LIVE UPDATES
Ekonomi

Tregtia online nën vëzhgim/ ISHMT: Të rishikohet ligji për mbrojtjen e konsumatorit

Produktet që ofrohen nga platformat online apo rrjetet sociale shpesh nuk përmbushin standardet ligjore të sigurisë dhe cilësisë, duke vënë në pikëpyetje mbrojtjen e konsumatorit dhe efektivitetin e strukturave shtetërore që kanë për detyrë të garantojnë këtë mbrojtje.

4 Korrik 2025, 15:17 Nga M.B
Tregtia online nën vëzhgim/ ISHMT: Të rishikohet ligji për
Foto ilustruese

TIRANA- Me zgjerimin e tregtisë elektronike dhe popullaritetin në rritje të blerjeve online në Shqipëri, siguria e konsumatorëve dhe përputhshmëria ligjore e produkteve që qarkullojnë në internet po bëhen sfida gjithnjë e më të rëndësishme.

Produktet që ofrohen nga platformat online apo rrjetet sociale shpesh nuk përmbushin standardet ligjore të sigurisë dhe cilësisë, duke vënë në pikëpyetje mbrojtjen e konsumatorit dhe efektivitetin e strukturave shtetërore që kanë për detyrë të garantojnë këtë mbrojtje.

Në këtë kuadër, është bërë e domosdoshme rishikimi i ligjit nr. 9902, datë 17.04.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, me synim që t’i jepet Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) kompetenca për të kontrolluar dhe zgjidhur ankesat që vijnë nga blerjet online.

Aktualisht, ISHMT nuk ka as infrastrukturën dhe as mjetet e duhura për të kryer inspektime në platforma online apo në rrjete sociale që ofrojnë produkte për shitje. Një nga sfidat kryesore është mungesa e të dhënave identifikuese të tregtarëve – si NIPT apo adresë fizike – gjë që e bën pothuajse të pamundur ndjekjen e rasteve problematike.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në periudhën janar-gusht 2024 janë trajtuar 20 ankesa nga ISHMT, ku 12 prej tyre kanë qenë për blerje online. Shumica e këtyre rasteve nuk kanë mundur të zgjidhen pikërisht për shkak të mungesës së informacionit dhe aksesit në platformat ku është bërë blerja.

Nëse ndryshimet ligjore do t’i japin ISHMT kompetenca të plota për monitorimin dhe ndërhyrjen në tregtinë elektronike, institucioni do të duhet të rrisë ndjeshëm kapacitetet e veta – duke përfshirë staf shtesë, trajnime të specializuara dhe sigurimin e software-ve që lejojnë gjurmimin dhe analizimin e aktiviteteve online.

Kjo iniciativë është një hap drejt përmirësimit të mbrojtjes së konsumatorëve në epokën dixhitale dhe përafrimit me praktikat e Bashkimit Europian, ku kontrolli i tregtisë online është një element thelbësor i mbikëqyrjes së tregut./ Monitor

tregtia online

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës