Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar këtë praktikë në Qarkun e Lezhës ku ndodhen disa prej monumenteve më interesante të natyrës.
Vitet e fundit ka një tendencë gjithmonë e më të madhe drejt guidave turistike gjithëpërfshirëse, ku monumentet e natyrës janë bërë pjesë e promovimit.
Por, në pjesë të ndryshme të vendit, këto monumente mbeten me eficiencë të ulët menaxhimi, duke gjeneruar pak para. Sipas institucioneve, kjo lidhet në disa raste me mungesën e investimeve, por edhe të udhëzimeve për hapat që mund të ndërmerren.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar këtë praktikë në Qarkun e Lezhës ku ndodhen disa prej monumenteve më interesante të natyrës.
Raporti nënvizon se të gjithë këto monumente vizitohen nga turistë vendas dhe të huaj, pasi secili prej tyre ka karakteristika të veçanta, por ndër më të vizituarat konkretisht për rrethin e Lezhës janë: Ishulli i Kunes, Rana e Hedhun, Pylli rreth Kishës së Shën Eufemisë, Lisi i Markatomajve.
Në rrethin Kurbin: Gryka e Shkopetit, Shpella e Shën Avlashit, Ishulli i Cabokut, Burimi i Vinjollit, Plepi i Bardhe, Gështenja e Vjetër, Rrapi i Daullës. Rrethi Mirditë: Kroi i Bardhë, Shpella e Pashës, Guri i Gjonit, Guri i Nuses.
“Këto monumente të natyrës, si pjesë e zonave të mbrojtura, janë burime për të garantuar të ardhura, por në fakt nuk janë vënë në eficiencë, për shkak të vakumit ligjor dhe mungesës së udhëzimeve, për menaxhimin dhe administrimin e këtyre monumenteve.
Moseficienca e monumenteve të natyrës vjen si pasojë e mospasjes së infrastrukturës së duhur dhe investimit të duhur pranë tyre.” thuhet në auditimin zhvilluar pranë Agjencisë Rajonale për Zonat e Mbrojtura.
I njëjti raport analizon edhe lagunën e Kune-Vainit ku konstatohet se nga ana e agjencisë ka një regjistër që merr parasysh bizneset që ushtrojnë aktivitet në këtë zone, por pa shumë detaje mbi to. Në këtë lagunë ka vetëm një pikë kontrolli, sipas audituesve, ndërkohë që flora dhe fauna janë të kërcënuara për shkak të aktivitetit në zonë.
“Në zonat e mbrojtura Lezhë, flora dhe fauna, është e kërcënuar për vete faktin se brenda zonave të mbrojtura jetojnë një numër i lartë banorësh, që me aktivitetin e tyre po cenojnë këto vlera si dhe po dëmtojnë biodiversitetin. Ka tendenca të njerëzve për gjueti te paligjshme, prerje të paligjshme apo aktivitete që bien ndesh me planet apo draft-planet e menaxhimit të zonave të mbrojtura” thuhet në auditim.
Në këtë situatë kërkohet që të ketë më shumë vëmendje për kontrollet në zonë, vendosjen e më shumë pikave të kalimit për turistët çka do të gjenerojë më shumë të ardhura për këtë zonë.
Lidhur me kontratat me privatët që rrezikojnë zonat e mbrojtura propozohet që të bëhet një rishikim i tyre dhe në rastet kur vlerësohet e nevojshme të largohen sipas një kalendari lajmërimi të dakordësuar paraprakisht. / MONITOR
Bujqesi Organizata Botërore e Ushqimit (FAO), në një analizë të fundit që i bëri Bujqësisë dhe Zhvillimit Rura...
Foto ilustruese TIRANË- Zbulohet një skemë mashtimi me anë të TVSH-së, që u ka vjedhur miliona euro taksapaguesëve ...
Foto ilustruese Dëshironi një mbrojtje ndaj inflacionit? Provoni drogën. Edhe normat historikisht të larta të inflacionit që ...
Të ardhurat mesatare të disponueshme të shqiptarëve në vitin 2020 ishin 4,385 PPS (njësi që mat të ardhurat sipas stan...
Klodian Tomorri TIRANË- Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri ka publikuar 6 fakte për rrugën Kardhiq-Delvinë, duke shpjeguar se s...
Përkundrejt rritjes së prodhimit bujqësor vendas nga njëra anë dhe tkurrjes së popullsisë nga ana tjetër, importet e u...
Edhe pse numri i punonjësve në administratën publike ka shënuar zgjerim në tremujorin e parë të vitit dhe qeveria ka miratu...
Gunther Fehlinger TIRANË- Ekonomisti austriak Gunther Fehlinger, anëtar i bordit të Grupit për Integrim Ekonomik Rajonal në Ballka...
Tregu i fondeve të investimit, vitin e kaluar, shënoi rritje domethënëse për herë të parë pas shumë vitesh. Paral...
Gruri Ministria e Bujqësisë parashikon që nga sezoni i ri i korrjeve të përfitohen 225 mijë tonë grurë, e njëj...