Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kjo tendencë mund të jetë ndikuar edhe nga përqendrimi i lartë i shpenzimeve buxhetore në javët e fundit të vitit 2022, që krijoi rritje të ofertës së lekut në tregun valutor dhe paralelisht iu dha bizneseve likuiditet të shtuar, një pjesë e të cilit mund të jetë përdorur për blerje të euros në avancë, duke parë edhe kursin e favorshëm në fund të dhjetorit.
TIRANË- Leku po fiton sërish terren në kursin e këmbimit me euron. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, ditën e martë euro u këmbye në nivelin e 115.88 lekëve, niveli më i ulët në një muaj. Agjentët e tregut valutor shprehen se kërkesa për euro është e vakët, ndërsa oferta valutore ngelet e bollshme.
Në ditët e fundit të vitit 2022 dhe në pjesën e parë të muajit janar euro shënoi një rritje të ndjeshme ndaj lekut. Sipas agjentëve, kërkesa e përkohshme për euro mund të jetë nxitur nga rënia e kursit të saj në nivele shumë të ulëta, çka u pa nga shumë agjentë ekonomik si shans i mirë për të blerë euro për nevojat e parashikuara valutore në monedhën europiane.
Kjo tendencë mund të jetë ndikuar edhe nga përqendrimi i lartë i shpenzimeve buxhetore në javët e fundit të vitit 2022, që krijoi rritje të ofertës së lekut në tregun valutor dhe paralelisht iu dha bizneseve likuiditet të shtuar, një pjesë e të cilit mund të jetë përdorur për blerje të euros në avancë, duke parë edhe kursin e favorshëm në fund të dhjetorit.
Më datë 28 dhjetor të vitit të kaluar euro zbriti në vlerën e 112.83 lekëve, niveli më i ulët i të gjitha kohërave në kursin e këmbimit me lekun.
Ekspertët parashikuan se këto blerje në avancë do të reflektoheshin në një zbehje të kërkesës për euro gjatë tremujorit të parë të vitit 2023. Deri tani, një projeksion i tillë po konfirmohet dhe kursi i euros po ndjek një trajektore graduale rënëse gjatë gjysmës së parë të muajit shkurt.
Krahasuar me një vit më parë, kursi i këmbimit mes euros dhe lekut paraqitet në rënie me 4.4% dhe mbiçmimi monedhës vendase po vazhdon edhe në pjesën e parë të këtij viti.
Sipas ekspertëve, forcimi i lekut mund të lidhet me rritjen e flukseve hyrëse valutore në bilancin e pagesave, i mbështetur sidomos nga turizmi, eksportet e shërbimeve dhe nivelet e larta të investimeve të huaja, por edhe nga nivelet konstante të prurjeve informale të valutës në ekonomi. Vitin e kaluar, depozitat bankare në euro u rritën me 17% dhe ky është një tregues i tërthortë se prurjet valutore në ekonomi ngelen të larta.
Një tjetër faktor që teorikisht e mbështet forcimin e lekut është lëvizja në kahun shtrëngues e politikës monetare dhe rritja e shpejtë e normave të interesit gjatë vitit 2022. Ekspertët shprehen skeptikë lidhur me ndikimin e këtij faktori në tregun valutor shqiptar, megjithatë nuk përjashtohet që veçanërisht rritja e shpejtë e yield-eve vitin e kaluar mund të ketë joshur një pjesë të investitorëve t’i kthejnë kursimet nga euro në lekë, për ti investuar me kthime më të larta.
Marrë nga Monitor.al
Foto Ilustruese TIRANË- Rritja e sektorit bankar u ngadalësua ndjeshëm vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipëris...
Foto Ilustruese TIRANË- Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi me votat e mazhorancës shtyrjen me 2 vjet të kontratës së...
Foto Ilustruese TIRANË- Prodhuesit e vezëve në vend po përjetojnë një situatë pozitive për shkak të rritjes s&...
Foto Ilustruese TIRANË- Kriza e energjisë që nisi të ndjehej në vend në fund të verës 2021 dhe vijon të ket&eu...
Foto Ilustruese TIRANË- Shqipëria mund të ketë traditë prodhimin e rakisë, apo dhe të verës, por kur bëhet fja...
Foto ilustruese TIRANË- Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë një vlerësim për PPP-të në Ballkanin Perë...
Foto ilustruese Numri i bebeve të lindura rishtas është një tregues i rëndësishëm i vendit tonë në kët&e...
Foto ilustruese Vendimet për investimet strategjike mund të prekin sipërfaqe të konsiderueshme toke në të cilën mund t&e...
Foto Ilustruese Tremujori i fundit i vitit 2022 ka sjellë një rritje të ndjeshme në fitimet e sektorit bankar, që kanë arritu...
Foto Ilustruese TIRANË- Presionet e huaja inflacioniste mbi ekonominë shqiptare mbetën të larta gjatë tremujorit të katë...