LIVE UPDATES
Ekonomi

Pensionet e pjesshme “shpëtojnë” buxhetin nga kosto e subvencionimeve

Në vitin 2024 të ardhurat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore  arritën në 175 miliardë lekë, nga të cilat 139 miliardë ishin hyrje të drejtpërdrejta nga kontributet dhe pjesa tjetër prej 38 miliardë lekësh u mbulua nga buxheti i shtetit si pjesë e detyrimeve ligjore që rrjedhin nga skemat suplementare, skemat e minatorëve, të fshatit dhe të tjera që rrjedhin nga ligji i sigurimeve shoqërore.

7 Korrik 2025, 07:16 Nga M.B
Pensionet e pjesshme “shpëtojnë” buxhetin nga kosto e
Foto ilustruese

TIRANA- Subvencioni i buxhetit për skemën publike të pensioneve po shënon rënie si në vlerë ashtu edhe në përqindjeje të PBB viti pas vitit, duke lehtësuar ndjeshëm buxhetin e shtetit. Në vitin 2024 të ardhurat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore  arritën në 175 miliardë lekë, nga të cilat 139 miliardë ishin hyrje të drejtpërdrejta nga kontributet dhe pjesa tjetër prej 38 miliardë lekësh u mbulua nga buxheti i shtetit si pjesë e detyrimeve ligjore që rrjedhin nga skemat suplementare, skemat e minatorëve, të fshatit dhe të tjera që rrjedhin nga ligji i sigurimeve shoqërore.

Në anën tjetër shpenzimet totale të ISSH-së në vitin 2024 arritën në 188, 626 miliardë lekë. Sipas të dhënave zyrtare të ISSH-së deficiti që mbulohet nga taksa e tjera të buxhetit të shtetit arriti në 13, 5 miliardë lekë ose 0.5 % të PBB-së, niveli i ulët historik.

Në vitin 2015 subvencioni i skemës së pensioneve ishte 26 miliardë lekë ose 1.82 për qind e PBB-së. Ndërmjet 2015 dhe 2024 subvencioni i buxhetit për skemën e pensioneve është përgjysmuar në vlerë dhe është ulur me shumë se  tre herë në raport me PBB-në (shiko grafikun bashkëngjitur).

Subvencioni i skemës së pensioneve është shuma që jep buxheti i shtetit për të mbuluar deficitin financiar të skemës së sigurimeve shoqërore, përkatësisht të pensioneve. Në terma të thjeshtë, kjo është ndihma financiare që qeveria jep çdo vit, sepse kontributet që paguhen nga të punësuarit dhe punëdhënësit  dhe pagesat e drejtpërdrejta nga skemat suplementare nuk mjaftojnë për të paguar pensionet që u takojnë pensionistëve.

Subvencioni nga buxheti për skemën publike të pensioneve para pandemisë ka qëndruar mbi 27 miliardë lekë çdo vit, megjithatë, që nga viti 2022, vërehet një rënie e ndjeshme, nga 22,9 miliardë lekë në 2022 në 14,6 miliardë lekë në 2023 dhe më tej në 13,5 miliardë lekë në 2024.

Rënia e subvencioneve nga buxheti i shtetit erdhi për dy arsye. E para të ardhurat nga kontributet e drejtpërdrejta janë rritur ndjeshëm vitet e fundit nga rritja e pagës minimale, e pagave në sektori privat dhe në atë publik. Nga 2020 në 2024 të ardhurat nga kontributet e drejtpërdrejta u rriten me 67 për qind, ose 550 milionë euro më shumë.

Nga ana tjetër shpenzimet e skemës u mbajtën nën kontroll megjithë rritjen e numrit të pensionistëve. Prej gati një dekade pensionet e reja të pleqërisë dalin më të ulëta se pensioni mesatar pasi përfituesit nuk arrijnë plotësojnë kriterin kryesor vitet e sigurimit.

Të dhënat tregojnë se, presioni mbi buxhetin e shtetit për subvencionin e skemës së pensioneve është ulur ndjeshëm dhe qeveria ka më shumë hapësira për të shpërndarë bonuse ose për një përqindje rritjeje më shumë se inflacioni./ Monitor

pensionet e pjesshme

Sondazh

Poll
Ekonomi 5 Korrik 2025, 13:30 M.B

Analiza: Paqe fiskale, por me kosto

Foto ilustruese TIRANA- Ekspertë fiskalë dhe auditues pohojnë se prezantimi i Paqes Fiskale nxiti mosshlyerjen e detyrimeve nga bizneset n&e...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet