LIVE UPDATES
Ekonomi

Kursi i këmbimit, Euro pëson tjetër rënie historike, dollari prek nivelin më të lartë që nga viti 2017

Zhvlerësimi i ri i euros këtë muaj, menjëherë pas sezonit veror, ka qenë surprizë edhe për agjentët e tregut.

26 Shtator 2022, 17:33 Nga I.A

Kursi i këmbimit, Euro pëson tjetër rënie historike, dollari

Kursi i këmbimit të euros me lekun ra sërish të hënën dhe preku një rekord të ri historik. Sipas kursit zyrtar të bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot me 116.32 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Zhvlerësimi i ri i euros këtë muaj, menjëherë pas sezonit veror, ka qenë surprizë edhe për agjentët e tregut. Ky zhvlerësim nisi papritur më datë 15 shtator dhe sipas ekspertëve u ndikua nga njëra prej bankave të mëdha të sistemit, që, me sa duket, ka kryer operacione të mëdha në blerje të euros.

Fillimisht, ky zhvillim u perceptua si i përkohshëm dhe besohej se kursi i euros mund të korrektohej sërish pranë niveleve të mëparshme, sipas 117 lekëve. Por, në fakt, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, madje sot euro preku një minimum të ri.

Madje, kursi i euros nuk është rritur as nga blerjet e radhës të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, që, sipas burimeve nga tregu, realizoi blerje të konsiderueshme valute për import energjie në gjysmën e dytë të javës së kaluar.

Agjentët e kanë të vështirë ta shpjegojnë një tendencë të tillë pas përfundimit të sezonit veror, por fakti që euro ngelet prej afërsisht dy javësh në këto vlera dëshmon se tashmë ky kurs reflekton në thelb faktorët fondamentalë të kërkesës dhe ofertës në treg.

Të paktën deri në fund të 6-mujorit, bilanci i pagesave të vendit deri tani po shënon ecurinë më të mirë që prej vitit 2018. Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, për 6-mujorin 2022 deficiti i llogarisë korrente kishte vlerën e 469 milionë eurove, në rënie me 9.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ekspertët hipotizojnë se ndoshta ky dobësim i euros mund të ndikohet pjesërisht edhe nga raportet e monedhës europiane me dollarin, në tregjet ndërkombëtare dhe rrjedhimisht edhe në tregun shqiptar. Dollari shënoi të hënën vlerën prej 120.12 lekësh.

Kjo është vlera më e lartë që monedha amerikane shënon në kursin kundrejt lekut që prej majit të vitit 2017. Dollari amerikan po forcohet gjithnjë e më shumë në tregjet ndërkombëtare dhe sidomos kursi i tij kundrejt euros reflektohet edhe në kursin me lekun.

Agjentët besojnë se ndoshta forcimi i dollarit mund të ketë nxitur një rritje të kërkesës për monedhën amerikane dhe të ketë ulur atë për euro në tregun e brendshëm. Në teori, fakti që dollari po perceptohet si monedhë më e fortë mund të ndikojë në shitje të euros dhe blerje të monedhës amerikane.

Zhvillimet e javëve të fundit po krijojnë më shumë pritshmëri rreth agjentëve të tregut se ndoshta kursi i këmbimit euro-lek ka zbritur në një normalitet të ri dhe nuk përjashtohet një rënie e mëtejshme e monedhës europiane. Nga ana tjetër, pritshmëritë për kursin e dollarit janë në kahun e kundërt dhe me shumë të ngjarë pritet një rritje e mëtejshme e monedhës amerikane ndaj lekut, si reflektim i zhvillimeve në kursin dollar-euro.

Rënia e euros për momentin duket e volitshme për ekonominë shqiptare, në kushtet e inflacionit të lartë, duke zbutur presionet për rritjen e çmimeve nga tregjet e importit, pot ë kemi parasysh se Eurozona është partneri kryesor tregtar i vendit.

Përfitime kanë edhe huamarrësit në euro me të ardhura në lekë, ndërsa të dëmtuar nga dobësimi i euros janë kryesisht subjektet eksportuese.

Por, ndërkohë, forcimi i dollarit ka një impakt të rëndësishëm në çmimet e karburantit dhe të lëndëve të para.

Marrë nga Monitor.al

euro dollar

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez