LIVE UPDATES
Ekonomi

Drafti, nëpunësit e njësive teknike të AKSHI-t, deri 500 mijë lekë në muaj shtesë mbi pagën

Të paktën kështu parashikon një draft i nxjerrë për konsultim nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit e cila argumenton se kjo është një mënyrë për të plotësuar me staf të përshtatshëm pozicione kyçe që për hir të pagave më të ulëta se tregu mbeten të paplotësuara.

14 Maj 2024, 14:56 Nga M.B
Drafti, nëpunësit e njësive teknike të AKSHI-t, deri 500
Foto ilustruese

TIRANA- Nëpunësit e njësive teknike të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe drejtori i përgjithshëm i saj mund të përfitojnë shtesë mbi pagën deri në 500 mijë lekë. Të paktën kështu parashikon një draft i nxjerrë për konsultim nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit e cila argumenton se kjo është një mënyrë për të plotësuar me staf të përshtatshëm pozicione kyçe që për hir të pagave më të ulëta se tregu mbeten të paplotësuara.

Konkretisht në nenin 34 të ligjit “Për qeverisjen elektronike” parashikohet se “Drejtori i Përgjithshëm dhe nëpunësit e njësive teknike të përmbajtjes së AKSHI-t, përveç pagës sipas kategorive të pagës së përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, përfitojnë një shtesë për natyrë të veçantë pune deri në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë në muaj. Masa e shtesës për natyrë të veçantë për secilën kategori përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

Relacionin që shoqëron këtë projektligj argumenton se kjo masë heq kufizimin që ka AKSHI për të rekrutuar staf cilësor me kushtet e tregut.

“Është parashikuar edhe përfitimi i një shtese për natyrë të veçantë pune çdo muaj. Ky parashikim vjen si rezultat i vështirësive të vazhdueshme që AKSHI has në lidhje me rekrutimin e stafit për shkak të pagave të kufizuara, të cilat nuk janë në nivelin e pagave që ofron tregu për këto detyra dhe funksione specifike.

Sqarojmë se, pagat e punonjësve që përmbushin funksione të tilla specifike në fushën e teknologjisë së informacionit, janë relativisht të larta në treg. AKSHI aktualisht për shkak të kuadrit ligjor ekzistues, has pengesa për rekrutimin e ekspertëve më të mirë. Pra mungon një skemë atraktive pagash që të sigurojë përthithjen e nevojshme të ekspertizës së burimeve njerëzore dhe më tej qëndrueshmërinë e tyre në Agjenci”, thuhet në relacion.

Drafti i rishikuar i ligjit i nxjerrë tashmë për konsultim parashikon gjithashtu ofrimin e shërbimit të nënshkrimit elektronik për shtetasit shqiptar dhe të huaj, ndryshim ky i cili sjell risi të shumta për qytetarët, duke përfshirë lehtësimin e procedurave administrative, reduktimin e nevojës për printim dhe dorëzim fizik të dokumenteve dhe sigurimin e një mënyre të sigurt dhe më të lehtë për të firmosur dokumentet.

Një tjetër ndryshim i propozuar në projektligj është edhe shfuqizimi i ligjit nr.13/2016 me të cilin funksionon ADISA. Me shkresën nr. 56 prot., datë 22.01.2024, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje ka përcjellë kërkesën për shfuqizimin e ligjit nr.13/2016, “Për mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel në Republikën e Shqipërisë”, i cili është ligji themeltar i funksionimit të ADISA-s, duke qenë se, me mbylljen e sporteleve fizike, si dhe duke mbajtur në konsideratë se 50% e përmbajtjes tij është e pazbatueshme për arsye se tanimë e ka kryer misionin që kishte, duhet shfuqizuar./ Monitor

aksh

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës