LIVE UPDATES
Ekonomi

Analiza: Paqe fiskale, por me kosto

Rritja e detyrimeve të papaguara prej 50 milionësh eurosh në muajin maj, vetëm një muaj pas prezantimit të nismës “Paqja Fiskale”, për ekspertët fiskalë dhe audituesit ligjorë erdhi pasi shumë biznese, në vend që të shlyenin detyrimet, po presin për faljen.

5 Korrik 2025, 13:30 Nga M.B
Analiza: Paqe fiskale, por me kosto
Foto ilustruese

TIRANA- Ekspertë fiskalë dhe auditues pohojnë se prezantimi i Paqes Fiskale nxiti mosshlyerjen e detyrimeve nga bizneset në muajin maj. Sipas Tatimeve, detyrimet e pashlyera arritën rreth 50 milionë euro. Ekspertët paralajmërojnë se zbatimi i faljeve do të dëmtojë disiplinën fiskale, ndërsa theksojnë nevojën për më shumë qëndrueshmëri të politikave fiskale sesa përjashtime.

Rritja e detyrimeve të papaguara prej 50 milionësh eurosh në muajin maj, vetëm një muaj pas prezantimit të nismës “Paqja Fiskale”, për ekspertët fiskalë dhe audituesit ligjorë erdhi pasi shumë biznese, në vend që të shlyenin detyrimet, po presin për faljen.

“Paqja Fiskale”, e prezantuar në prill nga Ministria e Sipërmarrjes dhe Klimës së Biznesit parashikonte fshirjen e detyrimeve tatimore më të vjetra se 10 vjet, si dhe një falje të pjesshme për detyrimet e akumuluara nga 5 deri në 10 vite. Skema synon të lehtësojë bizneset debitore dhe të pastrojë regjistrat e Tatimeve nga borxhet e vjetra, ku pritshmëria për arkëtime është e ulët, por sipas ekspertëve ndodhi e kundërta.

“Detyrimi shtesë tatimor prej 4,7 miliardë lekësh i arritur vetëm në muajin maj është tregues i qartë se premtimi për falje nuk ka nxitur pagesën, por përkundrazi ka ndikuar në rritjen e mospagimeve. Kjo tregon se shumë biznese po presin përfitime pa përmbushur detyrimet, duke vënë në pikëpyetje efikasitetin e nismës”, shprehet audituesi ligjor, Julian Saraçi.

Eksperti fiskal, Artur Papajani, e konsideron si thirrje “paralajmëruese” të administratës tatimore për pagimin e detyrimeve treguesin e detyrimit të akumuluar në muajin maj. Ai shton se nëse këto shifra nuk janë parë në periudha të mëparshme, atëherë rritja e borxhit në muajin maj është efekt i drejtpërdrejtë i politikës së faljes.

“A ka qenë kjo shifër disa miliardëshe e dukshme në periudha të mëparshme, më parë se të prezantohej kjo falje masive? Nëse jo, pra ajo është e pazakontë, atëherë është e ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga projekti i faljes masive. Në këtë mënyrë, ne mund të interpretojmë edhe bërjen publike të një shifre të tillë, si dhe thirrjen ‘paralajmëruese’ të administratës tatimore për tatimpaguesit, që ata të plotësojnë misionin e tyre deri në fund. Ky ishte një qëndrim korrekt që rezonon me misionin e asaj administrate: mbledhja e të ardhurave tatimore duke promovuar vetëpërmbushjen nga çdo tatimpagues”.

Edhe Sajmir Laçej, avokat i studios për konsulencën e biznesit “ASL Tax & Legal Advisors” e sheh prezantimin në parim të Paqes Fiskale si keqinterpretim që mund të përkeqësojnë pozitat e tatimpaguesve. Ekspertët paralajmërojnë se kjo politikë mund të dëmtojë disiplinën fiskale për një kohë të gjatë.

“Në 16 vitet e fundit janë bërë të paktën 6 falje. Nga 500 milionë euro borxhe, kemi shkuar në mbi 1,5 miliardë euro. Kjo tregon se faljet nuk i kanë zgjidhur problemet, vetëm i kanë shtyrë. Në këto kushte, mendoj se nisma të tilla, me një frekuencë të paneglizhueshme, në vend që të pastrojnë regjistrin e borxhlinjve, pastrojnë regjistrin e paguesve. Pra sjellin efekt të kundërt”, pohon Artur Papajani.

Edhe audituesi Julian Saraçi thotë se bizneset po mësohen të mos paguajnë, sepse presin që gjithmonë të vijë një falje tjetër. Sipas tij, në vend që të ndihmojë formalizimin, kjo nismë po dëmton besimin dhe ndershmërinë në sistemin fiskal.

“Nëse amnistitë bëhen çdo pak vite, siç ka ndodhur në Shqipëri, ku janë miratuar 6 nga 9 propozime në 16 vjet, ato nuk shihen më si përjashtime, por si cikël i zakonshëm. Në këtë mënyrë, shumë subjekte krijojnë strategji të qëllimshme mospagimi, duke konsideruar se një tjetër falje do të vijë sërish. Kjo sjellje çon në krijimin e një klime të pasigurt fiskale për investitorët dhe penalizon bizneset që ndërtojnë sjellje të qëndrueshme financiare. Në mungesë të një parashikueshmërie fiskale, ekonomia vuan nga mungesa e planifikimit afatgjatë. Për këtë arsye, gjykoj që po, ekziston një rrezik serioz që kjo nismë të kthehet në precedent të dëmshëm”, pohon ai.

Nisma pritet të nisë të shqyrtohet për miratim në muajin shtator pas formimit të qeverisë së re, sipas burimeve afër institucioneve ligjzbatuese. Por, si Ministria e Financave edhe Ministria e Sipërmarrjes për Klimën e Biznesit nuk pranuan të jepnin sqarime mbi shtyllat kryesore të nismës së propozuar dhe efektet për perceptim të zbatimit të saj te bizneset.

Po ata që paguajnë rregullisht?

Çfarë ndodh me ata që kanë qenë të rregullt dhe i kanë paguar taksat në kohë? Për ekspertin fiskal Artur Papajani, është më i rrezikshëm efekti i dekurajimit të tatimpaguesve të rregullt, që do ta shohin zbatimin e ligjit me zhgënjim.

“Një pjesë syresh, me apo pa vullnet, mund të tërhiqet nga principet e korrektesës e të kalojë në krahun tjetër. Ligji për ta shihet me zhgënjim! Ai nuk është më avokat e mburojë e të drejtit, por avantazh për shkelësit. Duhet pranuar që do të shfaqet një konkurrencë e pandershme dhe nuk ka ligj e mendje që ta shmangë”.

Edhe audituesi ligjor Julian Saraçi ngre shqetësimin për një “pabarazi fiskale” që dëmton konkurrencën e ndershme në treg. “Amnistitë e përsëritura krijojnë një ndarje të padrejtë mes tatimpaguesve që paguajnë me korrektesë dhe atyre që presin falje.

Në terma të teorisë së drejtësisë fiskale, kjo përbën regresivitet të fshehtë, ku ata që paguajnë më shumë përballen me barrë disproporcionale, ndërsa shmangësit përfitojnë në mënyrë disproporcionale. Kjo cenon besimin në sistemin fiskal dhe krijon perceptimin se ligji nuk zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë. Avokati Sajmir Laçej e sheh ndryshe. Ai thotë se faljet mund të jenë të pranueshme nëse bëhen me kujdes dhe si pjesë e një rishikimi të thellë të sistemit tatimor.

Sipas tij, problemi nuk janë vetëm bizneset, por edhe penalitetet shumë të larta dhe sjellja shpesh arbitrare e administratës tatimore.

“Nismën do ta përkufizoja si një mundësi për reflektim me qëllim korrektimin e politikave jo të efektshme të taksimit, rishikimin e nivelit të penaliteteve dhe mangësive të strukturave inspektuese, respektimin e afateve të parashkrimit për detyrime të paarkëtuara, uljen e kostove administrative dhe të biznesit në proceset e zgjatura gjyqësore. Për secilin komponent ka vend për konsultime me grupet e interesit për të shmangur devijimin e kësaj nisme në demotivim të respektimit të ligjit”.

Po si duhet të zbatohet falja, rekomandimet e ekspertëve

Për ekspertët njëzëri falja nuk duhet të zbatohet si qëllim në vetvete, por pjesë e një pakete të plotë reformash, që përfshin përmirësimin e administratës tatimore, rregullimin e sistemit të ankesave dhe një ligj më të drejtë për të gjithë.

“Përmbajtja e nismës të kuptohet e pranohet, jo si një projektligj i veçantë, por si një paketë e plotë masash me efekte të kontrollueshme e të matshme. Nuk ka kuptim të fshihen në masë detyrimet e papaguara e të mos lëndosh e jo më të zbatosh paketën e masave antiinformalitet. Deri më sot, sa i takon fenomenit, dukja është formale e pesimiste, brendia është për të ardhur keq. Duke menduar që rreth 40% e shumës totale të borxhit vjen nga penalitetet, si rezultat i një mendësie të politikave të ndryshkura fiskale, një tjetër sjellje do të ishte e kërkueshme.

Ndërsa një katarsis i burimeve njerëzore duhet të jetë prioritet i paketës së masave organizative. Efekti negativ, që sjell në sistemin tatimor, organizimi i sotëm i ankimimit administrativ, si dhe gjyqësor administrativ, me procedura të shumëzgjatura apo të dyshimta, duhet të frenohet së pari e të zhduket në një kohë të dytë”, nënvizon Artur Papajani.

Avokat Laçej thotë se faljet janë të mirëpritura, me kusht që të mos cenohet parimi i barazisë para ligjit në lidhje me pagesat e principalit të detyrimeve dhe interesave përkatëse.

“Për sa u përket gjobave ka vend për të arsyetuar ndikimin, i lidhur me nivelin e subjektivizmit të strukturave kontrolluese dhe ashpërsinë e masave ndëshkuese”, pohoi ai.

– mbi 10 vite detyrime të papaguara parashikohen si fshirje e plotë, sipas nismës së Paqes Fiskale të prezantuar nga ministrja e Sipërmarrjes dhe Klimës së Biznesit, Delina Ibrahimaj

– 50% fshirje parashikohet për detyrimet e papaguara prej 5 deri në 10 vitesh nëse do të kryhet pagesë e menjëhershme për 50% të pjesës tjetër të detyrimit

– 25% fshirje parashikohet për detyrimit e papaguara prej 5 deri në 10 vitesh nëse për pjesën e mbetur lidhet marrëveshje për pagesë me këste brenda vitit

– Për borxhet 1-5-vjeçare, parashikohet të ketë fshirje të plotë të gjobave dhe kamatëvonesave nëse paguhet detyrimi i plotë

– 1,6 miliardë euro ka arritur deri në dhjetor 2024 borxhi tatimor sipas të dhënave të Tatimeve

– 4,7% është rritur borxhi tatimor krahasuar me fillimvitin apo 7,3 miliardë lekë më shumë. Rritja është më e ngadaltë se në vitin paraardhës, kur ishte rreth 12% më e lartë.

– 62% përfaqësojnë principalin e detyrimit tatimor, 33% janë penalitete dhe 5% kamatëvonesa, që në total përbëjnë 39% të shumës, shpesh të mbartura ndër vite nga mosshlyerje të zgjatura

– 12,5 miliardë lekë, ose rreth 8% e totalit, janë aktualisht në procese gjyqësore dhe praktikisht të pambledhshme në afat të shkurtër

– 104,7 miliardë lekë apo rreth 1 miliard euro arrijnë detyrimet e papaguara mbi 5 vjet

– 32,8 miliardë lekë apo rreth 335 milionë euro, ose rreth 20% të stokut të përgjithshëm arrijnë detyrimet e papaguara nga 2 deri në 5 vite

– 10,4 miliardë lekë, apo rreth 106 milionë euro arrijnë detyrimet e papaguara me afat nga 1 deri në 2 vjet

– 4,2 miliardë lekë, apo rreth 43 milionë euro, ose 3% e totalit, janë detyrime të papaguara me një afat deri në 3 muaj

– 2,8 miliardë e lekëve apo rreth 28,5 milionë euro (2% e stokut total) janë detyrimet e papaguara me afat nga 3 deri në 6 muaj

– 7,3 miliardë lekë, apo rreth 74 milionë euro (4,5% e stokut total) janë detyrimet e papaguara me afat nga 6 deri në 12 muaj

– 64% e debitorëve janë biznese pasive, me një vlerë detyrimi të papaguar prej 1,2 miliardë eurosh dhe mbajnë 74% të shumës së borxhit

– 40% të numrit total të debitorëve janë tatimpagues dhe mbajnë 26% të borxhit total (41,6 miliardë lekë)./ Monitor

paqe fiskale

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet