LIVE UPDATES
Ekonomi

Moody’s rikonfirmon për ekonominë shqiptare vlerësimin “B1 – me perspektivë të qëndrueshme”

Agjencia vlerëson se rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë ishte e fortë dhe Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) arriti nivelet e para-pandemisë që në vitin 2021.

1 Dhjetor 2022, 16:19 Nga k.m.
Moody’s rikonfirmon për ekonominë shqiptare vlerësimin
Moody's

Ekonomia shqiptare vlerësohet nga agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredibilitetit (credit rating agency) Moddy’s, me “B1 – me perspektivë të qëndrueshme”. Në “rifreskimin” më të fundit të opinionit të saj, publikuar në 30 Nëntor 2022, Moody’s ri-konfirmon vlerësimin aktual të Shqipërisë, “B1 – me perspektivë të qëndrueshme”.

Agjencia vlerëson se rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë ishte e fortë dhe Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) arriti nivelet e para-pandemisë që në vitin 2021. Barra e borxhit të qeverisë, pasi u rrit ndjeshëm në 74.5 % të PBB-së në vitin 2020, rifilloi trajektoren e saj rënëse në vitin 2021. Lidhur me sektorin bankar të Shqipërisë dhe rreziqet e likuiditetit të qeverisë, pritshmëritë e Agjencisë janë se ato do të mbeten të përmbajtura. Perspektiva e qëndrueshme mbështetet gjithashtu nga pritshmëritë në vazhdimësinë e politikave, veçanërisht në kontekstin e reformave në kuadër të procesit të pranimit në BE dhe imbalancave të jashtme të moderuara.

Pas një ngadalësimi të rritjes reale të PBB-së në 2.1% në 2019, krahasuar me një normë mesatare rritjeje prej 3.0 % gjatë pesë viteve të mëparshme (2014-2018), shpërthimi i koronavirusit ndikoi rëndë në përformancën ekonomike në vitin 2020.  Megjithatë, stabiliteti makroekonomik u ruajt. Tkurrja ekonomike gjatë 2020 ishte më e butë (me recension prej 3.5%) dhe rimëkëmbja në 2021 më e fortë se sa pritej fillimisht (me rritje reale prej 8.5%).

Agjencia parashikon një ngadalësim të rritjes së PBB-së në 3.0% në 2022 dhe 1.8% në 2023. Gjithashtu, në periudhën afat-gjatë, aftësia e vendit për të mbështetur procesin e konvergjencës së të ardhurave për banorë me vendet e BE-së do të varet nga suksesi i qeverisë në zbatimin e reformave strukturore dhe rritjen e konkurrencës në raport me vendet e tjera të rajonit.

Agjencia vlerëson hapjen formale të negociatave të anëtarësimit në avantazh të Shqipërisë, sepse do të nxisë zbatimin e reformës, e cila do të mbështesë fuqinë e saj institucionale. Kjo pritet të përmirësojë edhe mjedisin e përgjithshëm të biznesit.

Agjensia vlerëson se treguesit fiskalë kanë qenë në një trend gradual pozitiv që pas përkeqësimit të konsiderueshëm që patën në vitin 2013 për shkak të tejkalimeve të shpenzimeve në prag të zgjedhjeve parlamentare të qershorit të atij viti.

Megjithatë, ndikimi i pandemisë ka rënduar në financat publike, duke e thyer përkohësisht këtë trend pozitiv, ndërkohë që rreziku i detyrimeve kontingjente mbetet i lartë.

Në veçanti, rreziqet kryesore fiskale kontingjente të Shqipërisë lidhen me importet e energjisë elektrike të lidhura me motin, detyrimet kontingjente që rrjedhin nga sektori energjetik, nga zgjidhja e kërkesave për kthimin e pronave që rrjedhin nga periudha e komunizmit dhe nga rritja e financimeve jashtë buxhetore në formën e partneriteteve publike private (PPP) që janë përdorur si instrument për rritjen e investimeve publike./Monitor

moody's

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit