LIVE UPDATES
Ekonomi

Operacionet plastike më të preferuara të shqiptarëve, nga rimodelimi i hundës deri te ngushtimi i stomakut

Drejtuesit e klinikave pohojnë se rinoplastika vijon të kryesojë ndërhyrjet kirurgjikale në Shqipëri, si te femrat dhe te meshkujt.

25 Gusht 2024, 07:46 Nga DOSJA
Operacionet plastike më të preferuara të

Në Shqipëri, kirurgjia plastike nuk po përdoret më vetëm nga të pasurit dhe të famshmit. Në vend të kësaj, më shumë se kurrë më parë, procedurat janë të arritshme për këdo.

Madje shumë prej tyre ndahen publikisht edhe në mediat sociale.

Drejtuesit e klinikave pohojnë se rinoplastika vijon të kryesojë ndërhyrjet kirurgjikale në Shqipëri, si te femrat dhe te meshkujt.

“Në vend të parë për nga operacionet plastike mbetet rimodelimi i hundës.

Më pas vijnë operacionet që kryhen për ndryshimet në trup, si ato të gjoksit, barkut, liposuksioni, pra heqja e dhjamit, ndërhyrje për rënien nga pesha, dhe për këtë i referohem vendosjes së ballonit apo operacionit të ngushtimit të stomakut, me qëllim realizimin e asaj që dëshirojnë të gjithë njerëzit obezë, humbja e peshës”, pohon Lida Hoxha, nga “Trita Hospital Albania” .

Edhe doktor Balloma thotë se 80% të ndërhyrjeve estetike që kryhen në klinikën e tyre janë për rimodelimin e hundës.

“Rinoplastika vijon të kryesojë te ndërhyrjet estetike. Ndër më të preferuarat mbetet edhe ndërhyrja për tërheqjen e veshëve.

Ndërhyrja kirurgjikale lifting, për tërheqjen e lëkurës së fytyrës apo qafës, tashmë është mjaft e preferuar nga moshat mbi 50 vjeç. Kjo ndërhyrje bëhet një herë në jetë dhe efektet e saj zgjasin deri në katër vjet”.

Edhe sipas klinikës KEIT, rinoplastika mbetet ndër ndërhyrjet me numrin më të lartë, duke përfshirë grupmoshën nga 25 deri në 35 vjeç.

Zmadhimi i gjoksit është një tjetër ndërhyrje që preferohet nga femrat shqiptare, ndërsa nga meshkujt, më tepër është trapianti apo mbjellja e flokëve. Një teknikë kirurgjikale që mund të kryhet pas moshës 25- vjeçare.

Ndërsa operacionet për humbjen e peshës, sipas mjekes Lida Hoxha, rezultojnë me rritjen më të lartë krahasuar me vjet. “Operacionet për zvogëlimin e stomakut apo vendosja e balonit gastrik këtë vit janë rritur 30% më shumë.

Vjet ka pasur hezitim për kryerjen e këtyre ndërhyrjeve që ndihmojnë në humbjen e peshës në mënyrë të shëndetshme.

Sivjet, falë rritjes së shpërndarjes së informacionit mjekësor për operacionet e obezitetit, është shtuar fluksi i kërkesës për këtë lloj ndërhyrje”.

Operacioni gastrik për humbjen e peshës mund të kryhet nga personat e moshës 18 deri në 65 vjeç.

Në mënyrë që një person të jetë një kandidat i përshtatshëm për kirurgji të stomakut, vlerat e indeksit të masës trupore (BMI) të përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë duhet të jenë 35 vjeç e lart. Pas ndërhyrjes, individët zakonisht humbin rreth 70-80% të peshës së tepërt brenda 12-18 muajve.

Tendencat e operacioneve plastike, sipas grupmoshave

Për mjeken dermatologe dhe estetiste me përvojë profesionale mbi 20-vjeçare, zonjën Lida Hoxha, grupmosha 25 deri në 45 vjeç është ajo që kryen më tepër operacione plastike te popullsia shqiptare.

Te shtetasit e huaj, kufiri i moshës rritet nga 55 deri në 60 vjeç. “Të huajt kanë tjetër koncept për jetën. I kryejnë ndërhyrjet estetike, në atë moshë kur zonjat shqiptare heqin dorë prej tyre.”

Mjekët pohojnë se ka një tendencë në rritje të trajtimeve estetike me qëllim ruajtjen e natyralitetit dhe freskisë së pamjes.

“Ndërhyrjet e bëra në masë apo injeksionet filler dhe botox, gjithnjë e më shumë po i bëjnë gratë të duken sa më natyrale në pamjen e tyre. Trajtimet estetike kanë tendencë rritëse.

Kërkesa me rritje do të vijojë për shumë vite. Asnjëherë nuk do të zhduken këto trajtime, përveçse do të përsosen procedurat. Dëshira e njeriut për t’u dukur i bukur dhe i ri nuk zhduket asnjëherë. Këtë dëshirë e ka gjithkush”, nënvizon doktoreshë Lida Hoxha.

Procedurat e trajtimit estetik me botox dhe filler, sipas doktor Skerdilajd Faria janë mjaft të preferuara për t’u kryer në Shqipëri nga shtetasit italianë.

“Të avantazhuar edhe nga çmimet e lira të biletave të linjave ajrore, shumë shtetas italianë vijnë te ne vetëm për këto lloj trajtimesh estetike.

Mjaft të preferuara janë edhe shërbimet dentare nga shtetasit italianë, ku kompania jonë pritet të investojë së shpejti edhe për ofrimin e këtij shërbimi”.

Përveç ndërhyrjeve estetike, mjaft të kërkuara nga shtetasit e huaj, veçanërisht italianë mbeten edhe rregullimet dentare.

Edhe te ky shërbim, shkak i rritjes së kërkesës mbeten çmimet disa herë më të lira.

Nëse në Itali, për rregullimin e dhëmbëve me vendosje të implanteve dentare (pjesës së sipërme dhe të poshtme) kërkohen rreth 21 mijë euro, në Shqipëri ky shërbim ofrohet edhe me kosto deri në 5 mijë euro, gati 4 herë më e ulët.

Për mjekët e klinikave private të kirurgjisë estetike, rritja e kërkesës për turizmin dentar ka ndikuar pozitivisht edhe në tregun e operacioneve plastike, pasi shumë prej të huajve që vijnë për rregullimin e dhëmbëve, paralelisht dëshirojnë të kryejnë edhe ndërhyrje të tjera./Monitor.al

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale