumë kapacitete njerëzore, pasi janë të mëdha, por kanë edhe përvojën dhe njohjen e tregjeve falë partneriteteve me palë të treta, për të sjellë sugjerime të vlefshme. AMA, pavarësisht ekspertizës, është shumë e kufizuar në kapacitete njerëzore.

Kemi kërkuar aparatura, teknologji apo modele tregu për të bërë një llogaritje kostoje në mënyrë që, edhe nëse AMA nuk i ka mundësitë, të lobojë për t’i siguruar. Por të themi të drejtën, deri më tani, nuk kemi pasur ndonjë feedback nga pala tjetër”, – konfirmuan ata.

Në përgjigje të kësaj, operatorët e tregut thanë për “Monitor” se AMA si rregullator mund të sigurojë modelet dhe praktikat më të mira nga institucione homologe të saj, si dhe nga kompani ndërkombëtare me ekspertizë në këtë fushë.

Marrë nga Monitor.al

pirateria

Sondazh

Poll

"Gjithçka do të harrohet!" Drejtoresha nuk mban dot lotët gjatë fjalës së Ramës

"Gjithçka do të harrohet!" Drejtoresha nuk mban dot lotët gjatë fjalës së Ramës

"Kërkoj rikthimin e padrinos urgjent",deputetët e PD-së te foltorja pasi Berishës i ndërpritet fjala

"Çunat e Londrës i dërguan 500 mijë euro Ulsiut!" Berisha: Rama duhet të japë dorëheqje urgjent!

Berisha-Gjylametit: Mjafton se ishte bashkëshorti yt dhe nuk e thirrën në SPAK

Tentoi t'i gjuante me shishe uji Ballës, Noka përplaset me punonjësit e Gardës

Tensione në Kuvend,Balla mban fjalën,punonjësit e Gardës vendosen para foltores dhe deputetëve të PD

"Ça mielli ke marrë, s'ta paskan dhënë të mirë", Rama: Nuk e dini ju fare çfarë droge marr unë

"KLGJ nuk duhet të bëjë korporatën", Ramës nuk i del e keqja: Mos u shqetësoni se u bë trysni

Rama: Gjithë kjo urgjencë për të burgosur Veliajn dhe jo për 21 janarin!

"As unë, as PS nuk lëviz nga ky pozicion", Rama: Këtu nuk kemi një çështje konkrete korrupsioni

"SPAK nuk është Vatikani", Rama: Kur antikorrupsioni del nga shinat, bëhet më i rrezikshëm

Rama: Jam këtu për historinë, e kam thënë që kur isha me flokë të zeza, s’ka bir k...!

"U njohëm içik si shumë", Rama i sulet Drejtesisë: Prokurori ka të drejtë dhe të çmendet

"Veliaj nuk është i pandehur", Rama: Vetë prokurori ka dyshime të bazuara në prova të pamjaftueshme

Dogjani ngatërron emrat e viktimave me deputetët:Në24janar vritet në Kamëz Lulzim Basha…Lulzim Visha

Braçe në Kuvend: KQZ bllokoi nismën për Bujqësinë, Celibashi i ka lexuar vetëm titullin

Arrestimi i Veliajt/ Të burgosurit te "313" dalin në dritare dhe thërrasin: O Erion, o hajdut!

Nga Çiljeta te Luiza, cilat janë figurat publike që morën pjesë te tubimi në mbështetje të Veliajt

Rama mbi ligjin, paralajmëron SPAK: Mos guxoni të kërkoni telefonin tim

Rama thumbon kreun e ILD: Nuk e di nëse është zgjuar, por mbase zgjohet dhe më dëgjon!

“Lamë brinjët në dispozicion të drejtësisë", Rama: Nuk kam asnjë pishman

Rama urdhëra Altin Dumanit: Heto gjyqtarët kamikazë të PD-së në GJKKO

"I njëjti me çështjen “Toyota Yaris”"/ Rama sulmon gjyqtarin: Ekstremist i djathtë

"400 faqe roman pa prova", Rama: Zv.ministrja e Punës është vendosur me kërkesë të Metës

Rama-Manjës: Si ka mundësi Ulsi nuk ka mjete për të regjistruar marrjen në pyetje?

"Të thuash blerje online 800 mijë euro për bizhu!" Rama: Në atë roman prej 400 faqesh nuk ka prova

Rama në mbledhjen e PS: Nuk ka zgjidhje tjetër për të thënë të vërtetën në një mjedis ku shkelmohet

"Ina Goxhaj është kushërira ime," Bushka: I kam sqaruar të drejtat e saj dhe vetëm kaq!

"Si t’jua shpjegon fëmijëve të mi dhe shokëve të tyre që jam e pafajshme?!" Bushka nën hetim

"Veliajn e njoh që nga fëmijëria",Bushka:Përfshirjen në hetime e kam dëgjuar në deklaratë për shtyp

"Ku jemi këtu që dikush të thotë çfarë të dojë?!" Rama: Minimalisht Bushka duhej thirrur dhe pyetur

Rama në mbledhjen e Grupit të PS-së: Nuk jemi hunj gardhi që të përcjellim lajme!

Rama: Kemi detyrën të kontribuojmë me opinionet tona për pavarësinë e drejtësisë

Veliaj i arrestuar, Bushka nën hetim,Rama: Kjo forcë politike nuk do marrë përsipër të japë pafajësi

Bushka nën hetim/ Rama në mbledhjen e Grupit: E mori vesh përfshirjen në akt-akuzë nga televizori

Sot seanca për masat e sigurisë, Ajola Xoxa mbërrin në GJKKO

“Më vjen keq që lodheni që në mëngjes!" Seanca për masat e sigurisë, Gentian Sula mbërrin në GJKKO

"E donte të ngrirë", Berisha: Rama nuk do donte t’ia linte partinë pas zgjedhjeve Veliajt!

"Ka edhe prokurorë të ndershëm e kurajozë",Berisha:SPAK është organizatë kriminale, flenë mbi krimin

"Te hoteli i Veliajt ka pjesë edhe Olsi",Berisha:Pse nuk u arrestua Erioni për djegësin 130 mln euro

"Shkalloi kur përmendi LaCivita-n", Berisha: Rama është tmerruar se ka hallin e vet, jo të Veliajt

"Berisha u persekutua njëlloj si Trump"/ Kreu i PD: Mesazhet e LaCivita kanë domethënie të madhe

Berisha: Chris LaCivita është kryetar i komitetit kombëtar të Partisë Republikane të Donald Trump

Takimi në Romë, Berisha: Ishte dëshmia më e sigurt e fitores së ardhshme të PD-së

"Drejtësia ishte e kapur", Rama: Dumani e ka pasur në tavolinë 21 janarin edhe kur ishte prokuror

Rama për arrestimin e Veliajt: Trajtohen si kriminelë kryetari i bashkisë dhe e shoqja

"Fuck you", shpërthimi i pazakontë gjatë kohës që ishte drejtpërdrejt, Rama: Kështu e kam unë

Rama: Heshtja jonë për 5 vjet është keqkuptuar edhe nga konsumatorët e reformës në drejtësi

Arrestimi i Veliajt/ "Nuk do t'i mbaj më për vete opinionet e mia", Rama: Heshtja jonë i ka ndihmuar

Drejtuesi i fushatës së Trump do të udhëheqë fushatën e opozitës, Rama: Shpallën fitoren se...