LIVE UPDATES
Ekonomi

Banka e Shqipërisë pritet të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit

Inflacioni bazë mat ndryshimin e çmimeve në ekonomi, duke përjashtuar ato produkte që për nga natyra e tyre kanë luhatshmëri të lartë, kryesisht produktet ushqimore dhe ato energjetike

21 Dhjetor 2022, 07:25 Nga DOSJA
Banka e Shqipërisë pritet të mbajë të pandryshuar
Foto Ilustruese

TIRANË- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë pritet të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në mbledhjen e ditës së mërkurë, duke ndërprerë kështu një seri agresive prej tre rritjesh radhazi me nga 0.5 pikë përqindje.

Norma bazë e interesit është rritur me 2.25 pikë përqindje gjatë vitit 2022 dhe ka arritur nivelin 2.75%, niveli më i lartë që prej vitit 2014. Por, tendenca ngadalësuese e inflacionit dhe sidomos e komponentit bazë gjatë muajve të fundit duket se kanë bindur bankën qendrore ta ngadalësojë disi ritmin e normalizimit monetar.

Inflacioni në muajin nëntor pësoi rënie për herë të parë këtë vit, duke zbritur në 7.9%, nga 8.3% që kishte qenë në muajin tetor. Paralelisht, inflacioni bazë në muajin nëntor shënoi rënien e parë pas 10 muajsh, duke shtuar shpresat se vala e rritjes së çmimeve në ekonomi mund ta ketë kaluar fazën kulmore. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se inflacioni bazë për nëntorin zbriti në 8.3%, nga maksimumi historik prej 8.61% që kishte regjistruar në muajin tetor. Kjo ishte njëkohësisht rënia e parë e këtij treguesi qysh prej janarit të këtij viti.

Inflacioni bazë mat ndryshimin e çmimeve në ekonomi, duke përjashtuar ato produkte që për nga natyra e tyre kanë luhatshmëri të lartë, kryesisht produktet ushqimore dhe ato energjetike

Ai është indikatori me peshën kryesore në vendimmarrjen e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë, sepse tenton ta zhveshë inflacionin total nga efektet e goditjeve të ofertës apo nga faktorë të tjerë me ndikim afatshkurtër. Ai përfaqëson pjesën më të qëndrueshme të inflacionit që ndikohet nga faktorë të kërkesës dhe për rrjedhim të politikës monetare.

Mosrritja e normës bazë pritet të ndihmojë disi stabilizimin e interesave në tregun e brendshëm financiar, që në muajt e fundit ishin rritur me ritme të shpejta, të shtyra nga sa nga lëvizjet agresive të Bankës së Shqipërisë, aq edhe nga pritshmëria për vijimin e rritjes së normës bazë.

Që nga muaji mars deri në muajin nëntor, yield-et e bonove 12-mujore të thesarit u rritën me rreth 4.1 pikë ose rreth 233%. Përveçse ka rritur ndjeshëm koston e huamrrjes së qeverisë shqiptare, kërcimi i yield-eve është reflektuar edhe në normat e kredive me interes

të ndryshueshëm në monedhën vendase. Kjo ka rritur në mënyrë drastike këstet e kredisë të bizneseve dhe familjeve. Ndërkohë, politika monetare po përcillet edhe në normat e interesit të depozitave dhe kredive të reja në lekë. Sipas Bankës së Shqipërisë, në periudhën mars-tetor norma mesatare e interesit të depozitave është rritur me 0.7 pikë përqindje, ndërsa norma mesatare e interesit të kredive të reja është rritur me dy pikë përqindje.

Megjithatë, gjatë muajit dhjetor, rritja e yield-eve është ngadalësuar ndjeshëm, madje për disa instrumente yield-et kanë pësuar edhe një rënie të lehtë. Edhe tregu financiar tashmë beson që faza më agresive e normalizimit monetar ka kaluar dhe rritja e normave të interesit pritet të jetë më graduale gjatë vitit 2023.

Marrë nga Monitor.al

banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet