LIVE UPDATES
Ekonomi

Shpenzimet për interesa, cilat janë bankat më “dorështrënguara” dhe “dorëlëshuara”

Raporti mes shpenzimeve për interesa dhe të ardhurave nga interesat për sektorin bankar në 6-mujorin 2025 ishte afërsisht 22%, nga më pak se 20% që kishte qenë për të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por, të dhënat e Shoqatës së Bankave tregojnë se raporti mes shpenzimeve për interesa dhe të ardhurave nga interesat ka diferenca të konsiderueshme mes bankave të ndryshme.

15 Shtator 2025, 08:05 Nga I.A
Shpenzimet për interesa, cilat janë bankat më
Foto Ilustruese

TIRANË- Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se, për herë të pas pandemisë, të ardhurat neto të sektorit bankar nga interesat pësuan rënie në 6-mujorin e këtij viti. Kjo ndodhi sepse shpenzimet për interesa u rritën më shumë se të ardhurat prej interesave.

Duke qenë se struktura e detyrimeve të sektorit bankar dominohet nga depozitat e publikut, në pjesën më të madhe shpenzimet për interesa i takojnë pikërisht depozitave.

Raporti mes shpenzimeve për interesa dhe të ardhurave nga interesat për sektorin bankar në 6-mujorin 2025 ishte afërsisht 22%, nga më pak se 20% që kishte qenë për të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por, të dhënat e Shoqatës së Bankave tregojnë se raporti mes shpenzimeve për interesa dhe të ardhurave nga interesat ka diferenca të konsiderueshme mes bankave të ndryshme.

Banka që kishte raportin më të ulët mes shpenzimeve për interesa dhe të ardhurave nga interesat ishte Raiffeisen Bank Albania, në nivelin 9%. Kjo tregon që për çdo 100 lekë interesa të përfituara nga kreditë apo investimet në letra me vlerë, Raiffeisen shpenzon vetëm 9 lekë për interesa të depozitave apo detyrimeve të tjera.

Banka me raportin e dytë më të ulët është Banka OTP Albania, në nivelin 12%.

Ndërkohë, për bankat e tjera ky raport rritet ndjeshëm dhe është sipër nivelit të 20%. E treta renditet Intesa Sanpaolo Bank Albania, me 22%, e ndjekur nga BKT, me 23%.

Nga ana tjetër, bankat që kanë raportin më të lartë mes shpenzimeve për interesa dhe të ardhurave nga interesat janë Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA), me 52%, e ndjekur nga ProCredit Bank, me 39% dhe Banka e Parë e Investimeve Shqipëri (Fibank), me 35%.

Një raport i ulët mes shpenzimeve për interesa dhe të ardhurave nga interesi ka më shumë gjasa të shpjegohet me norma më të ulëta interesi të paguara për depozitat, duke qenë se të ardhurat nga interesi tentojnë të jenë më të ndjeshme ndaj konkurrencës dhe ecurisë së treguesve benchmark të tregjeve.

Shpenzimet për interesa mund të ndikohen edhe nga elementë specifikë, si struktura e depozitave sipas maturitet dhe ato sipas monedhës. Depozitat me afat kanë norma më të larta interesi krahasuar me llogaritë rrjedhëse ose ato pa afat. Gjithashtu, në terma mesatarë depozitat në Lekë kanë norma interesi më të larta krahasuar me depozitat në Euro.

Një element tjetër mund të jetë edhe shkalla e përdorimit të instrumenteve të huamarrjes që njihen si pjesë e kapitalit rregullator, kryesisht të obligacioneve. Veçanërisht në rastin kur këto instrumente klasifikohen si borxh i varur, ato kanë norma interesi më të larta krahasuar me depozitat e të njëjtit maturitet.

Shpenzimet për interesa janë edhe një lloj barometri i konkurrencës në sektorin bankar. Në përgjithësi, raporti mes shpenzimeve për interesa dhe të ardhurave nga interesat është më i lartë për bankat e mesme dhe të vogla dhe sidomos ato që kanë ambicie për të rritur pjesën e tyre të tregut. Kjo kërkon domosdoshmërisht zgjerim të bazës së depozitave për të siguruara burime për financimin e huadhënies ose të investimeve në aktive të tjera financiare. Elementi kryesor për rritjen e depozitave është ofrimi i normave më të larta të interesit.

Një gjë e tillë është shfaqur qartë edhe gjatë sezonit veror, periudhë që historikisht shoqërohet me rritje të prurjeve të depozitave në sektorin bankar. Disa prej bankave kanë dalë me oferta agresive për të tërhequr sa më shumë depozita gjatë kësaj periudhe.

Nga ana tjetër, bankat që kanë pjesë më të madhe tregu në depozita kanë më pak stimuj për të ofruar interesa më të larta. Pavarësisht se paguajnë më pak për depozitat, ato mund të shfrytëzojnë avantazhin që u jep madhësia, reputacioni apo edhe status quo-ja, duke qenë se jo të gjithë depozituesit udhëhiqen nga niveli i normave të interesit në zgjedhjen e bankës ku mbajnë paratë.

Megjithatë, ndoshta në një masë më të vogël, raporti mes shpenzimeve për interesa dhe të ardhurave nga interesat mund të ndikohet edhe nga struktura e aktiveve. Një oreks më i madh për rrezik, nëpërmjet investimit në hua apo instrumente me rrezik më të lartë, mund të sigurojë kthime më të larta dhe të ardhura më të mëdha nga interesat.

Marzhi neto nga interesat (si burimi kryesor i të ardhurave për bankat) është parakusht i rëndësishëm për ecurinë e fitimeve të një banke. Në fakt, Raiffeisen dhe OTP Albania janë ndër bankat me fitimet dhe kthimet më të larta për gjysmën e parë të këtij viti.

Nga ana tjetër, një marzh i ulët neto nga interesat e bën të vështirë sigurimin e fitimeve të kënaqshme për aksionerët dhe për të mbështetur me kapital rritjen e bankës./Monitor.al

bankat

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!