LIVE UPDATES
Ekonomi

Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë, nga ulja e komisioneve tek instant payments

Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë disa nisma që në mënyrë direkte apo indirekte kanë nxitur formalizimin e pagesave dhe kanalizimin e tyre brenda sektorit financiar, me fokus më specifik sidomos kanalet dixhitale. Në vitin 2020, Banka e Shqipërisë vendosi të rregullonte komisionet e transfertave bankare në Lek.

26 Tetor 2025, 08:06 Nga E.d
Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë, nga ulja e
Foto ilustruse

Rritja e pagesave elektronike në ekonomi, përveçse nga turizmi dhe nga zhvillimi i tregut, po nxitet në një masë të madhe edhe nga nismat e institucionit rregullator. Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë disa nisma që në mënyrë direkte apo indirekte kanë nxitur formalizimin e pagesave dhe kanalizimin e tyre brenda sektorit financiar, me fokus më specifik sidomos kanalet dixhitale. Në vitin 2020, Banka e Shqipërisë vendosi të rregullonte komisionet e transfertave bankare në Lek.

Masat e atëhershme parashikonin përjashtimin nga komisionet për transfertat e vogla deri në 20 mijë lekë që kryheshin nëpërmjet kanaleve dixhitale. Sipër kësaj shume, komisionet për pagesat elektronike duhet të ishin të paktën 50% më të lira se ato në degë. Në vitin 2022, ngritja e sistemit kombëtar për pagesat në Euro, AIPS Euro, mundësoi uljen e ndjeshme të komisioneve të transfertave në Euro brenda vendit dhe rritjen e volumeve të tyre brenda sektorit bankar.

Në nëntor të vitit të kaluar, Shqipëria u anëtarësua zyrtarisht në SEPA, ndërsa nga 7 tetori, bankat shqiptare filluan operacionet në të. Hyrja në SEPA mundëson uljen e kostove dhe të afateve për kryerjen e transfertave ndërkombëtare. Në shtator të këtij viti, Banka e Shqipërisë miratoi edhe një paketë të re ndryshimesh në rregulloret e sistemeve të saj të pagesave. Këto ndryshime parashikojnë ulje të mëtejshme të komisioneve për transfertat bankare brenda vendit, në Lek dhe në Euro, si dhe aplikimin e limiteve të njëjta për transfertat kombëtare dhe ndërkombëtare në Euro.

Banka Qendrore po punon njëkohësisht edhe në projekte të tjera që pritet t’i japin më shumë shtysë përdorimit të pagesave elektronike në ekonomi. Projekti i radhës madhor i Bankës së Shqipërisë në fushën e pagesave është edhe ai instant payments, ose i pagesave të shpejta. Ky projekt parashikon klonimin e sistemit të përdorur nga Banka e Italisë, sipas një marrëveshjeje të arritur mes palëve.

Sistemi jo vetëm do të mundësojë kryerjen e transfertave pothuajse në kohë reale, por do t’u hapë rrugën edhe produkteve të reja, që do të konkurrojnë pagesat me kartë. Ngritja e këtij sistemi do të krijojë hapësira për një përdorim të gjerë të pagesave me QR Code. Gjenerimi i QR Code do të jetë i unifikuar, do të jetë një sistem i centralizuar dhe do të mundësojë shfaqjen e tij në çdo aplikacion, pavarësisht se cili institucion e përdor. Me një skanim të thjeshtë, mundësohet kryerja e pagesës për disa sekonda.

Ngritja e sistemit TIPS ka si afat paraprak qershorin e vitit 2026, megjithatë nga puna e deritanishme në Bankën e Shqipërisë mendohet se ky afat mund të jetë pak ambicioz. Fakti që rishtazi në projekt është futur edhe një vend tjetër i Ballkanit Perëndimor, Maqedonia e Veriut, mund të bëjë që këto afate të rishikohen. Procesi është kompleks, sepse nuk përfshin vetëm Bankën e Shqipërisë, por kërkon investime dhe zhvillim kapacitetesh edhe për bankat tregtare. Sipas parashikimeve të fundit të Bankës Qendrore, përdorimi i sistemit të instant payment mund të fillojë në vjeshtën e vitit 2026.

Një ndërhyrje tjetër që pritet të ulë kostot e pagesave elektronike është ulja e komisioneve të skemave të pagesave me kartë, kryesisht Visa dhe Mastercard. Në vitin 2015, Komisioni Europian vendosi nën rregullim këto tarifa (interchange fees), duke përcaktuar një nivel maksimal prej 0.2% për pagesat me kartë debiti dhe 0.3% për pagesat me kartë krediti. Banka e Shqipërisë ka vendosur të adoptojë këtë rregullore, si pjesë e procesit të përafrimit të legjislacionit me Bashkimin Europian. Vendosja e limiteve mbi këtë element të kostos pritet të sjellë një ulje të ndjeshme të komisionit total që paguajnë tregtarët për shitjet me kartë.

Banka e Shqipërisë vlerëson se komisionet do të ulen në nivelin e 1% të transaksionit. Gjithashtu, Banka e Shqipërisë do të ndalojë praktikën e përcjelljes së komisioneve nga tregtarët te klientët që kryejnë blerje me kartë. Ulja e komisioneve për pranimin e pagesave me kartë pritet të ketë ndikim të rëndësishëm në përdorimin e cash për transaksionet ekonomike. Një akses më i gjerë në pagesat me kartë gjithashtu do të lehtësonte pagesat sidomos nga turistët e huaj, që shpesh detyrohen të përdorin tërheqjet cash në ATM-të e zonave turistike, shërbim ky që për nga natyra e vet është i kushtueshëm./Monitor

banka e shqipërisë transferta komisione

Sondazh

Poll
Ekonomi 19 Tetor 2025, 07:27 E.d

Ekonomia e luftës

Foto ilustruse Qeveria duhet të rrisë me më shumë se dyfishi shpenzimet për forcat e luftimit dhe mbrojtjes së vendit si pjes...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet