LIVE UPDATES
Ekonomi

GRAFIKU: Rritja e akcizës në janar 2023 nxit grosistët të rrisin importet, 58% më shumë zhdoganime në nëntor

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se në nëntor 2022 u importuan 319 tonë cigare me një rritje 58 për qind në raport me nëntorin e vitit të kaluar.

22 Dhjetor 2022, 07:06 Nga A.B
GRAFIKU: Rritja e akcizës në janar 2023 nxit grosistët të
Cigare

Importet e cigareve pësuan një rritje të shpejtë në nëntor të këtij viti, duke shënuar rekord në sasi që nga nëntori 2013.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se në nëntor 2022 u importuan 319 tonë cigare me një rritje 58 për qind në raport me nëntorin e vitit të kaluar.

Ndryshe nga vitet e tjera ku importet e cigareve ishin në rënie sistematike, këtë vit pati një rritje të ndjeshme. Për të gjithë 11 mujorin 2022 importi i cigareve arriti 2886 tonë me një rritje vjetore 9 për qind.

Ekspertë të tregut të cigareve pohuan se rritja e importeve në muajin nëntor po bëhet për të shmangur furnizimet me akcizë në të lartë në muajin janar të vitit 2023.

Duke nisur nga janari 2023 akciza për 1000 fije cigare do të jetë 7000 mijë lekë dhe në janarin 2025 do të arrijë në 7500 lekë sipas një kalendari ë përcaktuar paraprakisht.

Për të shmangur kostot që vijnë nga pagesa më e lartë e akcizës grosistet e cigareve kryejnë furnizim në muajt e fundit të vitit. Mirëpo kjo praktikë e njohur në të gjitha vitet e fundit po ndihmohet edhe nga forcimi i antikontrabandës nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Burimet nga tregu pohuan se, doganat kanë shtrënguar mjetet kundër kontrabandës së cigares duke reflektuar një rritje sistematike të zhdoganimeve në të gjithë muajt e vitit 2022.

Cigarja është një ndër artikujt më të importuar në vend dhe nga kontribuuesit kryesorë në të ardhura i buxhetit të shtetit.

Sakaq konsumi i cigareve dekadën e fundit ka qenë nën presionin e masave ligjore që frenuan shitjet dhe pakësimi i popullsisë së re në moshë si konsumatorët kryesorë.

Rreth 7 vite më parë hyri në fuqi një ligj që ndaloi konsumin e cigares në ambientet e mbyllura. Në anketat e mëvonshme që zhvilloi instituti i Shëndetit publik gjeti se, konsumi në popullatë ishte ulur si rrjedhojë i këtyre masave.

Nga ana tjetër niveli i lartë i emigracionit dhe ulja e lindjeve po çojnë në rënie konstante popullsinë në vend. Rënia e popullsisë pasqyrohet direkt të konsumi.

Gjithsesi Shqipëria bën pjesë në vendet ku kontrabanda dhe evazioni fiskal vijojnë të jenë të larta.

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) në raportin e monitorimit për vitin 2018 gjeti se 29.3 për qind e popullsisë në Shqipëri mbi moshën 15 vjeç është duhanpirëse që korrespondon me rreth 600 mijë persona.

Duke iu referuar konsumit mesatar një person tymos në ditë 23.2 cigare në ditë ose ekuivalentin e cigares në duhan të hapur. Sipas këtij studimi Shqiptarët konsumojnë rreth 4’900 ton duhan në vit. Por, në vitin 2018 u zhdoganuan dhe u mblodh akcizë përafërsisht për 3000 ton.

Për diferencën prej 1’800 ton (rreth 37% e totalit të konsumit) ekspertët vlerësojnë se shitet në mënyrë të paligjshme, dhe se pjesa më e madhe e saj është në formën e duhanit të hapur (të pabrenduar)./MONITOR

cigare akciza


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet