LIVE UPDATES
Ekonomi

Rënia befasuese e emigracionit të paligjshëm në Europë

Në tetë muajt e parë të këtij viti, 112 mijë persona hynë ilegalisht në Europë, 21% më pak se një vit më parë.

19 Tetor 2025, 07:33 Nga E.d
Rënia befasuese e emigracionit të paligjshëm në Europë
Foto ilustruse

“Europa ka probleme serioze” – shpërtheu Donald Trump së fundmi në një fjalim në OKB. “Emigrantët e paligjshëm po hyjnë masivisht”. Nëse i dëgjon edhe politikanët e tjerë, do të dukej sikur fluksi i emigrantëve që kalojnë kufijtë e Europës është një valë e pakontrollueshme. Por të dhënat më të fundit tregojnë të kundërtën. Në tetë muajt e parë të këtij viti, 112 mijë persona hynë ilegalisht në Europë, 21% më pak se një vit më parë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, rënia është edhe më e fortë, 52%, kur 231 mijë njerëz mbërritën në brigjet ose kaluan kufijtë e saj.

Këto shifra nuk bien sepse kanë ndryshuar shkaqet kryesore të emigracionit. Vende si Afganistani dhe Eritrea vazhdojnë të jenë autoritare. Të tjera, si Sudani dhe Saheli, vazhdojnë të përfshihen nga luftëra civile ose kryengritje të dhunshme. Ndërkohë, varfëria mbetet e përhapur në Bangladesh dhe Egjipt, dy prej vendeve të origjinës më të zakonshme të emigrantëve që hyjnë në Europë në mënyrë ilegale, shumë prej tyre në kërkim të punës.

Ajo që ka ndryshuar është fakti se blloku po eksperimenton me mënyra të reja për t’i ndaluar. Rezultatet do t’i kënaqin shumë, por disa nga metodat e përdorura janë shqetësuese. BE-ja po dëshmon se politika të ashpra, të zbatuara shumë larg brigjeve të saj, po e mbajnë emigracionin nën kontroll. Në vitet e fundit, shumica e emigrantëve që hynë ilegalisht në BE përdorën tre rrugë kryesore detare. E para është e ashtuquajtura rruga qendrore e Mesdheut, që kalon kryesisht nga Tunizia dhe Libia drejt Italisë dhe Maltës.

E dyta është rruga lindore e Mesdheut, që nis kryesisht nga Turqia drejt Qipros dhe Greqisë me det, por përfshin edhe kalime tokësore në Greqi e Bullgari. E treta është rruga perëndimore afrikane, ku varkat nisen nga vende si Mauritania dhe Maroku, duke kaluar në Atlantik drejt Ishujve Kanarie, territor spanjoll. Kriza e emigracionit në Europë nisi në mesin e viteve 2010, kur lufta civile në Siri dhe konflikte të tjera sollën fluksin më të madh të refugjatëve në kontinent që nga Lufta e Dytë Botërore. Pas mbërritjes së mbi një milion njerëzve në vitin 2015, BE-ja u mbështet te politika e parandalimit, me shpresën se do të dekurajonte të tjerët duke e bërë kalimin më të vështirë.

Derisa së fundmi kjo strategji rezultoi e gabuar. Pas rënies gjatë pandemisë së covid-19, emigracioni i paligjshëm në BE u rrit ndjeshëm tre vitet radhazi deri në 2023, kur arriti në 380 mijë persona. Por këtë verë, kur moti i mirë normalisht do të kishte sjellë një rritje të varkave që kalojnë Mesdheun, strategjia duket se ka dhënë rezultat. Në praktikë, strategjia e BE-së ka qenë ndërtimi i një muri të madh dhe të padukshëm, shumë larg kufijve të saj, ku emigrantët ndalohen dhe kthehen pas shumë përpara se të kenë mundësi të shkelin në tokën europiane dhe të kërkojnë azil.

Kjo është arritur përmes një rrjeti të ndërlikuar marrëveshjesh të nënshkruara nga BE-ja dhe nga shtete anëtare me vendet e tranzitit, përmes të cilave kalojnë emigrantët. Në këmbim të ndalimit të flukseve, këtyre vendeve u jepen fonde dhe investime të mëdha. Egjiptit iu premtuan 7.4 miliardë euro; Tunizisë 1 miliard. Për më tepër, BE-ja ose shtetet anëtare trajnojnë dhe financojnë rojet bregdetare, zyrtarët e kufijve dhe policitë vendore.

Marrëveshja

Disa marrëveshje u nënshkruan që më 2015, mes Turqisë dhe BE-së, dhe më 2017 mes Italisë dhe Libisë, por fillimisht ishin me efekt të kufizuar, sepse bllokonin vetëm një pjesë të rrugëve të emigracionit. Kur një korridor mbyllej, hapej një tjetër, duke zhvendosur problemin pa e zgjidhur atë. Ndërsa këto marrëveshje u zgjeruan në mënyrë të qëndrueshme në Afrikën Veriore dhe Perëndimore, ato u bënë më efektive duke e bërë gjithnjë e më të vështirë shmangien e bllokadave.

Në vitin 2024, një vit pas marrëveshjes me Tunizinë, kalimet në rrugën qendrore të Mesdheut ranë me 58%. Vitin e kaluar, blloku arriti marrëveshje me Mauritanian, që uli flukset në rrugën perëndimore afrikane me 52% këtë vit. Efektiviteti i tyre është rritur edhe nga shtylla e dytë e strategjisë së BE-së: mbikëqyrja më e avancuar e kufijve dhe ujërave të jashtme. Vijat bregdetare të shteteve të Afrikës së Veriut janë të gjata dhe me popullsi të vogël duke i bërë të vështira për t’u kontrolluar.

Teknologjitë e reja po e ndryshojnë këtë. Frontex, agjencia kufitare e BE-së, tani përdor dronë për të patrulluar mbi ujërat libiane dhe tuniziane. Kur zbulon një varkë, njofton autoritetet përkatëse. Në tre vitet deri në 2024, Frontex ndau mbi 2,000 herë vendndodhjen e varkave të emigrantëve me autoritetet libiane, sipas “Lighthouse Reports”, organizatë jofitimprurëse e gazetarisë investigative.

Por sukseset e Europës kanë një kosto njerëzore. Në disa raste, të ashtuquajturat roje bregdetare në Libi që BE-ja udhëzon drejt varkave nuk janë gjë tjetër veçse milici. Disa nga emigrantët e ndaluar ose të kthyer në Libi janë keqtrajtuar, përdhunuar ose kthyer në skllevër, sipas organizatave të të drejtave të njeriut. Malta është akuzuar për ndihmën që i ka dhënë një milicie libiane famëkeqe dhe shumë të dhunshme, për të kthyer mbrapsht varka nga ujërat e saj.

Ndërsa BE-ja ka nënshkruar marrëveshje me më shumë vende, abuzimet janë zhvendosur gjithnjë e më larg brigjeve europiane. Regjimi autoritar i Tunizisë është akuzuar se ka braktisur mijëra emigrantë të ndaluar në shkretëtirë pranë kufirit me Algjerinë, ndërsa Mauritania për kthimin e njerëzve përtej kufirit në Mali e Senegal.

Organizatat e të drejtave të njeriut pretendojnë se mizoria është e ndërtuar brenda planit të BE-së, pasi ai mbështetet te regjime autoritare, që përdorin mjete brutale për të penguar emigrantët të tentojnë kalimin. Julia Schafermeyer nga SOS Méditerranée, OJQ kërkim-shpëtimi që sjell të mbijetuarit në brigjet europiane, ankohet për një “fushatë pengesash administrative” që ka për qëllim të dobësojë mbikëqyrjen e abuzimeve dhe të pengojë operacionet e shpëtimit.

Në gusht, roja bregdetare libiane hapi zjarr mbi një anije shpëtimi të OJQ-së, ndërsa kjo e fundit kërkonte një varkë në rrezik. Për disa, deti është fatal. Këtë vit, të paktën 456 emigrantë kanë humbur jetën dhe mbi 420 janë raportuar të zhdukur në aksidente me varka në Mesdheun Qendror, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin të OKB-së.

Ulf Laessing, drejtues i programit në Sahel të Fondacionit “Konrad Adenauer” me bazë në Mali, paralajmëron se mbyllja e rrugëve më të shkurtra, si ajo nga Saharaja Perëndimore drejt Ishujve Kanarie, mund t’i detyrojë njerëzit të ndjekin rrugë më të gjata dhe më të rrezikshme, si ato nga Senegali apo Gambia. Frontex thotë se siguron që kufijtë të ruhen në mënyrë të ligjshme dhe me respekt për të drejtat themelore. “Nuk ka vend për brutalitet në menaxhimin e kufijve europianë – tha një zëdhënës. Kjo nuk është politikë. Jo në mënyrën se si punojmë dhe as në atë që presim apo tolerojmë nga partnerët tanë.”

Në ujëra të turbullta

Megjithëse politikat e reja të BE-së po e mbajnë emigracionin e paligjshëm nën kontroll, pyetja kryesore është nëse kjo mund të zgjasë. Presioni i emigracionit ka gjasa të rritet në vende si Afrika Sub-Sahariane për shkak të rritjes së popullsisë, ndryshimeve klimatike dhe pasigurisë. Gjeopolitika mund të kufizojë gjithashtu aftësinë e BE-së për ta mbajtur murin e saj të madh e të padukshëm larg kufijve.

Për shkak se mbështetet kryesisht në bashkëpunimin e qeverive të huaja, BE-ja rrezikon të bëhet e varur prej tyre. Turqia dhe Maroku e kanë përdorur tashmë aftësinë për të hapur ose për të mbyllur flukset e emigrantëve si levë presioni ndaj Europës, për më shumë fonde ose për të zbutur kritikat ndaj politikave të tyre të jashtme. Kjo mund të shpjegojë pse shumë shtete europiane po përpiqen të bëhen gjithashtu më pak tërheqëse për emigrantët. Italia po përpiqet të zhvendosë përpunimin e kërkesave për azil në Shqipëri (edhe pse plani është bllokuar nga Gjykata e Lartë e BE-së). Greqia kërcënon me burgosje ata që nuk largohen pasi u refuzohet azili.

Disa argumentojnë se Europa duhet të bëjë më shumë për të adresuar shkaqet e emigracionit, si varfëria ose konfliktet, që në rrënjë. Por Perëndimi ka më pak vullnet për ndërtime shtetesh apo misione paqeruajtëse pas dështimeve në Afganistan e Libi. Për më tepër, rritja e të ardhurave në vendet e varfra mund të shtojë numrin e atyre që kanë mundësi të paguajnë kontrabandistët për kalim. Me gjithë këto presione, BE-ja e ka vërtetuar se politikat e ashpra mund të ulin emigracionin e paligjshëm./Monitor.al

ekonomi emigrantët emigracioni

Sondazh

Poll
Ekonomi 19 Tetor 2025, 07:27 E.d

Ekonomia e luftës

Foto ilustruse Qeveria duhet të rrisë me më shumë se dyfishi shpenzimet për forcat e luftimit dhe mbrojtjes së vendit si pjes...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë