LIVE UPDATES
Ekonomi

Ndërtimi me fitime të larta, ecuri e mirë e biznesit të vilave dhe hotelerisë

Edhe në vitin 2021, sektori vijoi rritjen për të disatin vit radhazi. Prodhimi i Brendshëm Bruto në sektorin e ndërtimit, në vitin 2021, ishte rreth 180 miliardë lekë (1.5 miliardë euro), duke arritur rekordin historik, më e lartë se periudha 2007-2008, kur ishte në bumin e tij për të ardhur më pas drejt rënies ciklike.

26 Nëntor 2022, 07:13 Nga A.B

Ndërtimi me fitime të larta, ecuri e mirë e biznesit të

Sipërmarrjet e karburanteve dhe ndërtimit mbizotërojnë në renditjen e “Monitor 200” për të ardhurat. Por në atë të fitimeve, karburantet pothuajse zhduken.

Ndërsa ndërtimi vijon të dominojë, duke rezultuar ndër sektorët më fitimprurës në Shqipëri. Si i tillë, ai po tërheq më shumë kapitalet e lira, si rrjedhojë e kthimit të shpejtë, por edhe përfitimeve që po merr nga kanalizimi i parave informale, si në ngritjen e pallateve, ashtu edhe në transaksionet e shitblerjes.

Edhe në vitin 2021, sektori vijoi rritjen për të disatin vit radhazi. Prodhimi i Brendshëm Bruto në sektorin e ndërtimit, në vitin 2021, ishte rreth 180 miliardë lekë (1.5 miliardë euro), duke arritur rekordin historik, më e lartë se periudha 2007-2008, kur ishte në bumin e tij për të ardhur më pas drejt rënies ciklike.

Edhe aktiviteti i pasurive të paluajtshme ka vijuar rritjen e vazhdueshme, duke arritur në 111 miliardë lekë (gati 1 miliard euro) në vitin 2021. Të dy sektorët kontribuojnë në rreth 15% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Në renditjen e çdo viti, si sipas të ardhurave, ashtu edhe fitimeve, numri i subjekteve që vijnë nga ky sektor sa vjen e shtohet.

Në “Monitor 200”, sipas fitimeve të vitit 2021, ka 34 shoqëri, që janë të lidhura direkt ose indirekt me ndërtimin. Norma mesatare e fitimit të tyre është rritur vazhdimisht në tre vitet e fundit nga 10.8% në 2019-n, në 14.8% në 2020-n dhe 15.9% në vitin 2021.

Si kompanitë rezidenciale, ashtu dhe ato inxhinierike (rrugët e të tjera përmes tenderave) raportojnë panoramë të kënaqshme financiare dhe norma fitimi dyshifrore, që është më e lartë për sipërmarrjet e përfshira në ndërtime rezidenciale, ndonëse për apartamentet, fitimet luhaten në bazë të ciklit të shitjeve.

Vitet e fundit, sipërmarrjet që po investojnë në sektorin e hotelerisë, turizmit dhe vilave në bregdet, po bëhen një faktor i rëndësishëm në këtë segment dhe po rriten me shpejtësi, duke shfrytëzuar kthimin e Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik dhe lehtësitë fiskale që ka dhënë qeveria për markat me 5 yje (përjashtim nga tatimfitimi për 10 vjet dhe heqjen e taksës së infrastrukturës).

Në ndërtimet turistike po mbizotërojnë vilat, të kombinuara me hotele, që janë investime vendase dhe marrin në përdorim emrat e markave të njohura ndërkombëtare. Zhvilluesit pohojnë se preferojnë vilat për shkak të kthimit të shpejtë që ato kanë, ndërsa hotelet kërkojnë më shumë punë dhe kanë kosto më të lartë menaxhimi dhe kthim të investimit më të gjatë në kohë.

Subjekti me fitime më të larta në vlerë në gjithë sektorin e ndërtimit për vitin 2021 ishte “Concord Investment”, pjesë e grupit “Edil-Al”, me 1.2 miliardë lekë (para taksave) me një normë prej 33%. “Concord Investment” hyri për herë të parë në 2021 në të dy renditjet, sipas të ardhurave dhe fitimeve.

Sipas raportit të aktivitetit, shoqëria është investitore në një sërë projektesh të rëndësishme në fushën e pasurive të paluajtshme dhe novatore në investimet në shërbimet e hoteleri-turizëm, duke qenë ndër të parat që kanë marrë statusin e veçantë të investitorit në hotelet me 5 yje.

Kompania po ndërton strukturën akomoduese me 5 yje “San Pietro” në Gjirin e Lalëzit. Shoqëria ka mbyllur investimin në qendrën rezidenciale, kompleksi “Fiori di Bosco”, në rrugën “Don Bosko”. Ajo po investon në ndërtimin e një kompleksi ambientesh magazinash industriale në Kashar, i pari i llojit të tij në Tiranë.

E dyta në renditje është “Antea Cement”, po me rreth 1.2 miliardë lekë fitime, me një normë prej 13.4%.

E treta vijon “Green Coast”, po në segmentin e vilave rezidenciale e një hoteli, me fitime prej 874 milionë lekësh dhe kthim 18.1%. Sipas raportit të aktivitetit, “nga analiza horizontale e bërë për vitet 2020 dhe 2021, shoqëria paraqet një rritje në fitimin operativ dhe rënie në fitimin neto. Kjo rritje lidhet me fazën e investimit në të cilën ndodhet projekti.

Që nga krijimi i saj, shoqëria ka qenë kryesisht vetëm në fazë investimi të projektit ‘Green Coast Resort’ dhe vetëm pas gjysmës së dytë të vitit 2020, ka filluar gjenerimi i fitimeve të para nga njohjet e të ardhurave. Deri në fund të vitit 2020 janë njohur mesatarisht 27.3% e totalit të njësive të resortit, ndërsa në vitin 2021, janë njohur mesatarisht 23.3%.

Në total, shoqëria, deri më 31 dhjetor 2021, ka njohur shitjen e afërsisht 50.1% të të gjithë njësive totale. Treguesit e përfitueshmërisë paraqesin edhe faktin që në vitin 2021, shoqëria ka qenë dhe është duke investuar, përveçse në ‘Green Coast Resort’ edhe në projekte të tjera të reja të saj, por njëkohësisht, edhe duke gjeneruar fitim nga njohjet shitjeve te njësive”.

Në vijim të vrullit të ndërtimeve që ka përfshirë kryesisht kryeqytetin, subjektet e përfshira në projektet rezidenciale raportojnë shumëfishim të fitimeve.

“Homeplan” kishte fitime prej 696 milionë lekësh, me një normë prej 32.4%, duke u renditur e katërta në total në sektorin e ndërtimit dhe e para nga projektet e banesave, pas trefishimit të fitimeve në vitin 2021, në raport me vitin e mëparshëm.

Edhe kompanitë me aktivitet në ndërtimin e rrugëve dhe punëve publike, raportojnë marzh të lartë. Në vitin 2021, kompania me fitim më të lartë ishte “Alb Building”, me 613 milionë lekë dhe normë 23%. Ajo ndiqet nga “Cobial”, po në punët publike e prodhimin e materialeve të ndërtimit, me fitime prej 577 milionë lekësh, me normë prej 43%, që është më e larta e gjithë sektorit të ndërtimit.

Pas “Cobial”, me normat më të larta të fitimit në ndërtim rezultojnë “ASL” (34.9%); “MSE” (34.7%), “Concord Investment”, (33.3%); K. I. D – ALB (33.0%); “Homeplan” (32.4%); “Fratari Construction 1990” (29.7%); “Alb-Building” (23.1%); “A. N. K”, (20.4%); “Green Coast” 18.1%; “Curri” (17.2%).

Tendenca e ndërtimeve rezidenciale pritet të vijojë. Vetëm në tremujorin e parë 2022, sipërfaqja e lejeve ishte rreth 800 mijë metra katrorë, sa gjysma e gjithë vitit 2021 dhe niveli më i lartë rekord i dhënë ndonjëherë për kryeqytetin në këtë periudhë.

Ndërkohë, që në qendër, kanë nisur punën shumë projekte luksoze apo kulla, çmimet e tyre arrijnë deri në 4-5 mijë euro/m², më të shtrenjtat në rajon../MONITOR

Ndërtimi me fitime të larta, ecuri e mirë e biznesit të

ndertim biznese

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet