Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Çmimet e importit të produkteve në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” shënuan rritje me 73,4%.
Inflacioni do të jetë nën presionin e lartë të çmimeve të importit, kryesisht naftës, energjisë, ushqimeve dhe lëndëve të para, të cilat po rriten ditë pas dite.
Indeksi i Çmimeve të Importit, në tremujorin e parë të vitit 2022, arriti 111,7, duke shënuar një rritje me 10,7%, në krahasim me tremujorin e parë 2021, raportoi sot INSTAT. Krahasuar me tremujorin e katërt 2021, indeksi shënoi një rritje me 6,1%.
Çmimet e importit të produkteve në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” shënuan rritje me 73,4%.
Indeksi në seksionin “Industria përpunuese”, me peshën më të madhe prej 91,4% shënoi një rritje me 8,6%.
Brenda këtij seksioni, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 27,1%, pasuar nga aktivitetet “Metalurgjia” me 21,3%, “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 18,7%, “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 13,1% “Prodhimi i mjeteve të tjera të transportit” me 12,7%, “Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku, përveç mobileve; prodhimin e artikujve prej kashte dhe xunkthi” me 10,6%, “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 9,8%, “Prodhimi i produkteve optikë, elektronikë, kompjuterikë” me 9,1%, “Prodhimi i pijeve me 8,2%, “Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike” me 7,0%, “Prodhimi i mobiljeve” me 5,8%,
Indeksi i Çmimeve të Importit në tremujorin e parë 2022 shënoi rritje me 6,1% krahasuar me tremujorin e katërt 2021. Indeksi në seksionin “Industria përpunuese”, me ndikimin më të madh, ndryshimi tremujor ka shënuar rritje me 5,9%.
Ecuria e inflacionit në Shqipëri sugjeron një ndjeshmëri të lartë të tij ndaj presioneve në rritje nga çmimet në tregjet e huaja. Rezultatet e efekteve direkte dhe indirekte në inflacion vijnë nga rritja e çmimeve të naftës, të ushqimeve bazë dhe të energjisë elektrike gjatë vitit
Presionet inflacioniste janë shtuar ndjeshëm gjatë këtij viti, ndikuar më së shumti nga një koniunktura globale në rritje për çmimet e lëndëve të para dhe bazë. Një ekonomi e vogël dhe e hapur si Shqipëria, nuk ka mbetur e imunizuar ndaj këtyre zhvillimeve. Por efektet e çmimet të importit në inflacion varen shumë nga pesha që një mall zë në shportën e IÇK-së. Ato gjithashtu përcaktohen nëse çmimet vendosen nga kërkesë-oferta e tregut apo nëse janë të rregulluara.
Sipas një analize të Bankës së Shqipërisë, struktura e konsumit të ndërmjetëm në ekonominë tonë tregon se energjia elektrike dhe nafta kanë një përdorim të gjerë sipas degëve të ekonomisë, ku nafta zë një vend më të rëndësishëm se sa energjia. Ndërkohë, blerjet e ndërmjetme të “Ushqimeve të përpunuara”, janë të përqendruara vetëm në disa prej degëve të ekonomisë./MONITOR
Nafta TIRANË- Çmimi i naftës ka arritur në shifër rekord. Bordi i Transparencës ka bërë publike çmimet m&e...
Euro ka humbur sërish terren në kursin e këmbimit me Lekun ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës s&...
foto ilustruese Arkëtimet buxhetore nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar shënuan rritje vjetore me 14% në muajin prill dhe 21% përgjat&e...
Delina Ibrahimaj TIRANË- Profesionistët e lirë do të taksohen duke nisur nga viti i ardhshëm. Në një intervist&eum...
Spital Banka Botërore ka shtyrë deri në fund të vitit afatin për mbylljen e projektit “Përgjigja ndaj emergjencës ...
Skema e sigurimeve shoqërore që reflekton të punësuarit me pagë u zgjerua vitin e kaluar me 6.2% sipas të dhënave zyrtare, ...
Pas projektit të sektorin e ujit, një kërkese për mbrojtjen sociale dhe jetesën e pavarur të personave me aftësi të ku...
bare Finalja e ndeshjes së Ligës së Konferencës që u zhvillua në Tiranë nuk solli përfitime ekonomike për loka...
Globalizimi i teknologjisë ka rritur numrin e bizneseve shqiptare që ofrojnë shërbime të Teknologjisë së Informacionit (IT)...
Euro Në datë 3 qershor, Banka e Shqipërisë zhvilloi ankandin e saj të tretë vjetor të blerjes së valutës p&eum...