LIVE UPDATES
Ekonomi

Përshpejtohen ndjeshëm të ardhurat dhe investimet publike në prill

Në prill, të ardhurat ishin gati 68 miliardë lekë, niveli më i lartë mujor i regjistruar ndonjëherë, me rritje prej 32% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë dhe me përshpejtim të ndjeshëm nga marsi, kur rritja vjetore ishte pothuajse zero për shkak të ecurisë së dobët të të ardhurave nga tatim fitimi.

17 Maj 2024, 14:39 Nga M.B
Përshpejtohen ndjeshëm të ardhurat dhe investimet publike në
Grafiku

TIRANA- Si të ardhurat ashtu dhe shpenzimet kanë pasur ecuri të mirë gjatë muajit prill, duke përshpejtuar ritmet e rritjes, sipas treguesve fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave. Në prill, të ardhurat ishin gati 68 miliardë lekë, niveli më i lartë mujor i regjistruar ndonjëherë, me rritje prej 32% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë dhe me përshpejtim të ndjeshëm nga marsi, kur rritja vjetore ishte pothuajse zero për shkak të ecurisë së dobët të të ardhurave nga tatim fitimi.

Si rrjedhojë, të ardhurat për 4-mujorin u rritën me 11.6% me bazë vjetore, nga 4.9% që ishte zgjerimi për 3-mujorin. Buxheti mblodhi për 4-mujorin 24.1 miliardë lekë më shumë. Ndikimin kryesor në rritjen e të ardhurave e dhanë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore (7.2 miliardë lekë), TVSH neto (3.9 miliardë lekë), tatimi mb të ardhurat personale (2.9 miliardë lekë). Ndruyshe nga viti i kaluar në rritje ishin dhe të ardhurat doganore (+4.4 miliardë lekë)

Të njëjtën tendencë kishin dhe shpenzimet kapitale në prill. Pas një tremujori të parë me realizimin investimesh shumë të ulët, në prill u shpenzuan 9.3 miliardë lekë, nga 15.5 miliardë lekë që ishte zëri i shpenzimeve kapitale për gjithë 4 mujorin. Shpenzimet e prillit ishin gati dy herë më të larta se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Ministria e Financave sqaroi se Të ardhurat totale, për 4-mujorin e parë të vitit 2024 u realizuan në masën 103.5% të planit të së njëjtës periudhë.

Shpenzimet e përgjithshme publike për periudhën 4-mujore të vitit 2024, arritën në rreth 185.8 miliardë lekë me një realizim në masën 96.8 për qind të planit, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë 7.4 për qind më të larta ose rreth 12.76 miliardë lekë më shumë.

Të ardhurat totale, për periudhën 4-mujore arritën në rreth 231.64 miliardë lekë ose 103.5% e planit të së njëjtës periudhë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, u mblodhën rreth 24.1 miliardë lekë më shumë, ose 11.6% më shumë se katër-mujori i vitit 2023.

Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT), arritën në 198.4 miliardë lekë, 18.5 miliardë ose 10.3% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, si dhe 4 miliardë ose 2.1% më shumë se plani 4-mujor për vitin 2024.

Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) arritën në 68.9 miliardë lekë, 4.4 miliardë lekë ose 6.9% më shumë se 4 mujori 2023, si dhe 506 milionë lekë ose 0.7% më shumë se plani i të ardhurave doganore për 4 mujorin e vitit 2024.

Të ardhurat nga TVSH në import për 4-mujorin rezultojnë 47.4 miliardë lekë, 2.7 miliardë lekë ose 6.1% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, si dhe 285 milionë ose 0.6% më pak se plani për 4 mujorin 2024.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 17.7 miliardë lekë, 1.7 miliardë lekë ose 10.4% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023, si dhe 646 milionë lekë ose 3.8% më shumë se plani i akcizës për 4-mujorin 2024.

Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1 miliard lekë, 59 milionë ose 5.6% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe realizim në masën 97.3% kundrejt planit për 4-mujorin 2024.

Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 2.8 miliardë lekë, 126 milionë lekë ose 4.8% më shumë se 4 mujori 2023, si dhe realizim në masën 106.6% kundrejt planit.

Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 4 mujorin 2024 arritën në 129.5 miliardë lekë, 14.1 miliardë ose 12.2% më shumë se 4 mujori i vitit të kaluar, si dhe 3.5 miliardë lekë, ose 2.8% më shumë se plani i 4 mujorit 2024.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), arritën në 19.6 miliardë lekë, 3.9 miliardë ose 24.4% më shumë se 4 mujori 2023, si dhe 488 milionë ose 2.4% më pak se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 4 mujorin 2024.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 24.5 miliardë lekë, 1.3 miliardë lekë, ose 5.2% më pak se 4 mujori 2023, si dhe 2 miliardë lekë ose 8.7% më shumë se plani i 4 mujorit të vitit 2024 për Tatimin mbi Fitimin.

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 21 miliardë lekë, 2.9 milardë lekë ose 16.2% më shumë se 4 mujori 2023, si dhe 425 milionë ose 2.1% më shumë se plani i 4 mujorit 2024.

Taksat nacionale, për peridhën 4 mujore 2024 u realizuan në masën 13.2 miliardë lekë, 1.4 miliardë lekë ose 12.1% më shumë se 4 mujori 2023, si dhe 45 milionë lekë ose 0.3% më pak se plani për 4 mujorin 2024.

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 51.2 miliardë lekë, 7.2 miliardë lekë ose 16.3% më shumë se 4 mujori 2023, si dhe realizim 103.3 % të planit për 4-mujorin 2024.

Shpenzimet e përgjithshme publike për periudhën 4 mujore të vitit 2024 arritën në rreth 185.8 miliardë lekë me një realizim në masën 96.8 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ky zë ka rezultuar 7.4 për qind më i lartë ose rreth 12.76 miliardë lekë më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 4-mujorin e vitit 2024 u realizuan në masën 25.2 për qind të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 25 për qind të planit vjetor sipas Aktit Normativ nr. 1 datë 21.02.2024 (AN nr.1).

Shpenzimet korente për periudhën 4 mujore të vitit 2024 rezultuan në rreth 170.3 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 10 përqind më i lartë ose rreth 15.4 miliardë lekë më shumë.

Shpenzimet kapitale shënuan përshpjetim gjatë muajit prill dhe për periudhën 4 mujore të vitit 2024 kanë një realizim në masën rreth 15.5 miliardë lekë ose 96.4 përqind në raport me fondet e planifikuara për këtë periudhë./ Monitor

investimet

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet