LIVE UPDATES
Ekonomi

Ndryshimi në rregullore, kredia e dhënë nga bankat shqiptare në Kosovë nuk do të klasifikohet me rrezik të lartë

Ndryshimi parashikon që për qëllime të llogaritjes së aktiveve të ponderuara me rrezikun, nga kategoria e ekspozimeve me rrezik të lartë, ku përfshihet edhe vlera e kredisë së akorduar jashtë territorit ku banka ushtron veprimtarinë nëpërmjet filialeve, degëve ose agjencive të saj, të përjashtohet nga ky trajtim vlera e kredisë së akorduar në Republikën e Kosovës.

11 Mars 2024, 13:37 Nga M.B
Ndryshimi në rregullore, kredia e dhënë nga bankat shqiptare
Foto ilustruese

TIRANA- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi këtë javë një ndryshim në rregulloren “Për mjaftueshmërinë e kapitalit”. Ndryshimi parashikon që për qëllime të llogaritjes së aktiveve të ponderuara me rrezikun, nga kategoria e ekspozimeve me rrezik të lartë, ku përfshihet edhe vlera e kredisë së akorduar jashtë territorit ku banka ushtron veprimtarinë nëpërmjet filialeve, degëve ose agjencive të saj, të përjashtohet nga ky trajtim vlera e kredisë së akorduar në Republikën e Kosovës.

Sipas rregullores aktuale, bankat ponderojnë me peshën e rrezikut 150%, ekspozimet të cilat u përkasin kategorive me rrezik të lartë, të cilat përfshihet edhe vlera e kredisë së akorduar jashtë territorit ku banka ushtron veprimtarinë nëpërmjet filialeve, degëve ose agjencive të saj. Me ndryshimin e rregullores, kredia e dhënë në Kosovë do të përjashtohet nga ky rregull dhe do të ponderohet sipas koeficientëve standardë të parashikuar për kreditë e dhëna brenda vendit, që ndryshojnë në varësi të llojit, qëllimit dhe karakteristikave të kredisë. Treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit mat vlerën e kapitalit rregullator të sektorit bankar në raport me vlerën e aktiveve të ponderuara me koeficientët përkatës të rrezikut.

Ponderimi i kredisë së dhënë në Kosovë me koficientë më të ulët rreziku rrjedhimisht do të ketë një efekt pozitiv në treguesin e konsoliduar të mjaftueshmërisë së kapitalit të bankave shqiptare që veprojnë në Kosovë me filiale apo degë të tyre. Aktualisht, në tregun bankar kosovar veprojnë dy banka nga Shqipëria, Banka Kombëtare Tregtare, nëpërmjet filialit të kontrolluar prej saj BKT Kosovë, si edhe Credins, nëpërmjet degës së saj Credins Kosovë. Të dhënat nga Shoqata e Bankave të Kosovës tregojnë se pjesa e tregut të dy bankave me kapital mbizotërues shqiptar vazhdon të rritet. Në fund të vitit 2023, Banka Kombëtare Tregtare Kosovë dhe Banka Credins Kosovë zotëronin 17.4% të tregut bankar në Kosovë, për një total të përbashkët aktivesh prej afërsisht 1.27 miliardë eurosh. Pjesa e tregut e bankave shqiptare në rritje të ndjeshme nga niveli prej 16.5% i një viti më parë. BKT Kosovë tashmë është banka e tretë më e madhe në Kosovë, me active totale në vlerën e 1.19 miliardëve euro ose 16.3% të tregut. Pjesa e tregut të BKT Kosovë është rritur me 0.7 pikë përqindje në harkun e 12 muajve të fundit.

BKT hyri në tregun kosovar në vitin 2007, duke nisur fillimisht operacionet si degë e bankës mëmë në Shqipëri. Pasi në vitin 2018 BKT-Kosovë kaloi kufirin e 10% të tregut bankar në Kosovë, që nga fillimi i vitit 2019 ajo u transformua në një bankë të veçantë, me aksionar të vetëm Bankën Kombëtare Tregtare. Banka e dytë shqiptare në tregun kosovar, Credins Bank, e nisi aktivitetin gjatë vitit 2020. Në fund të vitit 2023, totali i aktiveve të bankës arriti në pothuajse 79 milionë euro. Pjesa e tregut e Credins është rritur në 1.1% në totalit, nga 0.9% që zotëronte një vit më parë. Banka Credins Kosovë kontrollohet në masën 62.11% të aksioneve nga Banka Credins Shqipëri, ndërsa pjesa e mbetur e aksioneve zotërohet nga disa sipërmarrës shqiptarë dhe kosovarë. Tregu kosovar në vitet e fundit ka qenë i lakmuar për institucionet financiare shqiptare. Ky treg në dekadën e fundit është karakterizuar nga një rritje e shpejtë, nivele të ulëta të kredive me probleme dhe përfitueshmëri më e lartë krahasuar me tregun bankar në Shqipëri./ Monitor

banka shqiperia kosova

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj