Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Konkretisht sektori i parë është ai “energjetik dhe minerar” ku agjencia nënvizon se investimi duhet të jetë i barabartë ose më i madh se 30 milionë euro për të përfituar statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar” dhe i barabartë ose më i madh se 50 milionë euro, për statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”.
TIRANA- Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) listoi në një publikim të fundit 6 sektorët kryesore që trajtohen si strategjikë në vend ku investitorët mund të përfitojnë nga lehtësitë që ofrohen si efekt i statusit nëse përmbushin kushtet.
Konkretisht sektori i parë është ai “energjetik dhe minerar” ku agjencia nënvizon se investimi duhet të jetë i barabartë ose më i madh se 30 milionë euro për të përfituar statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar” dhe i barabartë ose më i madh se 50 milionë euro, për statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”.
Sektori i dytë është ai i transportit infrastrukturës dhe komunikimeve elektronike ku edhe në këtë rast investimi duhet të jetë i barabartë ose më i madh se 30 milionë euro, për statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar” dhe i barabartë ose më i madh se 50 milionë euro, për statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”.
Turizmi është sektori i tretë që cilësohet si strategjik dhe ku investimet mund të përfitojnë nga marrja e statusit nëse përmbushin kushtet Kështu në rastin e parë investimi të jetë 5 milionë euro dhe që krijon, minimalisht, 80 vende të reja pune, për statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar” ndërsa në rastin e dytë të jetë i barabartë ose më i madh se 50 milionë euro euro, për statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”.
Sektori i katërt është bujqësia dhe peshkimi ku investimi të jetë: i barabartë ose më i madh osë 3 milionë euro dhe që krijon, minimalisht, 50 vende të reja pune, për statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar” dhe i barabartë ose më i madh se 50 milionë euro euro, për statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”.
Në sektorin e zonës teknologjike dhe zhvillimit ekonomik që është i pesti investimi për të përfituar statusin duhet të jetë i barabartë ose më i madh se 5 milionë euro, për statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar” dhe i barabartë ose më i madh se 50 milionë euro, për statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”.
Sektori i fundit është ai i zonave me përparësi zhvillimi ku investimi të jetë i barabartë ose më i madh se 1 milionë euro, dhe që krijon, minimalisht, 150 vende të reja pune, për statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar” dhe i barabartë ose më i madh se 10 milionë euro, dhe që krijon, minimalisht, 600 vende të reja pune, për statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”.Në çdo rast përmbledhja e AIDA-s nënvizon se investime me vlerë të barabartë ose më të madhe se 100 milionë euro Euro përfitojnë Statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”.
Vetëm pak javë më parë Komiteti i Investimeve Strategjike miratoi status për një projekt resorti në ishullin e Sazanit me vlerë 1.4 miliardë euro, një tjetër me vila e hotele në Sarandë me vlerë 447 milionë euro si dhe një zonë teknologjike dhe ekonomike në Xhafzotaj. / Monitor
Foto ilustruese KOSOVA- Brenda 21 ditëve të janarit, konsumi mesatar ditor i energjisë elektrike në Kosovë ka arritur në 26 m...
Foto ilustruese TIRANA- Kredia e sektorit bankar për sektorin e hotelerisë u rrit me ritme të shpejta vitin e kaluar. Të dhënat e ...
Foto ilustruese TIRANË - Portofoli i qirasë financiare të sektorit bankar ka shënuar një rritje të shpejtë gjatë vi...
Foto ilustruese TIRANË - Të gjithë subjektet që duan që të pajisjen me licencë tregtimi apo furnizimi duhet që t&eu...
Foto ilustruese VAU I DEJES- Kompania Solar Energy of Albania (SENA), bijë e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), shpalli së...
Foto ilustruese TIRANA- Mungesa e prodhimit vendas dhe zhvillimi i turizmit është duke nxitur rritjen e shpejtë te importeve, sidomos në...
Foto ilustruese TIRANË - Numri i dëmeve pezull nga kompanitë e sigurimit u rrit përsëri vitin e kaluar. Sipas të dhënave...
Foto ilustruese TIRANË- Bankat rritën shkallën e miratiimit të kredive për bizneset dhe për individët në tremujorin...
Foto ilustruese TIRANA- Inflacioni bazë e mbylli vitin 2024 në rritje. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni ba...
Foto ilustruese TIRANA- Që nga viti 2018, në Tiranë janë dhënë mesatarisht 1.2 milionë metra katror leje ndërtimi n...