All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Ekonomi

Çmimet nuk ndalen, inflacioni arrin 8.3% në tetor, tjetër rekord që nga koha e piramidave të vitit 1998

Ushqimet dhe karburanti janë produktet që janë bërë më të shtrenjta për familjet shqiptare. Sipas INSTAT, Rritja vjetore e çmimeve në muajin Tetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +5,09 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +1,00 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,70 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,48 pikë përqindje.

9 Nëntor 2022, 07:13 Nga DOSJA
Çmimet nuk ndalen, inflacioni arrin 8.3% në tetor, tjetër
Foto Ilustruese
All - Paragraf - 1

TIRANË- Rritja e çmimeve nuk ka të ndalur, ndonëse ritmet janë ngadalësuar muajt e fundit. sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit (inflacioni) që mat ndryshimin e çmimeve për një shportë mallrash të caktuar, arriti në 8.3%, niveli më i lartë që nga viti 1998, kur vendi po e merrte veten nga kriza që shkaktoi në ekonomi rënia e piramidave. Sipas INSTAT, Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Tetor 2022 është 8,3 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,4 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Tetor 2022, krahasuar me Shtator 2022 është 0,4 %. Në shtator inflacioni kishte arritur një tjetër rekord të 24 viteve të fundit, në 8.2%.

Ushqimet dhe karburanti janë produktet që janë bërë më të shtrenjta për familjet shqiptare. Sipas INSTAT, Rritja vjetore e çmimeve në muajin Tetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +5,09 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +1,00 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,70 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,48 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,28 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,27 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,19 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,12 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me +0,05 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,02 pikë përqindje.

Banka e Shqipërisë ka rritur ndërkohë katër herë normën bazë në ekonomi, në një përpjekje për të luftuar rritjen e vazhdueshme të çmimeve në vend. Nga niveli më i ulët historik që ishte në shkurt të këtij viti, prej 0.25%, norma bazë arriti në fund të tetorit në 1.75%. Bankat qendrore përdorin normat e tyre të interesit për ta bërë paranë më shumë apo më pak të shtrenjtë në mënyrë që ose të frenojnë ose të nxisin shpenzimet, pasi interesat bazë ndikojnë drejtpërdrejt në normat që bankat tregtare ofrojnë për familjet dhe bizneset.

Banka ka shprehur shqetësimin vazhdimisht për rritjen e presioneve inflacioniste në vend. “Rritja e çmimeve ka filluar të jetë e pranishme në pjesën më të madhe të shportës, përfshi edhe ata artikuj, pjesa më e madhe e vlerës së shtuar të të cilëve krijohet në vend. Kjo ecuri sugjeron rritjen e njëkohshme të bazës dhe të intensitetit të presioneve inflacioniste. Rritja e presioneve të brendshme inflacioniste pasqyron veprimin e tre faktorëve. Së pari, pozicioni i mirë ciklik i ekonomisë shqiptare, i cili buron nga kërkesa e qëndrueshme për mallra e shërbime dhe nënkupton shfrytëzim të lartë të kapaciteteve të brendshme prodhuese, është shoqëruar me rritje të shpejtë të pagave.

Së dyti, çmimet e larta të lëndëve të para, të naftës dhe energjisë, sjellin rritje të mëtejshme të kostove të brendshme të prodhimit. Së treti, rritja e inflacionit të pritur ndikon në rritjen e çmimeve të kontratave të së ardhmes”, thuhet në deklaratën e fundit të Këshillit Mbikëqyrës, pas vendimit për rritjen e normës bazë. Nuk e lehtëson situatën as inflacioni i importuar, që vjen nga partnerët kryesorë tregtare të vendit. Sipas Eurostat Inflacioni në eurozonë vlerësohet të ketë arritur një nivel të ri rekord prej 10.7% në tetor, një rekord maksimal historik. Ky do të ishte leximi i parë i inflacionit që kalon pragun e 10%.

Sipas Bankës së Shqipërisë, më shumë se gjysma e rritjes së çmimeve në vend vjen për shkak të shtrenjtimit të produkteve që Shqipëria merr nga importi. Italia, norma vjetore e së cilës parashikohet në 12.8%, ndërkohë ka shënuar rritjen më të lartë nga muaji në muaj me një kërcim prej 4%. Ky shtet është partneri kryesor tregtar i vendit.

Nga erdhi rritja e çmimeve

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Tetor 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 16,9 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 14,6 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6,5 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 6,1 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5,7 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,6 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,3 %, “Veshje dhe këpucë” me 3,0 %, “Shërbimi arsimor” me 1,8 %, “Argëtim dhe kulturë” me 1,7 %, “Shëndeti” me 1,3 % dhe “Komunikimi” me 0,7 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u rritën me me 27,4 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 24,3 %, “bukë dhe drithra” me 17,1 %, “peshk” me 15,3 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 14,7 %, “mish” me 12,4 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 11,8 %, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Shtator 2022, çmimet e grupit “Transporti” u rritën me 1,5 %, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,8 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,6 %. “Veshje dhe këpucë” me 0,5 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Shëndeti” me 0,4 % secili, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,1 %.

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 2,5 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,4 % secili.

Marrë nga Monitor.al

rritja e cmimeve ne shqiperi kriza ekonomike prej luftes

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta