Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në pjesën më të madhe, investimet shqiptare janë kanalizuar në kontribute direkte në kapitalin e shoqërive të kontrolluara jashtë vendit.
TIRANË- Investimet shqiptare jashtë vendit pësuan një rënie të lehtë vitin e kaluar, por duke qëndruar pranë niveleve më të larta në 15 vitet e fundit.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për vitin 2024, vlera e investimeve të kompanive shqiptare jashtë vendit ishte 241 milionë euro, dy milionë euro më pak krahasuar me një vit më parë.
Në pjesën më të madhe, investimet shqiptare janë kanalizuar në kontribute direkte në kapitalin e shoqërive të kontrolluara jashtë vendit. 58% e vlerës totale të investimeve të huaja direkte në 2024 ishin injektime të reja kapitali, ndërsa pjesa e mbetur ishin kryesisht fitime të riinvestuara të shoqërive të kontrolluara jashtë vendit. Një pjesë shumë e vogël e investimeve (6 milionë euro ose 2.5% e totalit) konsistonte në hua të dhëna për kompanitë bija jashtë vendit.
Investimet direkte dalëse sidoqoftë kanë ende një peshë të ulët në raport me investimet e huaja hyrëse në Shqipëri, me rreth 15% të tyre. Bilanci neto i investimeve të huaja direkte ishte negativ (investimet hyrëse tejkalojnë ndjeshëm ato dalëse), për një vlerë të përgjithshme prej 1.34 miliardë eurosh, në rritje me 7% krahasuar me vitin 2023.
Informacioni statistikor për investimet e sipërmarrjes tonë jashtë vendit kufizohen vetëm në të dhënat e Bilancit të Pagesave dhe nuk ekzistojnë të dhëna më të detajuara për shpërndarjen e tyre gjeografike apo sektoriale. Megjithatë, dihet që një pjesë e grupeve të mëdha të biznesit në Shqipëri i kanë shtrirë një pjesë të aktiviteteve të tyre edhe jashtë vendit, si pjesë e strategjisë së zgjerimit dhe diversifikimit të tregjeve.
Grupi Balfin, grupi Kastrati, grupi Union, Gener 2, etj zotërojnë aktivitete jashtë vendit në sektorët e tregtisë, shërbimeve financiare, pasurive të paluajtshme apo akomodimit/hotelerisë. Gjithashtu, disa prej distributorëve të mëdhenj të artikujve të konsumit në Shqipëri kanë shtrirë aktivitetin e tyre edhe në vendet fqinje, kryesisht në Kosovë.
Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës japin një informacion për investimet shqiptare në Kosovë, që vlerësohet se është shteti me përqendrimin më të madh të investimeve shqiptare.
Shifrat e BQK-së tregojnë se deri në fund të vitit 2024, stoku i investimeve shqiptare në Kosovë kishte vlerën e 468 milionë eurove. Me këtë shifër, Shqipëria është investitori i pestë më i madh në Kosovë.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, në ndarjen sektoriale, investimet shqiptare janë të përqendruara kryesisht në ndërtim, pasuri të paluajtshme, tregti dhe prodhim./MONITOR
foto ilustruese TIRANË- Fondi Monetare Ndërkombëtar vlerëson se një dobësim i euros dhe forcimi i monedhës vendase, leku...
Foto ilustruese TIRANË- Ndryshimi i çmimeve në vendin tonë i matur me metodologjinë e Eurostat po referon një vlerë m&...
FMN TIRANË- Sektori bankar shqiptar ka shfaqur përmirësime të dukshme gjatë dekadës së fundit, duke u mbështetur n&...
Foto ilustruese TIRANA- Audituesi ligjor dhe konsulenti tatimor Julian Saraçi tha se regjistrimet në QKB dhe deklarimet tatimore në sistem...
Foto ilustruese TIRANA- Sistemi aktual i taksave vendore kërkon një reformë të thellë në strukturë, varësi instituc...
Foto ilustruese TIRANË- Depozitat me afat në Lekë u rritën vitin e kaluar për herë të parë, pas dhjetë vitesh ...
Foto ilustruese TIRANA- Madhësia e sektorit financiar në raport me ekonominë e vendit pësoi rënie për të katërtin v...
Foto ilustruese TIRANA- Paga mesatare në vend është rritur me ritme të shpejta dy vitet e fundit, teksa masa e pensionit mesatar ka ecu...
Foto ilustruese TIRANA- Biznese të ndryshme ngrenë shqetësimin për llogaritje të pasaktë të detyrimit të taksave ve...
Foto ilustruese TIRANË- Një listë e detajuar me 44 artikuj të shportës, ku dominojnë ushqimet, tregon se ndërmjet janari...