LIVE UPDATES
Ekonomi

Banka e Shqipërisë mban normën bazë në 2.5%, Sejko: Tendencat e zhvillimit janë pozitive

Në fjalën e tij pas mbledhjes së sotme, Guvernatori, Gent Sejko, tha se informacioni i disponuar dhe i marrë në analizë sugjeron vijimin e tendencave pozitive të zhvillimit, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë financiar.

1 Tetor 2025, 23:00 Nga M.L
Banka e Shqipërisë mban normën bazë në 2.5%, Sejko:
Guvernatori, Gent Sejko

TIRANA- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5%. Në fjalën e tij pas mbledhjes së sotme, Guvernatori, Gent Sejko, tha se informacioni i disponuar dhe i marrë në analizë sugjeron vijimin e tendencave pozitive të zhvillimit, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë financiar.

Në aspektin ekonomik, vëllimi i aktivitetit ekonomik, punësimi dhe pagat janë rritur, ndërsa inflacioni ka qëndruar në nivele të ulëta dhe të qëndrueshme.

Në aspektin financiar, falë dhe politikës sonë të kujdesshme monetare, tregjet financiare janë përgjithësisht të qeta, kushtet e financimit mbeten akomoduese, ndërsa kreditimi i sektorit privat vijon të zgjerohet më tej. Në tërësi, konsolidimi i ekuilibrave makroekonomikë, të brendshëm e të jashtëm, ka forcuar stabilitetin e përgjithshëm të ekonomisë, duke krijuar baza për rritjen e qëndrueshme të saj.

Megjithatë, Sejko theksoi edhe njëherë se pasiguria ende e lartë në mjedisin e jashtëm mbetet një faktor rreziku për zhvillimet në vend.

Dinamikat tregtare dhe gjeopolitike, si dhe luhatjet e çmimeve të mallrave bazë në tregjet ndërkombëtare, mbartin pasiguri dhe kërkojnë ndjekjen e politikave të kujdesshme.

Inflacioni shënoi një rritje të lehtë në muajt korrik e gusht, duke arritur në nivelin 2.4%, nga 2.3% në tremujorin e dytë.

Kjo ecuri u ndikua kryesisht nga rritja e çmimit të qirave dhe stabilizimi i çmimit të naftës. Nga ana tjetër, inflacioni i çmimeve të ushqimeve vijoi të bjerë, ndërsa çmimet e mallrave dhe të shërbimeve të tjera mbetën relativisht të qëndrueshme.

“Në aspektin makroekonomik, ecuria e inflacionit vijon të pasqyrojë një rritje të lehtë të presioneve të brendshme inflacioniste dhe një nivel të ulët presionesh të huaja.

Presionet e brendshme inflacioniste vijojnë të ushqehen nga kërkesa solide për mallra e shërbime, si dhe nga rritja e pagave dhe e kostove e të prodhimit.

Nga ana tjetër, presionet nga mjedisi i jashtëm mbeten në dobëta, në pasqyrim të rënies së çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe mbiçmimit të Lekut. Këta faktorë kanë mbajtur inflacionin e importuar në nivele historikisht të ulëta dhe, së bashku me goditjet e përsëritura të ofertës në çmimet e ushqimeve, kanë kontribuuar në ecurinë e inflacionit poshtë objektivit 3%,” tha Sejko.

Sipas të dhënave të INSTAT-it, aktiviteti ekonomik u rrit me 3.5% në tremujorin e dytë, pas rritjes me 3.7% në tremujorin e parë. Guvernatori tha se kjo ecuri ishte në linjë me pritjet e Bankës së Shqipërisë.

“Rritja ekonomike pasqyroi zgjerimin e kërkesës së brendshme, në formën e rritjes së konsumit e të investimeve të sektorit privat dhe publik, si dhe rritjen e të ardhurave nga turizmi.

Nga ana tjetër, tkurrja e eksportit të mallrave dhe rritja e importeve ndikoi negativisht në rritjen ekonomike. Kjo ecuri e kërkesës agregate u pasqyrua në rritje të aktivitetit në sektorin e shërbimeve dhe të ndërtimit, ndërkohë që sektori bujqësor dhe ai industrial vijuan të shënojnë rënie.

Në tërësi, zgjerimi i kërkesës për mallra e shërbime është pasqyruar edhe në dinamikat e tregut të punës. Në tremujorin e dytë, punësimi në sektorin privat jobujqësor u rrit me 3.4%, papunësia totale ra në nivelin 8.5%, ndërsa pagat e sektorit privat u rritën me 9.5%.

Tendenca e rritjes së pagave në sektorin privat gjatë viteve të fundit reflekton si kërkesën e lartë për punë, ashtu edhe mungesën e fuqisë punëtore. Këto zhvillime dëshmojnë për një rritje të të ardhurave të familjeve shqiptare, por ato vijojnë të mbeten edhe një faktor rreziku për transmetim më të shpejtë të kostove të shtuara të prodhimit në inflacion.

Zgjerimi i konsumit dhe i investimeve në ekonomi është nxitur nga zhvillimet pozitive në tregun e punës, gjendja e qëndrueshme financiare e sektorit privat, klima pozitive e besimit, si dhe kushtet e favorshme të financimit,” tha Guvernatori.

Sipas tij, ambienti i brendshëm financiar vijon të mbetet akomodues për rritjen ekonomike. Normat e interesit kanë ndjekur, në përgjithësi, një tendencë rënëse, në pasqyrim të lehtësimit të politikës monetare dhe të primeve të kontrolluara të rrezikut.

Paralelisht me to, mbiçmimi i kursit të këmbimit është zbutur, në linjë me zhvillimet në sektorin e jashtëm të ekonomisë dhe me rritjen e prezencës së Bankës së Shqipërisë në tregun valutor. Qasja e bankave ndaj kreditimit mbetet mbështetëse, sikurse dëshmohet nga kushtet e lehtësuara të ofertës së kredisë për sektorin privat.

Sipas skenarit bazë të parashikimeve të bankës së Shqipërisë, ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet gjatë viteve në vazhdim, me ritme solide dhe të përafërta me potencialin e saj afatgjatë. “Konsumi privat dhe investimet do të mbeten motorët kryesorë të rritjes, të mbështetur nga një treg pune i qëndrueshëm, një klimë pozitive besimi, si dhe nga mjedisi financiar i qëndrueshëm.

Nga ana tjetër, turizmi pritet të vijojë të japë një kontribut pozitiv, ndonëse më të moderuar, ndërkohë që një lidhje më e fortë e tij me sektorët e tjerë të ekonomisë do të mundësojë një ndikim më të gjerë dhe afatgjatë.

Paralelisht me të, inflacioni pritet të kthehet në objektivin prej 3% në gjysmën e parë të vitit 2026. Ky parashikim pasqyron pritjet për një rritje graduale të inflacionit të importuar, ndërkohë që presionet e brendshme inflacioniste pritet të mbeten të qëndrueshme dhe konsistente me objektivin e inflacionit,” tha Sejko.

Sipas tij, balanca e rreziqeve ndaj parashikimit të inflacionit mbetet neutrale në afatin e mesëm. Nga njëra anë, rreziqe që mund të shtyjnë inflacionin mbi pritjet janë një fragmentarizim më i madh i tregtisë dhe ekonomisë globale apo një intensifikim i tensioneve gjeopolitike.

Nga ana tjetër, një ngadalësim më i fortë i ekonomive partnere apo një rënie më e shpejtë e çmimeve të lëndëve bazë në tregun global do të ushtronin presione në kahun rënës.

Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se qëndrimi aktual i politikës monetare është konsistent me kthimin e qëndrueshëm dhe në një kohë të arsyeshme të inflacionit në objektiv.

Aktualisht, kushtet monetare mbështesin një rritje të ekonomisë pranë potencialit, një balancim më të mirë të kërkesës dhe ofertës në tregun e punës dhe ankorimin e pritjeve për inflacionin.

Këshilli Mbikëqyrës theksoi se politika monetare do të vijojë të udhëhiqet nga të dhënat më të fundit dhe, në veçanti, nga balanca e faktorëve që ndikojnë ecurinë e çmimeve në vend.

Sipas Këshillit Mbikëqyrës, në një mjedis me pasiguri të lartë, kjo qasje garanton fleksibilitetin e nevojshëm për të reaguar në mënyrë efektive ndaj çdo devijimi nga parashikimet tona bazë dhe për të ruajtur stabilitetin monetar dhe financiar./ Monitor

banka e shqiperise gent sejko guvernatori

Sondazh

Poll
Ekonomi 28 Shtator 2025, 08:50 E.d

Rritja e udhëtimeve dhe turizmit

Foto ilustruse TIRANË - Shqipëria u ngjit me shpejtësi në piedestalin e turizmit duke shënuar një zhvillim të vrullsh&eu...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës