LIVE UPDATES
Ekonomi

FMN: Shqipëria në grupin më të dobët të globit për menaxhimin e shpenzimeve publike

Fondi vë në dukje se vendet që menaxhojnë mirë burimet buxhetore zakonisht kanë investime të larta në arsim dhe shkencë. Për shembull, përmirësimi i kontrollit të korrupsionit nga një vend që është 30 pozicione nën mesataren në 30 pozicione mbi mesataren rrit efikasitetin e shpenzimeve për arsimin publik me rreth 3.5 pikë përqindje.

15 Tetor 2025, 11:52 Nga I.A
FMN: Shqipëria në grupin më të dobët të globit
FMN

TIRANË- Cilësia e institucioneve dhe qeverisja ndikojnë ndjeshëm në efikasitetin e shpenzimeve publike. Vendet me institucione të forta, me nivele të ulëta korrupsioni dhe sundim më të mirë të ligjit arrijnë përgjithësisht rezultate më të mira në efikasitetin e shpenzimeve për investime publike, arsim dhe kërkim-shkencë.

Në studimin e fundit “Shpenzimet e zgjuara: Si ndikojnë shpenzimet publike në rritjen ekonomike”, Fondi Monetar Ndërkombëtar e klasifikoi Shqipërinë në kuartilin e poshtëm (25%) të vendeve për efektivitetin e shpërndarjes së burimeve. Kjo do të thotë se Shqipëria hyn në grupin më të dobët të vendeve në botë për menaxhim të shpenzimeve buxhetore. Në Ballkan, Kroacia renditet më mirë, duke u klasifikuar në kuartilin e sipërm për efikasitet të lartë.

Fondi vë në dukje se vendet që menaxhojnë mirë burimet buxhetore zakonisht kanë investime të larta në arsim dhe shkencë. Për shembull, përmirësimi i kontrollit të korrupsionit nga një vend që është 30 pozicione nën mesataren në 30 pozicione mbi mesataren rrit efikasitetin e shpenzimeve për arsimin publik me rreth 3.5 pikë përqindje.

Sipas studimit, në aspektin e menaxhimit të investimeve publike, Shqipëria renditet në kuartilin e poshtëm të vendeve për efektivitetin e shpërndarjes së burimeve. Kjo tregon se përmirësimi i planifikimit dhe i sistemit të përzgjedhjes së projekteve publike në Shqipëri do të sillte përfitime të ndjeshme në përdorimin më produktiv të fondeve publike.

Dobësitë më të zakonshme në menaxhimin e investimeve publike përfshijnë vlerësimin e mangët të projekteve, mungesën e fondeve të mjaftueshme për mirëmbajtje dhe mungesën e monitorimit të pasurive publike.

Dokumenti i FMN-së thekson se përballë borxheve të larta dhe kërkesave të shtuara për shpenzime në mbrojtje, kujdes shëndetësor dhe zhvillim, qeveritë duhet të përmirësojnë cilësinë dhe përbërjen e shpenzimeve publike në vend që të rrisin volumin e tyre. Raporti analizon se si mund të arrihet rritje ekonomike përmes përdorimit më efikas të fondeve ekzistuese, pa rritur totalin e shpenzimeve.

Në nivel global, shpenzimet për investime publike kanë rënë në vetëm 18% të totalit të shpenzimeve, ndërsa arsimi zë rreth 11%. Ndërkohë, paga e sektorit publik përbën afërsisht një të katërtën e buxheteve. Kjo tregon një shpërndarje jo optimale që nuk nxit rritjen afatgjatë.

Pothuajse të gjitha ekonomitë kanë hendek të madh efikasiteti, që varion nga 31% në vendet e zhvilluara deri në 39% në vendet me të ardhura të ulëta. Në terma praktikë, kjo do të thotë se qeveritë mund të ofrojnë 30–40% më shumë shërbime me të njëjtën sasi parash nëse arrijnë standardet e vendeve më efikase. Humbjet më të mëdha janë në investime dhe kërkim-zhvillim (R&D)./Monitor.al

fmn

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës