LIVE UPDATES
Ekonomi

Lindjet bien me 17% në tremujorin e parë 2023; niveli më i ulët historik në dekada; alarmi i shtesës natyrore negative

INSTAT bëri të ditur se në tremujorin e parë të këtij viti numri i lindjeve për tremujorin e parë 2023 është 5.164, duke shënuar një rënie me 16,9%, krahasuar me tremujorin e parë 2022

25 Maj 2023, 07:29 Nga I.A
Lindjet bien me 17% në tremujorin e parë 2023; niveli më i
Shifrat

TIRANË- Numri i lindjeve ka rënë ndjeshëm në tremujorin e parë të vitit, duke arritur në nivelet më të ulëta historike në shumë dekada. Rënia e lindjee ka qenë aq e fortë sa shtesa natyrore ishte negative (dmth vendi kishte më shumë vdekje sesa lindje) pavarësisht se numri i vdekjeve ka rënë ndjeshëm pas mbarimit të pandemisë.

INSTAT bëri të ditur se në tremujorin e parë të këtij viti numri i lindjeve për tremujorin e parë 2023 është 5.164, duke shënuar një rënie me 16,9%, krahasuar me tremujorin e parë 2022. Sipas të dhënave historike të INSTAT, ky është numri më i ulët i lindjeve i regjistruar ndonjëherë në një tremujor, të paktën që pas viteve ‘90.

Nga mesatarisht 8-10 mijë lindje në tremujor që kishte në vitin 2011, në vitin 2022 për herë të parë treguesi ra nën 6 mijë lindje në 2022, duke u reduktuar më tej afër 5 mijë në muajt e parë të këtij viti (shiko grafikun: Numri i lindjeve sipas tremujorëve, T I 2011- T I 2023).

Në të kundërt, mbarimi i pandemisë ka ulur ndjeshëm numrin e vdekjeve, duke iu kthyer nivelee të para pandemisë. Sipas INSTAT, numri i vdekjeve është 5.557, duke shënuar një rënie prej 31,6 %, krahasuar me tremujorin e parë 2022.

Megjithëse numri i vdekjeve ka rënë ndjeshëm shtesa natyrore e popullsisë, në tremujorin e parë 2023 regjistron 393 vdekje më shumë se sa lindje, raportoi INSTAT. Shtesa natyrore u kthye negative për herë të parë në historinë e vendit gjatë periudhës së pandemisë për shkak të rritjes së ndjeshme të jetëve të humbura nga pandemia dhe u rikthye sërish pozitive në 2022-n.

Por, tendenca e shtesës negative të muajve të parë të 2023-t tregon se, e kombinuar me emigracionin, popullsia e vendit është në një pikiarë alarmante.

Deri tani, vendi kishte pasur shtesë natyrore negative vetëm gjatë pandemisë, ndërsa është hera e parë që në një periudhë normale u shënuan më shumë vdekje sesa lindje (shiko grafikun: Lindjet vdekjet dhe shtesa natyrore e popullsisë, T I 2018-T I 2023).

Sipas INSTAT, Në tremujorin e parë 2023, katër qarqe të vendit regjistrojnë shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në tetë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative.

Në tremujorin e parë 2023, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 581 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 265 vdekje më shumë se sa lindje.

Në tremujorin e parë 2023, të gjitha qarqet e vendit shënojnë ulje të numrit të lindjeve, në krahasim me tremujorin e parë 2022.

Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 1.939 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 77 lindje.

Rënien më të ulët në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të parë 2023, krahasuar me tremujorin e parë 2022 e ka qarku i Kukësit me 8,9%, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Lezhës me 33,2%.

Rënie e ndjeshme e lindjeve në tre dekada

Që nga viti 1950, kur raportohen dhe të dhënat m ëtë hershme nga Kombet e Bashkuara, Shqipëria njohu një rritje të shpejtë të popullsisë, që kulmoi në 1991-n, me 3.3 milionë persona.

Në vitin 1990, sipas INSTAT, në vend kishte 82 mijë lindje, ndërsa në 2022 vetëm 23.5 mijë (shiko grafikun Lindjet 1990-2022). Më pas numri i lindjeve filloi të binte me shpejtësi, duke reflektuar si emigracionin e lartë, ashtu dhe ndryshimin e stilit të jetesës dhe plakjen graduale të popullsisë.

Ndërsa Shqipëria sot po merr “përfitimet” e numrit të lartë të të lindurve në vitet ’90 , projeksionet e Kombeve të Bashkuara janë që popullsia e Shqipërisë do të bjerë në mënyrë drastike në vitet që vijnë, e ndikuar nga rënia e lindshmërisë dhe emigracioni.

Kombet e Bashkuara presin që popullsia totale banuese në vend, në vitin 2100, sipas variantit mesatar, do të zbresë në 1.1 milionë banorë (shiko grafikun: Popullsia e Shqipërisë 1990-2021 dhe projeksioni 2022-2100)./ O.Liperi

Marrë nga Monitor.al

lindjen ne shqiperi

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më