LIVE UPDATES
Ekonomi

16% e të punësuarve pa kontrata, niveli më i lartë rajonal pas Kosovës

Në Serbi, vetëm 6 për qind e punonjësve nuk kishin kontratë të shkruar dhe 27% e tyre paguheshin më shumë se shuma e vendosur në kontratë, ndërsa në Bosnjë vetëm 5% e punonjësve nuk kishin një kontrate pune dhe 35% e tyre paguheshin më shumë se përcaktimet në kontratë.

21 Dhjetor 2022, 07:24 Nga DOSJA
16% e të punësuarve pa kontrata, niveli më i lartë rajonal
Foto Ilustruese

TIRANË- Informaliteti në tregun shqiptar të punës është mjaft i përhapur, por gati 16 për qind e punonjësve në Shqipëri nuk kanë një kontratë të shkruar, thotë raporti “Gjeopolitika dhe Kapja e Shtetit” nga Lidershipi i Europës Juglindore për Zhvillim dhe integritet (SELDI).

Partneri i SELD në Shqipëri Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER) në anketën që ka bërë për punësimin informal në vendin tonë ka zbuluar një ndër pesë praktikat me të zakonshme të fenomenit, punësimin pa kontratë nga punëdhënësi. Në Shqipëri anketa ka gjetur se 16 për qind e punonjësve nuk kishin kontratë të shkruar dhe 10 për qind e punonjësve paguhen më shumë se sa pretendohet në kontratë. Ky ishte niveli më i lartë pas Kosovës ku rreth 19 për qind e punonjësve nuk kishin kontrate të shkruar.

Në Maqedoninë e Veriut 9 për qind e punonjësve nuk kishin kontratë të shkruar dhe 19 për qind e punonjësve paguheshin më shumë se përcaktimi në kontratë. Në Malin e Zi 8 për qind e punonjësve nuk kishin Kontratë të shkruar dhe 22 për qind paguheshin më shumë se përcaktimet në kontratë.

Në Serbi, vetëm 6 për qind e punonjësve nuk kishin kontratë të shkruar dhe 27% e tyre paguheshin më shumë se shuma e vendosur në kontratë, ndërsa në Bosnjë vetëm 5% e punonjësve nuk kishin një kontrate pune dhe 35% e tyre paguheshin më shumë se përcaktimet në kontratë.

Një nga praktikat e përhapura të informalitetit është se baza e kontributeve të paguara për sigurimet shoqërore është shuma e shkruar në kontratë, dhe jo paga reale të cilën marrin punonjësit

Në vitin 2021, të dhënat e SELDI-t për ekonominë e fshehur e tregojnë së informaliteti në tregun e punës vijon të jetë i lartë në Rajon.

Vërehet rënie në Kosovë, Mal të Zi dhe sidomos në Serbi, duke renditur të dytën në Rajon pas Malit të Zi përsa i përket informalitetit në tregun e punës.

Shqipëria ka një përmirësim të vogël që nga viti 2019, por rezultatet e indeksit për vitin 2021 janë ende më të larta se në 2016.

Në dy vitet e fundit, efektet negative të ekonomisë informale janë intensifikuar nga pandemia Covid-19. Pandemia shtrembëroi konkurrencën, ndikoi në cilësinë e shërbimeve publike dhe shkaktoi më pak siguri në punë.

Pandemia theksoi boshllëqet e qeverisjes dhe krijoi mundësi të mëtejshme për abuzime me të drejtat e punës dhe skemat e mbështetjes financiare afatshkurtra.

Të gjitha qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë prezantuar politika që synojnë trajtimin e informalitetit, por jo gjithnjë kanë qenë gjithëpërfshirëse, konsistente dhe efikase. Ekziston një qasje e fragmentuar dhe e pakoordinuar në të gjithë organet qeveritare përgjegjëse për ndalimin e punës së padeklaruar.

Një aspekt kyç i politikave kundër informalitetit është përshtatja e legjislacionit tatimor ndaj zhvillimeve teknologjike, sepse mund të ketë një vlerë të shtuar në formalizimin e aktivitetit ekonomik. Përpjekjet për të përmirësuar kapacitetin operacional të autoriteteve tatimore, futja e shërbimeve elektronike dhe kompjuterizimi i administratave tatimore kanë ndihmuar në luftën kundër evazionit fiskal dhe ekonomisë informale në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Marrë nga Monitor.al

qendra shqiptare për kërkime ekonomike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?