LIVE UPDATES
Ekonomi

BE dhe Ballkani Perëndimor, njëzet vjet shpresa dhe ëndrra

Më 21 qershor, ishte 20-vjetori i Samitit BE-Ballkan Perëndimor që u organizua në Selanik të Greqisë. Në këtë ngjarje historike, Bashkimi Europian dhe vendet anëtare dhe kandidate nga Ballkani Perëndimor, u mblodhën për të diskutuar mbi perspektivat e ardhshme.

16 Korrik 2023, 07:42 Nga I.A
BE dhe Ballkani Perëndimor, njëzet vjet shpresa dhe ëndrra
Foto Ilustruese

TIRANË- Vendet e Ballkanit Perëndimor, që dëshirojnë të anëtarësohen në BE, kanë mbështetjen e Sllovenisë në përpjekjen e tyre për t’u bashkuar me bllokun, shkruajnë udhëheqësit sllovenë, Nataša Pirc Musar, Robert Golob dhe Tanja Fajon. Nataša Pirc Musar është presidentja e Republikës së Sllovenisë. Robert Golob është kryeministër dhe Tanja Fajon është ministre e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë.

Më 21 qershor, ishte 20-vjetori i Samitit BE-Ballkan Perëndimor që u organizua në Selanik të Greqisë. Në këtë ngjarje historike, Bashkimi Europian dhe vendet anëtare dhe kandidate nga Ballkani Perëndimor, u mblodhën për të diskutuar mbi perspektivat e ardhshme.

BE-ja u zotua për të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që vendet e rajonit u zotuan për vlerat e përbashkëta të demokracisë, sundimit të ligjit, respektimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave, solidaritetit dhe ekonomisë së tregut.

Përfundimet e arritura në Samit mbeten një angazhim i qëndrueshëm për të gjithë ne në BE dhe për Ballkanin Perëndimor.

Sllovenia e vlerëson shumë Samitin, pasi ai dha një shpresë të re për stabilitetin e rajonit, pas disa vitesh luftëra, paqëndrueshmëri politike dhe stanjacion ekonomik, pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

Ai i dha jetë një ëndrre të re për një të ardhme europiane, që do të sjellë ndryshime pozitive: rritje të zhvillimit, përmirësim të lidhjeve dhe të kontakteve midis njerëzve.

Në njëzet vitet e fundit, është arritur shumë përmes bashkëpunimit. Ballkani Perëndimor ka rritur nivelin e qëndrueshmërisë. Vendet e rajonit sot gëzojnë një sistem pa viza dhe rajoni ka shënuar përparësi të qëndrueshme ekonomike.

BE-ja, deri tani, është donatori dhe investitori më i madh në rajon.

Sllovenia ka qenë një mbështetëse e fortë e zgjerimit të Bashkimit Europian. Ne kemi ndihmuar partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor, duke dhënë mbështetjen tonë politike dhe duke mbështetur proceset e lidhura me zgjerimin. Kjo ka qenë politika jonë afatgjatë që nuk do të ndryshojë.

Megjithatë, shumë mundësi janë humbur nga të dyja palët. Duket se entuziazmi fillestar për reformat në Ballkanin Perëndimor ka avulluar pjesërisht gjatë dy dekadave të fundit dhe si rezultat, drita në fund të tunelit për anëtarësimin në BE, duket se është më larg nga sa kishim shpresuar.

Megjithatë, BE-ja ka sfidat e veta dhe zgjerimi nuk ka qenë gjithmonë përparësi. Bashkimi Europian tani është i detyruar të përballet me pasojat e luftës në Ukrainë, gjë që na ka nxitur të rimendojmë qasjen tonë ndaj procesit të zgjerimit të BE-së.

Ne besojmë se procesi i zgjerimit është në thelb një zgjedhje strategjike, jo vetëm një ushtrim teknik. Megjithatë, zgjerimi i mëtejshëm duhet të ndjekë vizionin themelor të procesit të integrimit europian, i cili mbështetet në solidaritetin dhe përparimin e vendeve kandidate. Nevojiten vendime të guximshme politike.

Mesazhet tona për rajonin, Europën dhe botën, janë të qarta. Së pari, theksojmë se BE-ja është një zgjedhje shumë e mirë për rajonin, por u takon vendeve të Ballkanit Perëndimor të vendosin për të ardhmen e tyre.

Së dyti, Sllovenia nuk ka interesa egoiste në rajon. Politika jonë udhëhiqet nga solidariteti me vendet dhe njerëzit e Ballkanit Perëndimor. Sllovenia dëshiron atë që njerëzit duan: qëndrueshmërinë dhe sigurinë, si parakusht për zhvillimin dhe përparimin ekonomik. Vendet e Ballkanit Perëndimor që dëshirojnë të anëtarësohen në BE, kanë dhe do të kenë mbështetjen e Sllovenisë.

Marrë nga Monitor.al

be ballkani perëndimor

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet