Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Pavarësisht se kompanitë publike kishin bilanc pozitiv në 3-mujorin e parë të vitit fitimet pësuan rënie me 33.6 për qind në krahasim me 3-mujorin e parë të vitit 2023 ku rezultati financiar ishte pozitiv në vlerën e 8,1 miliardë lekëve për të tre kompanitë.
TIRANA- Kompanitë publike të energjisë OSHE, KESH dhe OST realizuan 5,4 miliardë lekë fitime (54 mln euro) në tremujorin e parë të vitit, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave. Pavarësisht se kompanitë publike kishin bilanc pozitiv në 3-mujorin e parë të vitit fitimet pësuan rënie me 33.6 për qind në krahasim me 3-mujorin e parë të vitit 2023 ku rezultati financiar ishte pozitiv në vlerën e 8,1 miliardë lekëve për të tre kompanitë.
Të ardhurat e të tre kompanive ishin 28,4 miliardë lekë në janar-mars 2024 me ulje vjetore – 11.6%. Nga ana tjetër shpenzimet për të tria kompanitë arritën në 23 miliardë lekë me ulje vjetore -4.1. Fitimi më i lartë u realizua nga Korporata e Elektroenergjitë Shqiptare (KESH) që kontrollon prodhimin me 3 miliardë lekë, vlerë kjo 53 për qind për qind e ulët se tremujori i parë 2023. Ndikimin kryesor e ka dhënë ulja e çmimeve të energjisë duke bërë që kompania të përfitojë më pak të ardhura nga shitjet.
Për Operatorin e Shpërndarjes së energjisë fitimet u dyfishuan për të njëjtën periudhë. Në tremujorin e parë të vitit OSHE raportoi fitim 1,7 miliardë lekë (17 mln euro) me rritje 107 për qind më shumë se vitin e kaluar në të njëjtën periudhe. OSHE është favorizuar se ka blerë energji më lirë këtë vit duke e shitur me të njëjtat çmime të klientët fundore.
Operatori i Transmetimit OST realizoi fitime në vlerën e 590 milionë lekëve rreth 5,9 milionë euro në janar-mars 2024 me ulje 29.5% në krahasim me tremujorin e parë 2023. Në sfond të rezultateve pozitive financiare kompanitë publike të sektorit të energjisë vuajnë nga një barrë e lartë detyrimesh që po rëndohet vit pas viti.
Totali i detyrimeve të KESH arriti në tremujorin e parë në 79 miliardë lekë ose sa 81 % e kapitalit të kompanisë që u vlerësua 97,6 miliardë lekë në të njëjtën periudhe. Për OST totali i detyrimeve arriti në 41 miliardë lekë në tremujorin e parë në nivel të njëjtë me kapitalin, teksa për OSHE ministria e Financave nuk dha të dhëna të detajuara për detyrimet dhe kapitalin.
OSHE ndër të tjera ka miliarda lekë detyrime të pa arkëtuara si rrjedhoje e mos-shlyerjes së faturave të energjisë në kohë sidomos nga entet publike. Vetëm detyrimet e ndërmarrjeve të ujësjellësit ndaj OSHE arritën në 30,7 miliardë në fund të majit 2024, nga të cilat 16 miliardë lekë janë fatura të pashlyera dhe 15 miliardë lekë janë kamatëvonesa./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Fondet buxhetore të planifikuara për vitin 2024 me destinacion mbështetjen nga buxheti i shtetit për kontratat ...
Foto ilustruese TIRANA- Fermerët të regjistruar si persona fizikë apo juridikë në vend do të raportojnë të dhë...
Foto ilustruese TIRANË- Për muajt janar-korrik 2024 importet e grupit “Vajra dhe dhjamëra kafshore apo vegjetale”, sipas të...
Foto ilustruese TIRANË- Sasitë e ushqimeve të importuara u rritën më tej në muajin korrik për shkak të nxitjes nga ...
Foto ilustruese TIRANA- Pagesat me kartë po rriten me ritme të shpejta edhe për këtë vit. Sipas të dhënave nga Banka e S...
Banka e Shqipërisë TIRANA- Rritja e treguesit të kostos së punës për njësi po ngadalësohet në tremujorët ...
Foto ilustruese TIRANA- Kursi i këmbimit të euros po vijon rënien edhe këtë javë, duke vendosur rekorde të reja historik...
Foto ilustruese TIRANA- Depozitimi automatik i parasë në bankomate po rritet për të shtatin vit radhazi. Sipas statistikave të Ban...
Foto ilustruese TIRANA- Nga janari në korrik të këtij viti, buxheti alokoi vetëm 24 për qind të planit vjetor të investi...
Foto ilustruese TIRANË- Eksportet kanë vijuar me ecurinë negative edhe gjatë muajit korrik, të ndikuara nga rezultatet e dobë...