LIVE UPDATES
Ekonomi

Investimet strategjike, qeveria kalon 90 mijë m2 tokë shtet për një resort në Gjirin e Lalëzit, miratohet dhe një agroturizëm

Referuar vendimit të KIS investitor për projektin është “Omnix Albania” sh.p.k, një kompani ku janë aksionerë tre kompani të tjera shqiptare Matrix Konstruksion, Klar dhe RDA PETROL dhe investitori Jamal Abdulsalam MAbuiss.

8 Nëntor 2022, 09:52 Nga DOSJA
Investimet strategjike, qeveria kalon 90 mijë m2 tokë shtet për
Gjiri i Lalëzit

TIRANË- Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar dhënien e statusit të investitorit strategjik për dy projekte. I pari është një resort turistik në Gjirin e Lalëzit për të cilin është miratuar gjithashtu kalimi i të paktën 90 mijë metrave katrorë tokë shtet për zhvillimin e projektit. Referuar vendimit të KIS investitor për projektin është “Omnix Albania” sh.p.k, një kompani ku janë aksionerë tre kompani të tjera shqiptare Matrix Konstruksion, Klar dhe RDA PETROL dhe investitori Jamal Abdulsalam MAbuiss. Shoqëria në fjalë është e njëjta që pak vite më parë u bë pjesë e titujve të mediave kur u sulmua investitori libanez Fadi Mitri dhe deklaroi se do të tërhiqej nga ky investim.

Vendimi i KIS për resortin

“Projekti konsiston në një kompleks luksoz që përfshin një park rezidencial, një bulevard, një hotel me 5 yje, park ujor, klub fëmijësh, klub plazhi etj.

Vlera e investimit të projektit të investimit “Resort turistik me vendndodhje në Gjirin e Lalëzit” i plotëson kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikohet të jetë rreth 216  Euro” thuhet në vendimin e KIS. Po kështu në të njëjtin dokument argumentohet se parashikohen të punësohen 252 persona. Specifikisht për çështjen e truallit ku do të vendoset projekti vendimi nënvizon se “në përputhje me legjislacionin për investimet strategjike, përkatësisht neni 21, neni 22, neni 27 dhe neni 29 i Ligjit Nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, masat mbështetëse që i jepen projektit të investimit strategjik janë si më poshtë:

a) Miratohet masa mbështetëse e kryerjes së procedurave me prioritet dhe brenda afateve të përshpejtuara, në përputhje me legjislacionin për investimet strategjike;

b) Miratohet masa mbështetëse e asistencës në lidhje me dhënien e lejeve, licencave dhe autorizimeve të nevojshme për realizimin e projektit, në përputhje me afatet e parashikuara sipas legjislacionit të investimeve strategjike;

c) Miratohet në parim masa mbështetëse konsolidim toke si dhe dhënia e së drejtës së përdorimit dhe shfrytëzimit të sipërfaqes prej 90 030 m2 të fondit pyjor kullosor, me pronësi Republika e Shqipërisë.

ç) Miratohet të hiqet nga sipërfaqja pyjore kullosore prej 60,000  m2, sipas legjislacionit specifik sektorial për pyjet e kullotat, referuar Aneks 1 të këtij vendimi, e ndarë si më poshtë: i. 15,800  m2 në pasuritë pronë shtetërore me nr parcele 182; 152/43 dhe 178/44; dhe ii. 44,200  m2 në pasuritë pronë private, në pronësi të Shoqërisë “Omnix” Albania” shpk, me nr. parcele 181; 178/39 dhe 178/41” thuhet në vendim.

Investim strategjik në agroturizm

KIS ka miratuar edhe një vendim për t’i dhënë statusin e investimit strategjik një projekti që lidhet me agroturizimin. Subjekti që do të bëjë investimin është “Zagroturizëm” sh.p.k që do të zhvillojë projektin “Zagorturizëm” me një vlerë rreth 5.5 milionë euro. sipas përshkrimit të bërë në vendim investimi parashikon  ndërtimin e një hoteli me 62 dhoma si edhe një sërë mjedisesh të tjera çlodhëse, rekreative e bujqësore. Hoteli do të ketë një sipërfaqe prej 14,404 m2 dhe një lartësi që varion nga 1 në 4 kate me 1-3 kate nën tokë.

“Përveç sipërfaqes së strukturës së hotelerisë, të cilën subjekti e disponon me kontrata qiraje, projekti përfshin edhe një vresht me sipërfaqe 15,000  m2, një kantinë për prodhimin e verës, një pemëtore me drufrutorë të ndryshëm me sipërfaqe 15,000  m2, një sipërfaqe e sistemuar për mbarështimin e kafshëve, një sipërfaqe e sistemuar përmbarështimin e shpendëve, një qendër për rafting, terrene sportive me sipërfaqe 1,899 m2, një pishinë e jashtme me sipërfaqe 1,100 m2, pesë vila druri me sipërfaqe totale 350 m2 , një hapësirë natyrore për shëtitje dhe rekreacion, si edhe rrugë, shtigje e shkallare të brendshme për qarkullimin e këmbësorëve” thuhet në vendim.

Lidhur me pronësinë që do të kalojë tek investitori, vendimi i KIS shprehet se ka nevojë për përditësime dhe verifikime në terren të sipërfaqeve për të dalë më pas me një shifër të saktë.

Marrë nga Monitor.al

gjiri i lalezit keshilli i ministrave

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet