LIVE UPDATES
Ekonomi

Hyjnë në fuqi rregulloret e reja, transfertat bankare më të lira dhe brenda ditës

Me rregulloren e mëparshme, ky kufi ishte 20 mijë lekë. Dyfishimi i vlerës së transfertave që përjashtohen nga komisionet bankare e lehtëson më tej kryerjen e pagesave dhe transfertave në vlerë të vogël në ekonominë shqiptare.

17 Shtator 2025, 08:08 Nga I.A

Hyjnë në fuqi rregulloret e reja, transfertat bankare më të

TIRANË- Në fillim të kësaj jave, kanë hyrë në fuqi rregulloret e reja të Bankës së Shqipërisë, që parashikojnë uljen e transfertave kombëtare në Lekë dhe në Euro. Banka e Shqipërisë ka vendosur që për pagesat në nisje të nisura në formë elektronike, me vlerë më të vogël ose të barabartë me 40 mijë lekë, bankat ose institucionet e tjera të pagesave nuk duhet të aplikojnë komisione. Me rregulloren e mëparshme, ky kufi ishte 20 mijë lekë. Dyfishimi i vlerës së transfertave që përjashtohen nga komisionet bankare e lehtëson më tej kryerjen e pagesave dhe transfertave në vlerë të vogël në ekonominë shqiptare.

Rregullorja parashikon edhe ulje të komisioneve për transfertat në vlera më të mëdha, e përshkallëzuar në disa shuma. Çmimi i komisioneve të aplikuara nga institucionet financiare për klientët e tyre, për të gjitha urdhërpagesat në nisje me vlerë nga 40 mijë lekë deri në 1 milion lekë, nuk duhet të jetë më i lartë se 100 lekë. Me rregulloren e mëparshme, transfertat deri në vlerën e 1.5 milionë lekëve kishin një komision tavan deri në 500 lekë për transfertat e kryera në degë dhe 250 lekë për transfertat e kryera me internet banking.

Rregullorja e re parashikon që çmimi i komisioneve të aplikuara për transfertat në nisje me vlerë më shumë se 1 milion lekë deri në 5 milionë lekë, nuk duhet të jetë më i lartë se 500 lekë. Me rregulloren e mëparshme, transfertat me vlerë më të lartë se 1.5 milionë lekë mund të paguanin një komision tavan deri në 1500 lekë (750 lekë nëpërmjet e-banking).

Për transfertat më të mëdha se 5 milionë lekë deri në vlerën e 10 milionë lekë, rregullorja përcakton një komision maksimal tavan prej 1 mijë lekësh.

Ndërsa çmimi i komisioneve të aplikuara për pagesat më të mëdha se 10 milionë lekë deri në nivelin e 15 milionë lekëve nuk duhet të jetë më i lartë se 1400 lekë.

Rregullorja e re ruan gjithashtu detyrimin për të aplikuar një nivel 50% të komisioneve për transfertat e kryera me internet banking.

Për pagesat në nisje që janë të nisura në formë elektronike (e-banking), me vlerë më të madhe se 40 mijë lekë, komisionet nuk duhet të jenë më të mëdha se 50% e komisioneve të aplikuara për pagesat e iniciuara në formë joelektronike.

Për shembull, të gjitha transfertat e kryera me e-banking deri në vlerën e 1 milion lekëve nuk mund të ngarkohen nga bankat dhe institucionet financiare me një komision më të lartë se 50 lekë.

Në mënyrë të ngjashme, Banka e Shqipërisë ka vendosur edhe uljen e komisioneve për transfertat kombëtare në Euro. Totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro nuk mund të jetë më i lartë se 0.02% e vlerës së transferuar. Me rregulloren e mëparshme, komisioni maksimal ishte 10 herë më i lartë, në masën 0.2%.

Ashtu siç ndodh me transfertat në Lekë, edhe rregullorja për transfertat në Euro do të stimulojë përdorimin e kanaleve elektronike për kryerjen e transfertave, duke parashikuar komisione të përgjysmuara për veprimet që kryhen nëpërmjet këtyre kanaleve.

Komisioni minimal që bankat mund të aplikojnë për transfertat kombëtare në monedhën europiane, të kryera nëpërmjet e-banking, nuk mund të jetë më i lartë se 2 euro (për transfertat në letër komisioni minimal mund të jetë 6 euro). Ndërsa totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro nuk mund të jetë më i lartë se 0.01% e vlerës së transferuar.

Ndërkohë, komisionet maksimale që bankat mund të aplikojnë, pavarësisht shumës së transfertës, propozohen të jenë të njëjta si në rregulloren aktuale, përkatësisht 50 euro për transfertat e kryera në degë dhe 25 euro për ato të nisura nëpërmjet kanaleve elektronike.

Përveç uljes së komisioneve, kuadri i ri rregullator u vendos bankave edhe detyrimin që transfertat kombëtare të finalizohen brenda ditës së punës. Me rregulloren e mëparshme, kryerja e transfertave kombëtare mes bankave të ndryshme kishte afat një ditë pune./ Monitor.al 

banka e shqipërisë

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!