LIVE UPDATES
Ekonomi

Kreditë e biznesit po shtrenjtohen si në Lekë, ashtu edhe në Euro

Rritja është veçanërisht e theksuar te kreditë për blerjen e pasurive të paluajtshme, që zakonisht kanë edhe afatet më të gjata të maturimit. Statistikat tregojnë se norma mesatare e interesit për këtë segment gjatë tetorit arriti në 7.75%, në rritje me pothuajse 2.5 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. Normat e interesit në kredinë për bizneset po rriten paralelisht edhe në monedhën Euro, megjithëse për momentin në përmasa më të kufizuara.

9 Dhjetor 2022, 07:19 Nga DOSJA
Kreditë e biznesit po shtrenjtohen si në Lekë, ashtu edhe në
Foto Ilustruese

TIRANË- Kredia bankare po shtrenjtohet dukshëm edhe për bizneset. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se normat mesatare të interesit për kreditë e reja të kompanive private janë në rritje, si në Lekë, ashtu edhe në Euro. Në muajin tetor, norma mesatare e interesit për kreditë e reja të bizneseve në Lekë arriti në 6.81%, nga 5.41% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky është njëkohësisht niveli më i lartë i regjistruar që prej fillimit të vitit 2019.

Rritja është veçanërisht e theksuar te kreditë për blerjen e pasurive të paluajtshme, që zakonisht kanë edhe afatet më të gjata të maturimit. Statistikat tregojnë se norma mesatare e interesit për këtë segment gjatë tetorit arriti në 7.75%, në rritje me pothuajse 2.5 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. Normat e interesit në kredinë për bizneset po rriten paralelisht edhe në monedhën Euro, megjithëse për momentin në përmasa më të kufizuara.

Norma mesatare e interesit për kreditë e reja të bizneseve në Euro gjatë tetorit arriti në 5%, nga 4.31% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Interes mesatar i kredive në Euro ka prekur nivelin më të lartë qysh prej vitit 2017. Edhe në rastin e Euros, rritja më e ndjeshme e interesave është regjistruar në kreditë për pasuri të paluajtshme. Analiza e fundit e aktivitetit kreditues, e Bankës së Shqipërisë, tregon se rritja e normave të interesit po prek veçanërisht kreditë për biznesin e vogël dhe të mesëm. Kjo është edhe kategoria ku rritja e normave të interesit është transmetuar më shpejt, duke qenë se kushtet për këto kredi janë më të standardizuara dhe fuqia negociuese e bizneseve është e kufizuar.

Bankat e Shqipërisë këtë vit ka rritur normën bazë të interesit me 2.25 pikë përqindje në më pak se tetë muaj, duke përcjellë rritjen edhe në segmentet e tjera të tregut financiar. Përveç rritjes së normave të interesit, në përgjithësi oferta e bankave për kredi ndaj bizneseve është shtrënguar, në reflektim të një përqasjeje më të kujdesshme të bankave ndaj financimit dhe tolerancës më të ulët për të marrë rrezik. Kushtet më të shtrënguara të kreditimit janë diktuar nga situata aktuale makroekonomike e financiare, dobësimi i kërkesës së brendshme dhe paqartësitë e shtuara lidhur me perspektivën e ekonomisë.

Këta faktorë kanë rritur shqetësimet e bankave lidhur me aftësinë paguese të bizneseve, sidomos të biznesit të vogël e të mesëm, i cili, nën optikën e vlerësimit të rreziqeve nga ana e bankave, konsiderohet si segmenti më vulnerabël ndaj goditjeve në ekonomi. Kujdesi i shtuar i bankave në kreditimin e bizneseve, u reflektua edhe në miratimin e një numri më të ulët të kërkesave në raport me totalin e aplikimeve për kredi.

Kushtet e termat e kreditimit joçmim u shtrënguan, nëpërmjet miratimit të kredive në madhësi më të ulëta nga ajo e kërkuar prej bizneseve, shtimit të kushtëzimeve në marrëveshjet e nënshkruara mes palëve, rritjes së komisioneve, si edhe nga shkurtimi i maturitetit maksimal të kredisë.

Marrë nga Monitor.al

kredite ne shqiperi

Sondazh

Poll

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik