Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në tremujorin e dytë të këtij viti, 43 për qind e të punësuarve në vend me sigurimeve shoqërore kishin pagë mujore deri në 40,000 lekë (330 euro).
Zbrazja e vendit nga emigracioni i lartë i të rinjve po nxit bizneset të aplikojnë rritje të pagave, por përfitimet po gërryhen nga inflacioni, i cili shpesh është më i lartë se rritja e pagave në disa sektorë. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në tremujorin e dytë të këtij viti, 43 për qind e të punësuarve në vend me sigurimeve shoqërore kishin pagë mujore deri në 40,000 lekë (330 euro).
Gati gjysma e të punësuarve në vend, zyrtarisht marrin një pagë që është më afër pagës minimale. Paga minimale aktualisht është 32 mijë lekë në muaj ndërsa qeveria ka lajmëruar rritjen e mëtejshme të saj në 34 mijë lekë.
Shpërndarja e të punësuarve sipas kategorisë së pagës tregon se, në tremujorin e dytë kishte një tendencë të rritjes së kategorive me paga më të larta. Psh punonjësit më paga nga 40,000 -50,000 mijë lekë zunë 14% të totalit, nga 13.6 % që ishin në tremujorin e parë.
Personat me paga nga 50,000-60,000 zunë 8.8 % të totalit të punonjësve me sigurime nga 8.7% që ishin në tremujorin e parë.
Kategoria e punonjësve me pagë 60,000-70,000 lekë zuri 23.8 për qind të totalit të punonjësve me sigurime nga 23.5 % që ishte në janar-mars 2022.
Rritje e lehtë u vu re edhe në grupet me paga të larta 95,000-120,000 dhe mbi 120, 000 lekë.
INSTAT bëri të ditur se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të dytë 2022, është 60.666 lekë, duke u rritur me 7,0% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.
Në të njëjtën periudhë inflacioni mesatar ishte 6.8%, sipas INSTAT (6.2% në prill, 6.7% në maj dhe 7.4% në qershor), çka bën që rritja reale e pagave të ketë qenë pothuajse zero në të njëjtën periudhë.
Për pesë grup profesione, nga 10 të tilla që raporton INSTAT, rritja reale e pagave, e indeksuar me inflacionin ishte negative, çka do të thotë se me të njëjtën sasi të ardhurash familjarët dhe individët po blejnë më pak produkte.
Gjithsesi tregu i pagave në Shqipëria vuan nga informaliteti i lartë. Shumë punonjës maskohen si të vetë-punësuar pa pagë dhe nga ana tjetër një pjesë e madhe e sektorit privat me pagë nën-deklarohet në tatime për të shmangur tatimet mbi pagën.
Në sektorin e biznesit informaliteti është vlerësuar deri në 60 për qind në aktivitet e ndërtimit sipas të dhënave që dalin nga vrojtimet e Organizatës Ndërkombëtarë të Punës (ILO), teksa në Bujqësi gati 90 për qind e atyre që raportohen të punësuar janë informalë.
Sipas të dhënave të Eurostat në qershor të vitit 2022, Shqipëria kishte nivelin më të ulët të pagës minimale në Europë./MONITOR

Euro Kreditimi i ekonomisë shqiptare në Euro po shënon vlera rekord. Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqi...
Rruge Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë pritet të nisë së shpejti hartimin e Strategjisë Kombëtare të Sigur...
QKB Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) ka publikuar në faqen e saj të internetit një njoftim kujtese për bizneset, që të ...
Diga Prej kohësh ka një shqetësim të ngritur lidhur me gjendjen teknike të digave në vend. Ky shqetësim bëhet evid...
Foto ilustruese Në fund të muajit të ardhshëm, do të hyjë në fuqi rregullorja e Bankës së Shqipërisë...
Foto ilustruese Ndërkohë që investimet e huaja direkte në Shqipëri këtë vit po shënojnë vlera rekord, një...
Domate Pavarësisht se më një sipërfaqe të vogël Shqipëria është një prodhues i rëndësishëm...
Foto Ilustruese Shqipëria duket se po shkon drejt vitit më të mirë historik të turizmit, sa i përket prurjeve të të...
Foto Ilustruese TIRANË- Neni 199 i Kodit penal përcakton se “Ndërtimi i paligjshëm i një objekti në tokën e vet d&...
Pune Papunësia në vend ka rënë në nivelet më të ulëta të tre dekadave të fundit. Sipas INSTAT,  ...