LIVE UPDATES
Ekonomi

Publikohet drafti për ngritjen e Dhomës Ekonomike Kombëtare, Anëtarësimi i detyrueshëm, tarifat vjetore nisin nga 1,000 për biznesin e vogël

Në draft përcaktohen rregullat e organizimit dhe funksionimit të Veprimtarisë së Dhomës Ekonomike Kombëtare (DHEK), që vjen si nevojë e reformimit të modelit aktual të dhomave të tregtisë dhe industrisë.

14 Maj 2024, 07:48 Nga M.B
Publikohet drafti për ngritjen e Dhomës Ekonomike Kombëtare,
Foto ilustruese

TIRANA- Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit publikoi për konsultim projektligjin e ri “Për Dhomën Ekonomike Kombëtare’’. Në draft përcaktohen rregullat e organizimit dhe funksionimit të Veprimtarisë së Dhomës Ekonomike Kombëtare (DHEK), që vjen si nevojë e reformimit të modelit aktual të dhomave të tregtisë dhe industrisë. Sipas relacionit të projektligjit të gjitha subjektet tregtare të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit do të jenë anëtare të DHEK, me përjashtim të subjekteve që janë anëtarë në dhoma apo urdhra profesionalë të krijuar me ligj të veçantë.

Për subjektet tregtare, biznes i vogël, përcaktohet se do të paguajnë një tarifë vjetore regjistrimi në vlerën 1000 lekëve. Ndërsa, për subjektet e tjera tregtare sipas kategorive përkatëse, tarifa vjetore e regjistrimit vendoset nga Asambleja e Përgjithshme e DHEK, bazuar në kriteret e përcaktuara në statutin e DHEK. Anëtarët e Dhomës Ekonomike Kombëtare do të paguajnë tarifën vjetore të regjistrimit brenda datës 30 prill të çdo viti. Projektligji përcakton se nga momenti i hyrjes në fuqi i ligjit, për vitin e parë subjektet tregtare nuk do të paguajnë tarifë. Kjo periudhë do të mbështetet financiarisht sipas parashikimeve të dispozitave tranzitore nga buxheti i shtetit.

“Tarifa vjetore e regjistrimit sipas kategorive përkatëse dhe kritereve statutore do të përcaktohet nga Asambleja e Përgjithshme e DHEK, si organi kolegjial më i madh i dalë nga zgjedhjet periodike dhe ku gjejnë përfaqësim të gjitha dhomat rajonale. Në varësi të situatës ekonomike, nevojave të DHEK apo me kërkesë të subjekteve tregtare, DHEK mund të rishikojë vendimmarrjen e saj.

Për të mos penguar regjistrimin e bizneseve të reja, projektligji ka parashikuar një tarifë vjetore regjistrimi fikse në DHEK për të gjitha subjektet tregtare që regjistrohen për herë të parë në QKB, në vlerën 1000 (njëmijë) lekë. Të gjitha subjektet tregtare që janë objekt rregullimi i këtij projektligji dhe që regjistrohen për herë të parë, detyrohen të depozitojnë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, edhe dokumentin që vërteton pagesën e tarifës vjetore të regjistrimit në DHEK.

Tarifa vjetore e regjistrimit për anëtarët e dhomave bilaterale dhe multilaterale është 1000 (njëmijë) lekë. Për këta anëtarë, tarifa është fikse e përcaktuar nga ligji, për të mos rënduar financiarisht subjektet tregtare që paralelisht paguajnë tarifa në dhomat bilaterale dhe multilaterale, dhe mbi të gjitha sepse anëtarët e këtyre dhomave e kanë të lidhur anëtarësinë e tyre në këto dhoma me përfaqësimin e interesave të shteteve të tjera. Anëtarët e dhomave dhe shoqatave bilaterale, vërtetojnë dhe njoftojnë anëtarësinë apo regjistrimin e tyre në këto dhoma, pranë DHEK brenda datës 30 prill të çdo viti”, përcaktohet në relacion.

Drafti i ri është kundërshtuar nga 19 shoqata biznesi dhe dhoma tregtie që në mesin e muajit prill në letrën drejtuar Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj, ku kundërshtojnë projektligjin që parashikon anëtarësimin me detyrim të gjithë bizneseve në një Dhomë Ekonomike Kombëtare. Në letër bizneset shprehen se, ndërkohë që organizimi i bizneseve në Dhoma Tregtie është një formë e mirë e zhvillimit dhe e përcjelljes së mendimit të çdo lloj kategorie biznesi, ato janë të shqetësuara për anëtarësimin e detyrueshëm të biznesit, pasi rrit kostot për ta dhe bizneset.

Sakaq projektligji parashikon se organizimi dhe funksionimi i plotë i Dhomës Ekonomike Kombëtare kalon në një periudhë kalimtare, e cila zgjat deri në 31 dhjetor 2025 dhe do të mbështetet financiarisht nga buxheti i shtetit. Gjatë kësaj periudhe kalimtare, një Komision i Përkohshëm Teknik do të ngrihet për të siguruar organizimin e zgjedhjeve të para dhe mbështetjen për ngritjen e strukturës administrative./ Monitor

dhoma ekonomike kombetare

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet