LIVE UPDATES
Ekonomi

Mikrofinanca kërkon ngrirjen e interesave maksimale për kreditë konsumatore

Qëllimi ishte mbrojtja e konsumatorit nga normat potencialisht abuzive të interesit, të aplikuara kryesisht nga disa institucione financiare jobanka. Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, normat efektive të interesit para hyrjes në fuqi të rregullores arrinin deri në 256% për kreditë në shuma të vogla dhe afate minimale maturimi.

21 Dhjetor 2022, 07:29 Nga DOSJA
Mikrofinanca kërkon ngrirjen e interesave maksimale për kreditë
Foto Ilustruese

TIRANË- Sektori i mikrofinancës i ka kërkuar zyrtarisht Bankës së Shqipërisë ngrirjen e normave maksimale efektive të interesit (NEI Maksimal) mbi kredinë konsumatore. Kompanitë e këtij sektori argumentojnë se rritja e shpejtë e normave të interesit në tregjet financiare këtë vit po rrit koston e sigurimit të financimeve prej tyre.

Sipas përfaqësuesve të sektorit, një ulje e mëtejshme e normave maksimale efektive të interesit për vitin në vazhdim do t’i vendoste më shumë nën presion marzhet e tyre të fitimit. Në këto kushte, ato kanë kërkuar mosndryshimin e NEI-t maksimal për një periudhë të caktuar, të paktën njëvjeçare, deri në stabilizimin e normave të interesit.

Një kërkesë tjetër e kompanive të mikrofinancës është ndarja e fashës së dytë të shumës mbi të cilin aplikohet NEI maksimal. Aktualisht, kjo fashë përfshin shumat nga 200 mijë deri në 2 milionë lekë. Kompanitë e mikrofinancës mendojnë se duhet të ekzistojë një fashë e ndërmjetme në intervalin midis 200 mijë dhe 600 mijë, që është edhe kufiri i sipërm që rregullorja përcakton për klasifikikimin e institucioneve të mikrokredisë.

Sipas tyre, aplikimi i një fashe të dytë për NEI-n maksimal deri në vlerën e 2 milionë lekëve, e ekspozon mikrofinancën ndaj një konkurrence të pabarabartë me sektorin bankar, që ka kosto shumë të ulët të sigurimit të fondeve, falë mundësisë për të pranuar depozita nga publiku. Prej fillimit të vitit 2022, Shqipëria iu bashkua vendeve që aplikojnë një normë maksimale efektive interesi.

Qëllimi ishte mbrojtja e konsumatorit nga normat potencialisht abuzive të interesit, të aplikuara kryesisht nga disa institucione financiare jobanka. Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, normat efektive të interesit para hyrjes në fuqi të rregullores arrinin deri në 256% për kreditë në shuma të vogla dhe afate minimale maturimi.

Nivelet e NEI-t maksimal publikohen në fillim të çdo 6-mujori dhe bazohen në kreditë e disbursuara në 6-mujorin paraardhës. Sipas rregullores, ky tregues ndërtohet si mesatare e normës efektive të interesit për secilin produkt dhe interval, e shtuar me një të tretën.

Norma efektive maksimale e interesit përfshin normën nominale të interesit, komisionet e aplikuara nga huadhënësi dhe të gjitha kostot e kredisë që i transferohen klientit. NEI maksimal është i detyrueshëm për t’u respektuar nga të gjitha bankat dhe institucionet financiare të licencuara për aktivitet të huadhënies në Shqipëri.

Arsyeja pse institucionet mikrofinanciare kërkojnë ngrirjen e niveleve aktuale të NEI-t maksimal është sepse formula e përcaktimit të treguesit ka tendencën për të qenë regresive. Vendosja fillimisht e një NEI maksimal ndikon në uljen e NEI-t mesatar dhe ulja e NEI-t mesatar bën që NEI maksimal për periudhën pasardhëse të ketë tendencë në ulje. Për gjysmën e dytë të vitit 2022, NEI maksimal për kreditë konsumatore në Lekë, për shumat deri në 200 mijë Lekë është ulur në 136.58%, nga 171.41% që kishte qenë për gjashtëmujorin e parë të vitit.

Gjithmonë për shumat deri në 200 mijë Lekë, NEI maksimal për overdraftet (paradhëniet) është 18.26%, nga 19.55% që kishte qenë për 6-mujorin e parë. Për kartat e kreditit, NEI maksimal do të jetë 26.21%, nga 27.21% që kishte qenë për 6-mujorin e parë të vitit. Ulje të ndjeshme NEI maksimal ka pësuar edhe për kreditë në intervalin mes 200 mijë dhe 2 milionë Lekë. Tavani për këto kredi është ulur në 25.89%, nga 38.79% që kishte qenë në 6-mujorin e parë. Për ovedraftet në këtë interval, NEI maksimal është ulur në 16.47%, nga 16.75% që kishte qenë në 6-mujorin e parë.

Burimet nga sektori i mikrofinancës shprehen se ulja e NEI-t maksimal, sidomos për shumat mbi 200 mijë Lekë, ka një ndikim negativ për institucionet e mikrofinancës. Me një tavan prej 25.89%, për IFJB-të bëhet më e vështirë të konkurrojnë me bankat, duke qenë se këto institucione kanë kosto më të larta të sigurimit të fondeve.

Marrë nga Monitor.al

banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale