LIVE UPDATES
Ekonomi

BIRN: Qeveria del e fituara kryesore nga inflacioni më i lartë në dy dekada

Të ardhurat e qeverisë pritet të arrijnë në 632 miliardë lekë, (5.4 miliardë euro), me një rritje prej 550 miliardë lekë ose 10% më shumë se sa të ardhurat e pritshme të vitit aktual.

21 Tetor 2022, 18:42 Nga k.m.
BIRN: Qeveria del e fituara kryesore nga inflacioni më i lartë në
Foto ilustruese

Rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të jetë vetëm 3.7% këtë vit dhe të zbresë më tutje në 2.6% vitin e ardhshëm si pasojë e krizës ekonomike të shkaktuar nga pasojat e COVID-19 dhe sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, por ndërsa shqiptarët pritet të vuajnë, arka e qeverisë po njeh rritje rekord në të ardhura si pasojë e inflacionit më të lartë në dy dekada.

Me pak fjalë, ndërsa shqiptarët paguajnë çmime më të larta për mallrat kryesore, taksat që arkëton qeveria nga ky aktivitet ekonomik janë gjithashtu më të larta se sa më parë. Të ardhurat e qeverisë pritet të arrijnë në 632 miliardë lekë, (5.4 miliardë euro), me një rritje prej 550 miliardë lekë ose 10% më shumë se sa të ardhurat e pritshme të vitit aktual.

Diferenca e stërmadhe mes rritjes ekonomike reale 2.6% dhe rritjes së të ardhurave buxhetore me 10% do të thotë se shqiptarët do të konsumojnë të njëjtën sasi mallrash dhe shërbimesh por më shtrenjtë, duke paguar rrjedhimisht edhe më shumë taksa.

Qeveria parashikon nga ana tjetër të rrisë shpenzimet me 4% në mënyrë që të ulë borxhin e lartë publik të akumuluar gjatë viteve të fundit.

Kontraktorët e qeverisë duket se do të jenë përfituesit më të mëdhenj të të ardhurave shtesë të qeverisë ndërsa bankat që janë blerëset kryesore të borxhit publik të brendshëm pritet të shijojnë rritje dyshifrore në të ardhurat nga interesat. Kreditorët e huaj pritet gjithashtu të përfitojnë një rritje dramatike prej 72% në të ardhura.

Qeveria duket se ka në plan të shtojë shpenzimet për personelin edhe më shumë se sa rritja ekonomike, pasi ka fryrë administratën publike me mbi 20 mijë vetë përgjatë pesë viteve të fundit.

Programi i shpenzimeve kapitale pritet të jetë 122 miliardë lekë ose mbi 1 miliardë euro vitin e ardhshëm, ndërsa deficiti buxhetor pritet të jetë 55 miliardë lekë. Kontratat koncesionare, të tilla si Rruga e Arbrit apo disa projekte rrugore kontroverse si Tuneli i Llogarasë, pritet të jenë konsumatoret kryesore të fornit të investimeve publike me financim të brendshëm ndërsa hekurudha Tiranë-Durrës dhe hekurudha Hani i Hotit – Shkodër pritet të jenë konsumatoret kryesore të investimeve publike me financim të huaj.

Investimet publike me financim të brendshëm pritet të jenë 70 miliardë lekë. Projekti më i madh, Tuneli i Llogarasë, pritet të financohet vitin e ardhshëm me 6.2 miliardë lekë. Projekti pritet të lidhë zonën e Palasës dhe vilat e pasunarëve të rinj me Vlorën me distancë më të shkurtër se sa rruga aktuale që kalon nga Qafa e Llogarasë. Totali i projektit është 20 miliardë lekë. Projekti i dytë më i madh është Rruga e Arbrit. Ajo pritet të financohet vitin e ardhshëm me 2.8 miliardë lekë. Këto nuk janë paratë e vetme që shqiptarët po shpenzojnë për këtë projekt, i cili duhej të ishte përfunduar në prill të këtij viti por që për momentin konsiston në disa segmente të vogla dhe një mbikalim i ngushtë, i rrezikshëm dhe gjithë gropa nga Qafa e Murrizit. Këto nuk janë paratë e vetme që qeveria do të paguajë për këtë projekt. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur së fundmi dy tenderë të tjerë me vlerë të përbashkët 2.2 miliardë lekë dhe që titullohen: Sistemimi dhe rivitalizimi i skarpatave në Shkallen e Tujanit” dhe “Sistemimi dhe rivitalizimi i skarpatave në Plani i Bardhë.

Incineratori i Tiranës, i cili në fakt nuk ekziston, pritet të përfitojë 1.3 miliardë lekë nga taksapaguesit përveç tarifave të shërbimit të paguara veçmas. Ai është përfituesi i tretë më i madh pas Tunelit të Llogarasë dhe Rrugës së Arbrit. Koncesioni i rrugës Orikum-Dukat pritet të marrë 833 milionë lekë ndërsa subvencioni i koncesionit për rrugën Milot-Morinë, 735 milionë lekë. Koncesionari i Milot-Morinë përfiton nga tarifa 5 euro që arkëton nga përdoruesit e autostradës, por edhe pagesa vjetore nga taksapaguesit.

Rruga Kardhiq-Delvinë, e cila u përurua nga qeveria, pritet të hajë edhe 2.3 miliardë lekë të tjera përgjatë viteve të ardhshme. Projektet me investime të huaja parashikohen të jenë 45 miliardë lekë, nga të cilat, 12 miliardë janë grante ndërsa 33.6 miliardë janë kredi.

Hekurudha Tiranë-Durrës dhe lidhja me Rinasin është një përfitues i madh me 2.1 miliardë lekë të alokuara, pasuar nga Hekurudha Shkodër-Hani i Hotit me 1 miliardë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka planifikuar edhe një “investim” të një natyre të veçantë. Ai quhet “Vendime Gjyqësore në Proces” dhe duket se përbëhet nga pretendimet në gjykata të kompanive që kanë kontrata me të. ARRSH parashikon të paguajë 2.6 miliardë lekë për këtë shpenzim, i cili gjendet në listën e “investimeve publike”.

Interesat e borxhit publik janë rritur në mënyrë stratosferike këtë vit dhe pritet të rriten akoma më shumë vitin e ardhshëm, sipas parashikimit të Ministrisë së Financave. Në vitin 2021, shërbimi i borxhit publik i kushtoi shqiptarëve 35.8 miliardë lekë, por këtë vit kostot janë rritur në 51 miliardë ndërsa në vitin e ardhshëm parashikohet të rriten në 61 miliardë.

Borxhi i brendshëm i emetuar kryesisht në lekë pritet të kushtojë 34 miliardë lekë ku bankat, të cilat janë blerëse të mbi 90% të këtij borxhi pritet të jenë përfitueset kryesore. Qytetarët pritet të paguajnë dyfish: një herë si taksapagues dhe një herë tjetër si kredimarrës./Reporter.al/

ministria e financave inflacioni ne shqiperi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë