LIVE UPDATES
Ekonomi

2022, ndërmarrjet aktive rriten shitjet me 26.7% dhe punësimin me 5.5%, kontributin më të madh e dha industria

Rezultatet finale të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve më 2022 të publikuara sot nga INSTAT tregojnë se, numri i të punësuarve gjithsej në vitin 2022 ka qenë 547.942, duke u rritur me 5,5%, krahasuar me vitin 2021 dhe shitjet u rriten me 26,7%.

16 Shkurt 2024, 16:25 Nga M.B

 

2022, ndërmarrjet aktive rriten shitjet me 26.7% dhe punësimin me
Foto ilustruese

 

TIRANA- Në vitin 2022, kanë qenë 113.460 ndërmarrje ekonomike aktive në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, duke shënuar një rritje me 9,1%, krahasuar me vitin 2021. Rezultatet finale të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve më 2022 të publikuara sot nga INSTAT tregojnë se, numri i të punësuarve gjithsej në vitin 2022 ka qenë 547.942, duke u rritur me 5,5%, krahasuar me vitin 2021 dhe shitjet u rriten me 26,7%. Ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet tregtar kanë zënë përqindjen më të lartë të numrit të ndërmarrjeve me 36,5%. Prodhuesit e shërbimeve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në sektorët tregti, akomodim dhe shërbim ushqimor, transport dhe komunikacion dhe shërbime të tjera, zënë 64,8% të numrit të të punësuarve gjithsej. Prodhuesit e të mirave që ushtrojnë aktivitetin e tyre në sektorët industri nxjerrëse, industri përpunuese, energji, ujë, trajtimi i mbetjeve dhe sektorin e ndërtimit, zënë 35,2%. Shitjet neto në vitin 2022 arritën vlerën 3.359 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 26,7% ndaj vitit 2021. Prodhuesit e shërbimeve zënë pjesën më të madhe të shitjeve neto të realizuara duke përbërë 64,7% të shitjeve neto gjithsej.

Ndërmarrjet në prodhuesit e të mirave kanë kontribuar me 1,0 pikë përqindje në numrin e ndërmarrjeve; 1,2 pikë përqindje në numrin e të punësuarve dhe 9,8 pikë përqindje në shitjet neto. Ndërmarrjet në prodhuesit e shërbimeve kanë kontribuar me 8,1 pikë përqindje në numrin e ndërmarrjeve; 4,3 pikë përqindje në numrin e të punësuarve dhe 16,9 pikë përqindje në shitjet neto. Sektori i Tregtisë dhe sektori i Energjisë Elektrike kanë kontribuar përkatësisht me 10,9 pikë përqindje dhe 4,7 pikë përqindje në rritjen prej 26,7% të shitjeve neto gjithsej. Shitjet neto për të punësuar për vitin 2022 kanë qenë 6.131 mijë lekë nga 5.108 mijë lekë për të punësuar rezultuar në vitin 2021. Ky tregues është më i lartë tek prodhuesit e të mirave (6.152 mijë lekë për të punësuar), në krahasim me prodhuesit e shërbimeve (6.119 mijë lekë për të punësuar). Ndërmarrjet e prodhimit të të mirave ku përfshihen sektorët e industrisë nxjerrëse, përpunuese, energjisë elektrike, gazit, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve si edhe ndërtimi, përbëjnë rreth 35,3% të shitjeve neto të realizuara. Sektori me ndikimin më të madh në prodhuesit e të mirave për numrin e ndërmarrjeve aktive (6,6%). shitjet neto (11,9%) dhe numrin e të punësuarve (19,1%) ka qenë sektori i industrisë përpunuese. Në prodhuesit e shërbimeve operojnë 87,0% e ndërmarrjeve aktive të cilat realizuan 64,7% të shitjeve neto.

Në këtë grup ndërmarrjesh rolin kryesor e luan tregtia (ku përfshihen tregtia me shumicë, me pakicë dhe riparimi i automjeteve). Në tregti operojnë 36,5% e ndërmarrjeve të cilat realizojnë 45,1% të shitjeve neto gjithsej. Sektori i tregtisë kontribuoi me 10,9 pikë përqindje në rritjen vjetore prej 26,7% të shitjeve neto. Të punësuarit në tregti zënë 24,8% të numrit të të punësuarve gjithsej. Gjatë vitit 2022 ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar kanë zënë 41,3% të numrit gjithsej të të punësuarve të cilët realizuan 47,4% të shitjeve neto edhe pse përbëjnë vetëm 1,3% të ndërmarrjeve aktive. Ndërmarrjet me 1-4 të punësuar zënë 28,3% të të punësuarve gjithsej të cilët kanë realizuar 13,9% të shitjeve neto dhe përbëjnë 86,4% të ndërmarrjeve aktive. Nga rezultatet vërehet se ndërmarrjet me 50 dhe më shumë të punësuar kanë kontribuar me 12,6 pikë përqindje në ndryshimin vjetor të shitjeve neto gjithsej. Ndërmarrjet me 1-4 të punësuar kanë kontribuar me 4,8 pikë përqindje./ Monitor

ekonomi punesim

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit