LIVE UPDATES
Ekonomi

Forcimi i lekut e tkurri me 28 miliardë lekë në një vit madhësinë e sektorit bankar

Sipas Bankës së Shqipërisë, në mesin e këtij viti forcimi i lekut ka pasur një efekt negativ prej rreth 28 miliardë lekësh në totalin e aktiveve të sektorit bankar, krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, Banka Qendrore vlerëson se gjatë vitit të fundit, vlera e ndikimit statistikor negativ të kursit të këmbimit ka ardhur në rënie.

7 Tetor 2024, 10:39 Nga M.B
Forcimi i lekut e tkurri me 28 miliardë lekë në një vit
Foto ilustruese

TIRANA- Rënia e kursit të këmbimit të euros me lekun po vazhdon të japë një efekt negativ mbi madhësinë e bilancit të sektorit bankar. Sipas Bankës së Shqipërisë, në mesin e këtij viti forcimi i lekut ka pasur një efekt negativ prej rreth 28 miliardë lekësh në totalin e aktiveve të sektorit bankar, krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, Banka Qendrore vlerëson se gjatë vitit të fundit, vlera e ndikimit statistikor negativ të kursit të këmbimit ka ardhur në rënie.

Në krahun e aktiveve, forcimi i monedhës vendase ka pasur ndikim më të madh në zërat kryesorë të bilancit si veprimet me titujt, veprimet me thesarin dhe ato ndërbankare (për rreth 10 miliardë lekë, për secilin). Në anën e pasivit, efekti i kursit mbi vlerën e raportuar të depozitave në valutë vlerësohet në rreth 21 miliardë lekë. Efekti pakësues statistikor i kursit të këmbimit është ndjerë edhe për pjesën në valutë të kapitalit të sektorit bankar, për një vlerë rreth 15 miliardë lekë.

Në fund të muajit qershor 2024, kursi i këmbimit euro-lek zbriti në nivelin e 100.3 lekëve, nga 106.4 lekë që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rënia me 5.8% e kursit të euros rrjedhimisht ka vazhduar të reflektohet në një tkurrje të vlerës së aktiveve në valutë të sektorit bankar. Në terma vjetorë, aktivet dhe detyrimet në valutë u rritën me nga 4%, por të korrigjuara për efektin e ndryshimit të kursit të këmbimit, këto norma rritjeje llogariten përkatësisht në 9% dhe 10%.

Pesha e aktiveve dhe detyrimeve në valutë ndaj totalit të bilancit ka shënuar një rënie të lehtë

krahasuar me një vit më parë. Në fund të periudhës, aktivet dhe detyrimet e sektorit bankar në valutë zinin përkatësisht 50% dhe 49% të totalit të bilancit. Nga ana e aktiveve në valutë, zërat me peshën më të madhe janë investimet në kredi dhe ato në titujt e qeverisë. Nga ana e detyrimeve në valutë, struktura paraqitet më e qëndrueshme në vite dhe mbizotërohet nga depozitat në valutë. Zërat e mësipërm kanë përcaktuar në masën më të madhe ndjeshmërinë e kufizuar të sektorit bankar ndaj ndryshimeve në kursin e këmbimit.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se totali i aktiveve të sektorit bankar në mesin e këtij viti ishte 2.03 trilionë lekë, në rritje me 7.2% (136 miliardë lekë) krahasuar me një vit më parë. Kontributin kryesor në rritjen e aktiveve e ka dhënë zgjerimi i aktivitetit kreditues me 11.3% (85 miliardë lekë) dhe i investimeve në tituj me 9.3% (68 miliardë lekë). Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, në mesin e këtij viti aktivet e sektorit bankar përbënin rreth 85% të Prodhimit të Brendshëm Bruto./Monitor

leku

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit