LIVE UPDATES
Ekonomi

Turistët e dimrit joshen nga biletat e lira dhe çmimet e ushqimeve, problem transporti publik

Sipas INSTAT, “numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 489,599. Ky numër është rritur me 29.8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.” Të nxitur nga çmimet ekonomike të biletave të fluturimit, ata po e kthejnë Shqipërinë në një destinacion të preferuar turistik.

8 Mars 2024, 07:15 Nga N.F
Turistët e dimrit joshen nga biletat e lira dhe çmimet e ushqimeve,
Foto ilustruese

TIRANË- Fluksi i lartë i turistëve në Shqipëri nuk ka ndalur as pas përfundimit të sezonit turistik. Në rrugët e kryeqytetit, ndryshe nga disa vite më parë, shihen turistë edhe gjatë muajve të dimrit. Kësaj radhe, numri më i madh i tyre vjen nga Italia, dhe shumë prej tyre preferojnë të qëndrojnë më shumë gjatë fundjavave. Pas dhjetorit të vitit të shkuar, edhe këtë janar, duket se tendenca ka qenë në rritje, ku numri i të huajve që kanë hyrë në Shqipëri rezulton gati 30 për qind më i lartë se janari i një viti më parë.

Sipas INSTAT, “numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 489,599. Ky numër është rritur me 29.8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.” Të nxitur nga çmimet ekonomike të biletave të fluturimit, ata po e kthejnë Shqipërinë në një destinacion të preferuar turistik. Ana dhe Santia nga Italia tregojnë se udhëtimi i tyre për në Shqipëri erdhi për shkak të çmimeve shumë të lira të fluturimeve.

“E planifikuam të vijmë në Shqipëri para 20 ditëve, sepse Ryanair kishte biletat shumë të lira,” thanë vajzat.

Jo vetëm Ana dhe Santia zgjodhën të vizitonin vendin për shkak të biletave të lira, por edhe Geri me Dan nga Wells. Ata tregojnë se ajo çka i shtyu të vizitonin vendin ishin çmimet e lira të biletave të fluturimit. Kjo sepse mund të udhëtonin edhe në vende të tjera fqinje si Italia dhe Greqia. Vendin tonë e prezantojnë si një destinacion të pazbuluar me histori të pasur, duke krijuar një surprizë të këndshme për turistët. Ushqimi i shijshëm dhe çmimet e arsyeshme janë vetëm disa nga elementet që i befasojnë ata në këtë udhëtim.

“Kjo është dita jonë e tretë dhe ajo çka na ka pëlqyer më shumë ka qenë ushqimi. Ushqimi është fantastik, çmimet janë shumë të lira, sidomos ushqimi dhe pijet- tha Dan.

“Diçka tjetër që më pëlqen këtu është se ka ndërtesat e vjetra, histori por ka edhe arkitekturë moderne, tregon Geri.

Klara nga Italia, e cila festoi ditëlindjen e saj në vendin tonë me shoqërinë e saj, shprehet se Shqipëria ishte vendi perfekt për të kaluar një javë.

“Ne vendosëm para një jave që të vinim në Shqipëri, fluturimet ishin të lira dhe thamë pse jo. Kjo ishte perfekte për ne. Këtu është shumë lirë dhe vend shumë miqësor për turistët, njerëzit janë të sjellshëm dhe në restorant u treguan shumë të mirë.”

Megjithatë, sfidat kryesore vazhdojnë të jenë transporti publik dhe trafiku, duke e bërë eksperiencën e tyre të pasur në emocione të ndryshme.

“Trafiku, rrugët shumë të këqija dhe transporti publik një tmerr, nuk mund të gjenim dot asgjë. Shkuam në liqenin e Bovillës, por udhëtimi ishte i vështirë, të them të drejtën, rruga për të arritur atje ishte tmerr, nuk di mbase sepse kishte rënë shi apo ndonjë arsye tjetër, por në të vërtetë, ishte shumë i tmerrshëm si udhëtimi, por liqeni nga lart ishte shumë i bukur, ja vlente,” shprehen Ana dhe Sati pak të zhgënjyera.

Klara tha që për të udhëtuar jashtë qytetit atyre iu desh të merrnin një makinë me qira, dhe për to ky ishte shpenzimi më i lartë së bashku me benzinën. Por Geri dhe Dan të lumtur me eksperiencën e tyre këtu tregojnë se bileta e lirë e autobusit i befasoi për mirë, pasi për një rrugë 30 minutash nga qendra deri te teleferiku ata paguan 40 cent. Nëse do të bënim të njëjtën rrugë në Mbretërinë e Bashkuar do të paguanim 10 herë më shumë.

Airbnb është zgjedhja kryesore për shumë udhëtarë, pasi ofron një kombinim të kostos së ulët dhe lirshmërisë së strukturave. Kjo preferencë ka bërë të mundur që shumë turistë të shijojnë qëndrimin e tyre në Shqipëri me një buxhet më të arsyeshëm, duke i lejuar ata të eksplorojnë dhe të ndihen pjesë e kulturës vendase.

“Hoteli për ne ishte shumë i kushtueshëm dhe Airbnb i lirë, por na ofroi edhe parkim privat për makinën që morëm me qira,” tregon Klara.

“Shpenzuam vetëm 30 paund për një natë, ishte shumë vend i mirë dhe do e zgjedhim përsëri nëse do të rikthehemi,” tha Dan.

Shqipëria vazhdon të përmbushë pritshmëritë e turistëve me bukuritë natyrore, kulturën dhe traditën e saj. Pavarësisht sfidave në infrastrukturën e transportit, turistët po largohen të lumtur, duke theksuar gjestet e mirësjelljes dhe mikpritjes nga populli shqiptar.

“Njerëzit vërtet janë shumë të mirë, dy-tre herë që kemi pyetur për informacione, ata gjithmonë na kanë ndihmuar,” tregon Ana.

Marrë nga Monitor

 

turizem instat shqiperi bileta

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet