Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Fondi vëren se rreziku për rivlerësimin e euros është mesatar, por nëse ndodh, rreziku është i lartë.
TIRANË- Nëse kursi i këmbimit kthehet në vlerat e vitit 2022 atëherë kjo ngjarje do të ketë me ndikim të lartë dhe të menjëhershëm sidomos në sektorin financiar, familjet dhe bizneset, vëren Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në konsultimin e fundit të marrëveshjes me Shqipërisë.
Fondi vëren se rreziku për rivlerësimin e euros është mesatar, por nëse ndodh, rreziku është i lartë. Në raportin e fundit Fondi i kushtoi më shumë vëmendje zhvillimeve të kursit të këmbimit dhe rëndësinë që ka mbajtja e regjimit fleksibël. Në vitin 2022 euro u këmbye mesatarisht mbi 120 lekë, ndërsa në korrik të këtij viti euro u këmbye për herë të parë nën 100 lekë.
“Nëse kursi i këmbimit mund të marrë një kthese të papritur duke u rikthyer në nivelin e vitit 2022 do të ndikonte negativisht sektorin financiar, bizneset dhe familjet, nëpërmjet rritjes së kredive me probleme, duke pasur parasysh se një pjesë e madhe e huave janë në valutë” vë në dukje FMN.
Fondi analizoi se zhvlerësimi i euros u nxit nga prurjet në rritje të turizmit, emigrantëve dhe investimeve të huaja, por kishte disa momente kur nënçmimi i nxit nga faktorë jo themelore (spekulime).
Kursi real efektiv i këmbimit i Shqipërisë mbeti përgjithësisht i qëndrueshëm në 10 muajt e parë të 2024 pasi regjistroi një vlerësim prej 11 për qind në 2023. Vlerësimi kumulativ në dekadën e kaluar është rreth 35 pike për qind.
Ndërsa Shqipëria mbetet konkurruese si destinacion turistik, presionet për ta pozicionuar Shqipërinë si konkurrente në afatgjatë do të shtohen nëse rritja e pagave vazhdon të tejkalojë rritjen e produktivitetit të punës”, vlerëson FMN.
Në vitin 2024, hyrjet financiare neto u nxitën kryesisht nga flukset hyrëse të IHD-ve, të cilat përbënin rreth 7 për qind e PBB-së. FMN analizon se investimet e huaja janë të përqendruara kryesisht në turizëm dhe sektorët e ndërtimit dhe tani mund të rriten me ritme më të ngadalta pasi flukset e turizmit stabilizohen.
Banka e Shqipërisë i shtoi ndërhyrjet në kursin e këmbimit gjatë vitit 2024. Injektimi total në vlerë vitin e kaluar ishte rreth 3 për qind e PBB-së. FMN rekomandon se Banka e Shqipërisë duhet të lejojë që kursi i këmbimit të përshtatet në mënyrë më fleksibël, ku ndërhyrja do të shërbejë vetëm si një mjet plotësues në adresimin e luhatjeve jothemelore.
Analiza e FMN konstaton ka pasur disa episode të kufizuara edhe vitin 2024, në të cilin presionet themelore të vlerësimit të lekut u nxiten nga forca jo-themelore. Në të tilla rrethana, ndërhyrjet ne kursin e këmbimit mund të shërbejnë si një mjet plotësues për të thyer vrullin spekulativ, por të tilla ndërhyrja duhet të jenë në shkallë të kufizuar analizon Fondi./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË - Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se deklarata e listëpagesës ka ndryshuar që nga janari i këtij viti n&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Euro po fiton terren në kursin e këmbimit me lekun në ditët e fundit të janarit. Sipas kursit zyrtar t&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Tregu i sigurimeve u rrit me 7% për vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (A...
Foto ilustruese TIRANË- Zhvillimet në kursin e këmbimit më rënie të vazhdueshme të euros në këmbim të lek...
FMN SHBA- Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar raportin për vitin 2024 për Shqipërinë. Në faqen zyrtare të ...
Foto ilustruese TIRANË-Deficiti tregtar i Kosovës shënoi një rritje prej 17,5% në dhjetor krahasuar me të njëjtën p...
Foto ilustruese TIRANË - Të gjithë të punësuarit duhet të nënshkruajnë deklaratën e statusit personal, bazuar ...
Sejko TIRANË- Ditën e sotme Banka e Shqipërisë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Bankën Evropiane ...
Foto ilustruese TIRANA- Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) listoi në një publikim të fundit 6 sektorët kryesor...
Foto ilustruese KOSOVA- Brenda 21 ditëve të janarit, konsumi mesatar ditor i energjisë elektrike në Kosovë ka arritur në 26 m...