LIVE UPDATES
Ekonomi

“Arratisja” e kapitalit, bizneset dhe individët shqiptarë kanë investuar 1.57 mld euro jashtë vendit

Disa prej kompanive më të mëdha shqiptare në sektorë si telekomunikacioni, ndërtimi, banka dhe energjia kanë filluar të zgjerojnë praninë e tyre në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe rajone të tjera të Ballkanit, duke krijuar degë ose duke investuar në partneritete.

4 Korrik 2025, 07:28 Nga N.F
“Arratisja” e kapitalit, bizneset dhe individët shqiptarë
Foto

TIRANË- Përgjatë 2017–2024, Shqipëria ka shfaqur një rritje graduale, por të qëndrueshme në nivelin e investimeve që bizneset dhe individët shqiptarë bëjnë jashtë vendit. Një raport i Institutit Ndërkombëtar të Vjenës për Studime ekonomike (wiiw) evidentoi se në vetëm 7 vjet investimet e Shqipërisë jashtë vendit janë katërfishuar, nga 393 milionë euro me 2017 në 1.57 miliardë euro në vitin 2024.

Disa prej kompanive më të mëdha shqiptare në sektorë si telekomunikacioni, ndërtimi, banka dhe energjia kanë filluar të zgjerojnë praninë e tyre në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe rajone të tjera të Ballkanit, duke krijuar degë ose duke investuar në partneritete.

Disa grupe familjare që kanë konsoliduar kapital të konsiderueshëm në dekadën e fundit po diversifikojnë portofolin përmes investimeve jashtë vendit, sidomos në tregje me kosto të ulët ose lidhje të forta kulturore e gjuhësore si Kosova.

Gjithashtu Integrimi gradual me BE-në dhe marrëveshjet rajonale kanë lehtësuar qarkullimin e kapitalit. Përmirësimi i sistemit bankar dhe aksesit në shërbime ndërkombëtare financiare ka ndihmuar në transferimin më të lehtë të fondeve për investime jashtë vendit.

Disa kompani shqiptare janë tërhequr nga regjimet tatimore më të lehta në rajon, veçanërisht në Kosovë dhe Maqedoni, duke i përdorur këto vende si qendra operacionale ose të regjistrimit të biznesit.

Në disa raste, investimi “në dalje” përfshin kapitalin që lëviz nga Shqipëria drejt nismave të drejtuara nga shqiptarë të diasporës, në Itali, Zvicër apo Gjermani, sidomos në sektorin e pasurive të paluajtshme, transportit dhe tregtisë.

Megjithatë Shqipëria ka një bazë prodhuese të kufizuar dhe numër të vogël korporatash me kapacitet për ekspansion ndërkombëtar. Kapitali i njerëzor me aftësi të ulëta dhe mungesa e kapaciteteve për të konkurruar në sektorë me vlerë të shtuar kufizon zgjerimin jashtë.

Rritja e FDI-së në dalje nga Shqipëria është një tregues pozitiv i kapacitetit në rritje të ekonomisë shqiptare për të eksportuar kapital dhe eksperiencë.

Stoku të përgjithshëm i investimeve në dalje në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor ishte 9.4 miliardë euro në 2024. Serbia dominon me 5.1 miliardë euro, ndërsa vendet e tjera si Shqipëria (1.6 mld euro), Kosova (1.2 mld euro) dhe Bosnja (793 mln euro).

Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë bërë përparim modest, por ngelen shumë pas fqinjëve të tyre lindorë në BE. Investimet në dalje janë tregues kyç jo vetëm i forcës ekonomike, por edhe i integrimit të kompanive kombëtare në zinxhirët ndërkombëtarë të vlerës. Për vendet e Ballkanit perëndimor kapërcimi i këtij hendeku do të kërkojë më shumë reforma strukturore, ndihmë teknike dhe qasje në kapital të lirë analizojnë ekspertët e Institutit të Vjenës./ Monitor

biznese investime jashte

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet