LIVE UPDATES
Ekonomi

Eurostat: 30% e popullsisë në Shqipëri nuk bën jetë normale nga problemet shëndetësore, niveli më i lartë në Europë

Po sipas të dhënave të Eurostat, që bazohen në anketat kombëtare të vendeve, 54% të shqiptarëve perceptojnë shëndet shumë të mirë, kjo është përqindja më e lartë në Europë, por kur pyetën nëse shëndetësia është pengesë në rutinën e tyre, përsëri shqiptarët janë shumicë, duke pranuar se, aspekte të jetës së tyre kufizohen nga sëmundjet.

15 Shkurt 2023, 12:29 Nga DOSJA
Eurostat: 30% e popullsisë në Shqipëri nuk bën jetë
Foto Ilustruese

TIRANË- Gati e një e treta e popullsisë së rritur në Shqipëri kufizohet në aktivitetet e përditshme, për shkak të problemeve shëndetësore. Të dhënat e Eurostat tregojnë se 29.9% e popullsisë mbi 16 vjeç në Shqipëri nuk kryen rutinën e përditshme, për shkak të sëmundjeve, përqindja më e lartë në Europë. Në vend të dytë renditet Letonia me 28.9% të popullsisë, Finlanda me mbi 28.6%, Danimarka me mbi 27% e etj. (shiko grafikun bashkëngjitur).

Serbia kishte përqindjen më të ulët të popullsisë (vetëm 8% e saj) që pengohen nga shëndeti për të bërë jetën që duan. Më tej Maqedonia e Veriut, me 8.9%, Suedia me 9% dhe Mali i Zi me 10.5% të popullsisë. Por shqiptarët kanë perceptime kontradiktore për shëndetin. Po sipas të dhënave të Eurostat, që bazohen në anketat kombëtare të vendeve, 54% të shqiptarëve perceptojnë shëndet shumë të mirë, kjo është përqindja më e lartë në Europë, por kur pyetën nëse shëndetësia është pengesë në rutinën e tyre, përsëri shqiptarët janë shumicë, duke pranuar se, aspekte të jetës së tyre kufizohen nga sëmundjet.

Si një vend me përqindjen më të lartë të varfërisë në Europë, Shqipëria ka një sistem shëndetësor të nënfinancuar, një popullsi në plakje, me një trend sëmundjesh në rritje nga mungesa e diagnozave në kohë, akses i mangët në shërbime shëndetësore dhe kultura e dobët për kujdesin shëndetësor. Vendi ynë financon vetëm 3% të PBB-së për shëndetësinë, një nga nivelet më të ulëta në Europë. Aksesi në barna dhe terapitë novatore të mjekimit është shumë i ulët. Një studim tjetër i vitit 2021 i IQVIA gjeti se, konsumi i ilaçeve për frymë është 35 euro në Shqipëri, kur në vendet e Adriatikut, është 158 euro.

Në listën shqiptare të rimbursimit janë vetëm 255 molekula, ndërsa në vendet e Adriatikut, 962 molekula. Hendeku më i madh vërehet në onkologji ku vetëm 40 nga 165 (24%) molekula rimbursohen me hendek 75% ndaj konsumit të Adriatikut për frymë. Buxheti i Fondit të Sigurimit Shëndetësor është rritur vit pas viti, por ritmet e rritjes nuk kanë qenë të njëjta për fondin e rimbursimit të medikamenteve. Në vitin 2019, fondet për rimbursimin e barnave zinin 27% të buxhetit total të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, ndërsa në vitin 2021, 23% të buxhetit total të sigurimeve.

Buxheti (FSDKSH) është rritur vit pas viti, por rritja më së shumti ka shkuar për financimin e kontratave me Partneritet Publik-Privat si kontrolli mjekësor bazë (check-up, sterilizimi i mjeteve kirurgjikale, dializa dhe së fundmi laboratori).

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Shqipëria mbulon vetëm 70% të popullsisë së saj nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm. Boshllëku i Shqipërisë në mbulimin e popullsisë lidhet me buxhetin e ulët të Skemës së Sigurimeve Shëndetësore të Detyrueshme.

Marrë nga Monitor.al

eurostat per shqiperine

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim